Shkruan: Rexhep Shahu
Edi Rama eshte produkt portalesh dhe anallistesh te shpifur. “Shqiperia i ka bere dy deme te medha Kosoves. E ka infektuar politiken dhe Kuvendin e saj me virusin e gjuhes se akuzave ekstreme, ku fjala kriminel thuhet me shpesh se sa fjala zoteri apo zonje, ne komunikimin e ndersjelle; e ka infektuar edhe skenen mediatike te studiove e te portaleve, me virusin e kultures se linçimit me çdo kusht te perfaqesuesve politike, ku çdo mjet justifikon qellimin!” E ka drejte, sakte kete konstatim Edi Rama. Duhet vetem te shtoje edhe nje : sherbimi sekret i Shqiperise i eksportuar ne Kosove ne vitet 1998-2000 e me pas me metodat e tij, me pangopesine e tij, me synimet per pasurim e per poste te eksponenteve te sherbimit sekret te Shqiperise, me shuarje te idese se bashkimit kombetar, eshte me pasoja shume me te renda per Kosoven sepse ky sherbim bazohet jo ne mbrojten apo forcimin e shtetit te ri shqiptar, por ne krijimin e shtetit te ri ideologjik shqiptar enverist ne Kosove dhe e majta e kompleksuar e Shqiperise e vazhdon kete gje te kamufluar pa pushim.
Ne keto tre deme qe i ka bere Shqiperia Kosoves, kalores i radhes se pare i eksportimit te kesaj te keqe eshte vete Edi Rama i cili po del ditet e fundit si i pamposhtur dhe po matet me hijen e mengjezit. Edi Rama sa “shpartalloi” idene e shpikur te kombit kosovar mori gjithe duartrokitjet e mundshme. Eshte thjeshte biznes fitimprures shpikja e kombit kosovar, biznes i pafisem. Sa beri partall portalet mori ca duartrokitje. Por te vetshpallet si e shpallen te tijet te pamposhtur kjo eshte perralla e radhes per kete vjeshte. Rama si regjizor i mire cdo gje e ka llogarite perfekt. Muaj per muaj nga ne ngjarje, nga nje storje qe e dyta ta shuaje te paren dhe njerzit te merren vetem me thashetheme, te mos mendojne a kane buke ne sofer, por te hutohen nga shkelqimi e vizllimi i rrenave te Rames. Rama eshte produkt portalesh. Portalet dhe keto analliste qe ai pergojon jane shpura e tij qe e sollen ne pushtet, jane maskarejte e gjithe vendit te Shqiperise e Kosoves qe u bene bashke para tre vitesh kunder Berishes dhe sollen ne pushtet Edi Ramen.
Rama duke e dite fuqine e portaleve pasi mediat tjera i ka vu ne rrjesht dhe i bien fyellit sipas melodise se Rames, i fyen e kercenon qe ti nenshtroje te mos e rrezikojne tani para zgjedhjeve. Rama po duartroket veten qe u klikua me shume se kurdo per emisionin ne Prishtine. Kujtoi dhe ende po kujton edhe tani se e fitoi Sali Berishen ne Kosove. Shkrova ate dite dhe po e perseris, nuk e ka gjete ende menyren se si me hy ne Kosove Edi Rama, nuk e ka gjete ende deren nga me hy, me Baton Haxhiun per dore nuk hyhet ne Kosove. Sa i perket debatit te fituar sipas tij dhe ai po mburret si te kishte bere golin e vetem te fitores ne finalen e boterorit, eshte pak amatoreske. Ende Edi Rama nuk eshte perballe me pyetje por eshte mesuar deri tani me pyetje te porositura dhe me komente paraprake nga pyetesit e porositur. Ne nje debat te ndershem me gazetare rrace Edi Rames i ngjitet gjuha ne qiellz dhe hy ne uje sa nuk i bjen kurre vetja tamam. Ka te drejte me fole per Kosoven si cdo shqiptar i planetit, por nuk ka asnje te drejte me firmose e nenshkrue kurre per Kosoven, sic kam thene as per rruge as per uje as per zogjte qe fluturojne ne qiellin e Kosoves.
Portalet, mediat, anallistet qe jane te njetit si politikanet kete cerek shekulli Rama i fishkellen ti trembe, t’ua kujtoje te zotin e ri si qenit se ja po vijne zgjedhjet dhe derisa Rama cdo gje e ben ne sherbim te zgjedhjeve, ai nuk e vesh dot kurre kostumin e politikanit nacional se ai kostum i bie shume i madh, ndaj Vucici e shpall rajonal si lider. Eshte veshtire te shpallesh politikan kombetar, kur nuk e ke Cv per nje gje te tille sic nuk e ka Rama. Le te shkoje ne Beograd po te doje jave per jave, le te puthet me te gjithe, por rruga e Tiranes per ne Beograd kalon neper Prishtine, kete nuk e ka mesuar ende Edi Rama, pavaresisht batutave brilante qe hedh ne ajer dhe ne festivalin e batutave mund te marre medaljen e fituesit. Edi Rama do te fitoje kur te shpetoje te mos ia thote asnje shqiptar ne Kosove fjalen “PO ”, pas fjaleve te tij.