Shkruan: Emira Selimi
Të nderuar miq, sidomos ju politikolog.
Meqënëse kam dy libra me titullin “Politika” nga Andrew Heywood dua njërin ta dhurojë. Por dua të ju informoj që njëri është libër me emrin e Heywoodit, dmth autorit të vërtetë, ndërsa tjetri është komplet libri apo thënë më ndryshe shënimet e Heywoodit vetëm se autori ndryshe, dmth plagjiatur shkencore!
Nuk habitem pasiqë këto gjëra jo rrallë herë na përsëritën. Për të qënë e sigurtë dhe e saktë në dyshimet e mia libri u kontrollua edhe nga njerëz kompetent në Prishtinë, por tani do ta dorëzoj edhe në Tiranë. Vetëm diçka, na e shkatrruat të ardhmën me këto skandalet e juaja, shkencëtari i vërtetë po detyrohet pas studimëve të emigron, e dikush që gjatë gjithë kohës bën copi -paste nga tjerët në universitete të ligjeron!
Fajet i kanë edhe shtypshkronjat që këto gjëra nuk i analizojnë dhe më pas t’i botojnë! Hugo Black thotë:“Një nga përgjegjësitë kryesore të mediave është ta parandalojë që qeveritë të mashtrojnë popullin”. Por mendoj që duhet të parandalohet gjithësecili që tenton ta mashtrojë popullin, jo vetëm qeveritë, po gjithkush që me dashje ose pa dashje ka ndikim në shoqëri!
Antonio Di Pietro thotë: HESHTJA VRET Heshtja është një sjellje mafioze. Mos i akuzoni dhe gjykoni gjeneratat e reja, ato nuk kanë faje, fajin e kanë ata prindër që nuk protestonin që të ardhmën tonë ta mbronin dhe shpëtonin!