Vizita e delegacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, solli mesazhin e shumëpritur për tërë spektrin politik. Kryesia e Ballit n’Mërgim, duke e marrë në konsideratë realitetin e krijuar pas dështimit të projektit për ndarjen e Kosovës, i kërkon Kryeministrit të Republikës, z. Ramush Haradinaj, që duke mos humbur kohë, të marrë në konsideratë kërkesat mesa vijon:
1. Të pezullohet (jo të hiqet) përkohësisht vendimi për taksën (60 ditë).
2. Të shqyrtojë në vazhdimësi (çdo muaj) nevojën për vazhdim të masës së pezullimit, apo për rivendosje të taksës.
3. Të inicojë procedurat parlamentare për shkarkimin e menjëhershëm të Hashim Thaçit nga posti i Presidentit të Republikës.
SQARIM
Kryesia e Ballit n’Mërgim e vlerëson me notën më të lartë qëndrimin e Sheteve të Bashkuara të Amerikës reth integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës.
Andaj, duke i marrë në konsideratë sqarimet shumë të dobishme të delegacionit amerikan, si dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të e kanë dhënë për vendlindjen tonë, Republikën e Kosovës, ne mendojmë, se është e domosdoshme që Qeveria e vendit tonë t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës amerikane për pezullim të përkohshëm të taksës. Për rrjedhojë, masa administrative e qeverisë tonë për pezullim të përkohshëm të vendimit për taksën, do i hapte një rrugë të re zhvillimeve pozitive në dobi të interesit tonë shtetëror dhe nacional, duke mos i mbyllur portën reciprocitetit në raport me agresionin serbomadh.
JO , keta nuk e kan se u kan mbete Maunat ne Kufi se keta kan pare boll por keta ja kan dhane BESEN Dacicit edhe Vucicit se nuk do e prishin bashkim- vllaznimin haku i Bores edhe Ramizit..!