Peticion kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës

Mbështetje për Peticionin e qytetarëve të Republikës së Kosovës kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e Presidentit të Republikës.

Të nderuar deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Zonja dhe Zotërinj,

Ne, qytetarët e Republikës së Kosovës!

  1. Duke qenë të vetëdijshëm për situatën dramatike nëpër të cilën po kalon vendi ynë.
  2. Duke qenë të bindur se zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e Presidentit të Republikës është në kundërshtim të plotë me vullnetin e shumicës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
  3. Duke synuar që Kuvendi i Republikës së Kosovës, përkatësisht deputetët e legjislaturës aktuale të reflektojnë dhe të marrin në konsideratë vullnetin e shumicës së qytetarëve të vendit, votën e të cilëve e përfaqësojnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
  4. Duke shprehur vullnetin tonë qytetar përmes këtij peticioni dhe duke theksuar veçanërisht motivin kryesor, se ne qytetarët e Republikës së Kosovës, përtej interesave të flamujve partiak, shprehim kundërshtimin tonë të thellë ndaj zgjedhjes së mundshme të kryetarit të PDK-së, z. Hashim Thaçi, në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.
  5. Duke qenë të vetëdijshëm se roli unifikues i kandidatit ose kandidates për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës është synim kombëtar, Ju ftojmë juve, deputetëve të legjislaturës aktuale që të mos e votoni kandidaturën jounifikuese të Hashim Thaçit dhe demonstrativisht t’a bojkotoni seancën e paralajmëruar për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

3 thoughts on “Peticion kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës”

  1. Nuk duhet të votohet. Kjo është një vetvrasje kombëtare. Njeriu që kerkon vëllavrasjen kolektive publikisht. Njeriu qe e pranon kualicionin me Isa Mustafën për një pozitë.

  2. Mos e kandidoni as mos e votoni ket qonan se na e mori fytyren keshtu e le ma me e ba kryetar qe as krytar katuni nuk ja vlen

    1. Nji perqares kombetar që votuesin dhe qytetarin e Kosoves e quan sikur Serbija,shqiptar me bisht.Jo vetem qe nuk e meriton por po behen eksperimente ku Presidenti i nji vendi arrestohet dhe burgoset dhe qytetarve te atij vendi ti vehet njoll.Nuk e duam nji Presdident qe neser ta arrestoni,sepse para historis do te dalim ose mjerana qe e zgjodhem ose pa involvimin tane te shfaqemi si mbrojtes te politikave te gazetave e shpijave te sarihta e te murrme o te verdha.Hashimin se duam se perqau popullin,e kapi shtetin,e enklavizoj Kosoven per pazaret e Tija.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top