Pesë vizitat e Shën Nënë Terezës në Kosovë

SHKRUAN: Mons. LUSH GJERGJI

Akoma sot ka njerëz ndër ne që dyshojnë për vizitat e Shën Nënë Terezës në Kosovë. Javët e fundit është rizgjuar “kërshëria” e disa medieve që duan të “vërtetojnë” me fakte vizitat në fjalë, përkundër publikimeve të herëpashershme në media të shkruara dhe libra. Për lexuesit e Dritës, Mons. Lush Gjergji, biografi i Nënë Terezës, na i risjell edhe njëherë faktet me fotografi të vizitave të Nënë Terezës në Kosovë.

Shën Tereza jonë ishte pesë herë në Kosovë:

1. Vizita e parë e Nënë Terezës ishte më 9-12 korrik 1970. Gjatë kësaj vizite ka qenë në këto vende: Prizren, Shkup, Letnicë, Ferizaj, Gjakovë.

Ndër personalitete të atëhershme kishtare ka takuar: Imzot Joakim Herbut, ipeshkëv, Imzot Nikë Prela, ipeshkëv, e shoqëruar nga Mons. Nikollë Mini, famullitari i atëhershëm i Przrenit dhe kushëriri i saj. (Rreth kësaj vizite më gjerësisht lexo: Dr. Lush Gjergji, Nëna jonë Tereze, DRITA, 1990, botimi i dytë, f. 233-235).

Mons. Nikollë Mini gjatë intervistës me Nënën Tereze (Prizren, 12 korrik 1970).
Mons. Nikollë Mini gjatë intervistës me Nënën Tereze (Prizren, 12 korrik 1970).

2. Hera e dytë ishte 28-30  mars 1978 vizitoi: Shkupin, Ferizajin, Prizrenin, Letnicën dhe pati shumë takime edhe me popull:

Mesha me popull dhe kler në  barakën në “Bitpazar” në Shkup;  fjalët përshëndetëse të Imzot Joakim Herbut dhe Imzot Nikë Prela;  Fjala e Nënës Tereze; Biseda e Nënës Tereze me televizionin e Shkupit; Përshtypjet pas takimit me Nënën Tereze. (Më gjerësisht lexo, Dr. Lush Gjergji, vep. e cit., f. 235-249).

Nënë Tereza dhe Don Lush Gjergji duke e kënduar këngën e Zojës së Letnicës, “N’Cernagore kem nji Nanë”. (Letnicë, 1978)
Nënë Tereza dhe Don Lush Gjergji duke e kënduar këngën e Zojës së Letnicës, “N’Cernagore kem nji Nanë”. (Letnicë, 1978)
Nëna Tereze në kapelë në “Bitpazar” (Shkup, 28 mars 1978).
Nëna Tereze në kapelë në “Bitpazar” (Shkup, 28 mars 1978).

3. Hera e tretë ishte 26 – 29 qershor 1980: Shpallet “Qytetare e Nderit” të Shkupit dhe pati shumë takime publike:

Me kryetarin e Shkupit, Metodi Antonov; nënkryetarin e KE të RSM-së Vasil Tugjarov; vizitoi varrin e babait të saj Kolë Bojaxhiut;  jetimoren e Shkupit; takimin me gazetarë.

Me 27 korrik 1980 ishte në Binçë:

Mesha me popull, me fjalën e rastit të Imzot Joakim Herbut, Imzot Nikë Prela;  dhe fjala e Nënës Tereze;  Vizita e Nënës Tereze në Letnicë;

Më 28 korrik 1980 Nëna Tereze në Prishtinë: takimi në Këshillin Ekzekutiv të Krahinës së Kosovës  me kryetarin Bahri Oruçi, nënkryetarin Pajazit Nushi dhe bashkëpunëtorët.

Më 29 korrik 1980 largimi i saj nga Kosova, Prishtina. (Më gjerësisht lexo: Dr. Lush Gjergji, vep. e cit., f. 249-279).

Intervista e Avni Spahiut me Nënë Tereze (Prishtinë, 26. 06. 1980).
Intervista e Avni Spahiut me Nënë Tereze (Prishtinë, 26. 06. 1980).
Nëna Tereze me Bahri Oruçin (Prishtinë, 28. 06. 1980).

Nëna Tereze me kryetarin e Shkupit Metodi Antonov (Shkup, 27. 06. 1980).
Nëna Tereze me kryetarin e Shkupit Metodi Antonov (Shkup, 27. 06. 1980).
Nëna Tereze me dy ipeshkvintë e atëhershëm, Imzot Joakim Herbut dhe Imzot Nikë Prela (Letnicë, 28. O6. 1980).
Nëna Tereze me dy ipeshkvintë e atëhershëm, Imzot Joakim Herbut dhe Imzot Nikë Prela (Letnicë, 28. O6. 1980).
Nëna Tereze në kishën e “Shna Ndout” duke e lutur Rruzarën me popull  (Binçë, 28. 06. 1980).
Nëna Tereze në kishën e “Shna Ndout” duke e lutur Rruzarën me popull (Binçë, 28. 06. 1980).
Nëna Tereze me murgesha dhe meshtarë (Shkup, 27. 06. 1980).
Nëna Tereze me murgesha dhe meshtarë (Shkup, 27. 06. 1980).

4. Hera e katër ishte në Kosovë 22-23 tetor 1982, me vizitë në Shkup, Letnicë, Ferizaj, Prizren, Zllokuqan dhe Pejë.

Gjatë kësaj vizite Nëna Tereze e hapi kuvendin e “Misionareve të Dashurisë”, me ftesë të famullitarit të atëhershëm, të ndjerit  Dr. Don Gjergj Gjergji.

Nënë Tereza e shoqëruar nga Don Mark Sopi, famullitari i Zllakuqanit dhe Don Fran Sopi, famulltar i Klinës (1982).
Nënë Tereza e shoqëruar nga Don Mark Sopi, famullitari i Zllakuqanit dhe Don Fran Sopi, famulltar i Klinës (1982).
Nëna Tereze në kishën “Shën Katarina” (Pejë, 22 tetor 1982).
Nëna Tereze në kishën “Shën Katarina” (Pejë, 22 tetor 1982).
Nëna Tereze me Imzot Nikë Prela, Don Lush Gjergji dhe Don Fran Sopin. Don Lush Gjergji ia dhuron Nënës Tereze monografinë e parë “Nëna jonë Tereze” (Pejë, 22 tetor 1982). Imzot Nikë Prela dhe Nëna Tereze (Pejë, 22 tetor 1982).

5. Hera e pestë gjatë qëndrimit të saj në Zagreb  17-19 korrik 1986, ishte në vizitë private motrave të saja në Pejë dhe në disa vende tjera (18. 07. 1986).

Me atë rast i dhurova Nënës Tereze monografinë “Lule për Nënën” dhe pata një intervistë me të për revistën tonë “DRITA”.  (Intervista dhe fotografitë janë botuar tek Revista “DRITA”, nr. 7-10, 1986, f. 8-9).

Nënë Tereza Intervistohet nga dy meshtarët e Kosovës, Don Lush Gjergji dhe Don Zef Gashi (momentalisht argjipeshkëv i Tivarit në pension (Pejë, 18. 7. 1986)
Nënë Tereza Intervistohet nga dy meshtarët e Kosovës, Don Lush Gjergji dhe Don Zef Gashi, momentalisht argjipeshkëv i Tivarit në pension (Pejë, 18. 7. 1986)

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top