PËRULJA E ALBINIT TE VARRI I RUGOVËS DHE KOALICIONI LDK – LVV

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

– Po Albini, a nuk ishte zëvëndës i zëdhënësit të përgjithshëm (Adem Demaçit) që me devotëshmëri, bashkë, iu sherbyen këtyre komandantëve që po i pështyeni sot me shumë vonesë!?

Prandaj, siç kam qenë kundër vizitës së këtyre që na i sollen sherbimet sekrete me helikopter, jam edhe kundër që Albini ta vizitojë varrin e Rugoves për ndonjë poen politik.

Po a nuk është i njëjti Albin që i shkonte në pronën private Isa Mustafës per ta likuiduar? E tash, i gjori Albin po i shkon Isës në shtepi dhe po i përgjërohet për koalicion!

A e harroi Albini slloganin e LVV-së « Isë, Isë argati Serbisë »? Tash, « argatit të Serbisë », po i gjunjëzohet për koalicion!

Shkurt, nuk pres që Albini ta vizitojë varrin e Rugovës: as për ditë me diell, as për ditë me shi, as për ditë me borë.

Megjithatë, nëse populli ia jep voten, i uroj sukses në të gjitha fushat. Një gjë mos e harroni, SHBA nuk e ka çliruar Kosovën për asnjërin politikan që kokën e ka në Stamnboll, nga aty indirekt në Moskë.

Të shkretët shqiptarë, janë të vetmit që u thurin lavde politikanëve sikur popujt e Lindjes se Mesme profetëve!

Po pres që këto ditë të shkojë te varri i Rugovës edhe Milaim Zeka, si antirugovist i thekur, pasi tash e ka formuar edhe ai një parti!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top