PËRSE!!!

Dikush më pyeti me një kureshtje që për të ishte e natyrshme. Përse gjithë kjo luftë me ty që ishe një mësues shëmbullor e i dashur!! Histori e gjatë… por do t’i përmbledh të gjitha në disa rrjeshta, dhe… lum kush të më kuptojë.

Atdheun e duam të gjithë,e adhurojmë. Të paktën mua në familjen ku linda dhe u rrita më kishin mësuar jo vetëm ta doja por po të ishte nevoja të flijohesha për ‘të .Kjo nuk ishte një teori , ose si të thuash fjalë të erës. Në shtëpinë ku u linda Zoti dhe atdheu kishin shënjën e barazimit midis tyre. Jo fjalë! Vepra!

Gjyshi im i mirë, në bibliotekën e madhe , madhështore më mirë, i veshur gjithmonë si një zotni i kohës, i zhytur në studime e shkrime ishte për mua figura që më dilte përpara syve çdo ditë madhështor edhe ai , e unë kujtoja se gjithë bota ishte e njlëllojtë, të gjithë ishin të ngjashëm me gjyshin tim , kishin biblioteka si edhe ne .. Por kjo nuk ishte e vërtetë dhe shpejt kur fillova të kuptoj pashë se rreth e rrotull meje kishte shumë mjerim e shumë varfëri , por sidomos kishte shumë shumë padituri. I vogël atëhere ndiqja me kuriozitet dhe i mahnitur se si në shtëpinë tonë të madhe hynin e dilnin njerëz gjigandë e , gjyshi im i priste si zotni i vërtetë. Në bibliotekë drita nuk shuhej gjithë natën kur mblidheshin e flisnin për…Shqipëri e shqipëtarë, për hallet e këtij trualli, për mjerimin e këtij populli dhe për mënyrën se si do të dilnim nga kjo gjendje. Më pas mësova se pjesëmarrja e familjes sime ishte energjike në shpalljen e pavarësisë , se xha Aristidh Ruci kishte firmën e tij pranë firmës të Ismail Vlorës së madh e , se gjyshi në çdo përbjetor mbante fjalimin e tij solemn përpara popullit çdo 28 Nëntor.

Shtëpia, si një shqipëri e vogël ishte gjithmonë në korent të ngjarjeve dhe xhaxhallarët e mij ishin ata që me studime dhe punë, kur atdheu ishte në rrezik u përgjigjën duke i vënë gjoksin luftës dhe ishte pikërisht Jani Dilo, një nga xhaxhallarët e mij , i cili luftoi me trimëri dhe strategji shëmbullore, në kohën kur shtabi partizan komunist nginjeshe me shqera të pjekura në hekll. Është e kotë të them se trimat dhe patriotët e vërtetë u përndoqën, u vranë u burgosën. Të gjitha këto i vërteton mjerisht historia e përvajshme e viteve të tmershme të komunizmit. Të gjithë tashmë e dimë ç’do të thotë të jesh antikomunist më 1944-2016…Xhaxhai im, Jani Dilo, i cili në një mbledhje të intelektualëve në Korçë, thoshte me një siguri dhe bindje të plotë prej njeriu të formuar nga pozitat e shëndosha të atdhetarit të vërtetë:

Në partinë komuniste çdo parim moral që vlerëson jetën në vetvete, familjen, kombin, zhduket dhe njeriu bëhet vegël e çuditshme e partisë. Kur të rinjve të sotëm, të dehur nga bukuritë satanike, do t’u dalë dehja, Shqipërija do të jetë e pazonja të qëndrojë në këmbë për mungesë gjaku dhe fuqie. Atëherë, të rinjtë e tradhtuar do të kenë braktisur radhët e partisë plot pendim, por do të jetë vonë për ata, për ne, për gjithë Shqipërinë!

Jani Dilo së bashku me të tjerë patriotë të shquar dhe nën udhëheqjen e ndritur të Mithat Frashërit bënë luftlën dhe fituan mbi armikun e jashtëm, u mundën prej armikut komunizëm. Ç’kishin bërë?Përse duhet të largoheshin e të mos qëndronin të vazhdonin punën e tyre të mrekullueshme në atdheun e tyre të dashur. Kujt nuk i duhej puna e tyre e ndershme? Të pabesëve, hajdutëve, atyre që vodhën dhe shkretuan Shqipërinë, që e shndruan atë në një burg të vërtetë për të mos lejuar që të ndërhynte askush që do t’i pengonte e do t’ju ndalonte duart e ndotura . Dhe ne, ne që ishim gjithmonë me flamurin e patriotit në derë të shtëpisë e në zemër, ne u quajtëm të deklasuar!!u quajtëm armiq të popullit, të atij populli që e deshëm e na deshi, të atij populli për të cilin kishim vetëm mendime e dëshira superore, mendimin të ngrihej në nivel të lartë shkollor , me gjuhën e bukur që kishte gramatikën e shkruar nga gjyshi im i mirë, më të mirën gramatikë. Atë që edhe sot ka vendin e saj të nderit…Fati kishte vënë doreza të zeza kriminelësh dhe e vetmja gjë që bëhej ishte të shtypej e të mbulohej e mira, të shfrytëzohej injoranca e të luftoheshim ne , që mund të kishim akoma mendimin që atdheu të ngrihej aty ku meritonte. Dhe na u vërsulën. Se si u bëra mësues do ta them me gjith forcën e shpirtit dim në një tjetër shkrim. Desha të ecja në gjurmët e gjyshit tim të mirë. Në gjurmët e atij që , kur fliste ngrinte peshë zemrat e popullit mbarë por që kjo nuk i pengoi komunistët të ngrinin dheun e të zbulonin varrin e tij të shënjtë që të derrdhnin eshtratve tij nëpër rrtugët e errta të tmerit. Të gjitha këto nuk na trembën. Të gjitha ishin veprime makabre të njerzve pa tru e pa logjikë. Unë personalisht me gjithë tmerin që kam ndjerë dua t’ju them atyre që zbuluan e tundën koskat e Ilia Dilo Sheperit të madh, harritën të kundërtën e qëllimit të tyre të frikshëm. I dhanë të drejtën eshtrave të pafajshme të fosforizin e të ndriçojnë edhe njëherë me gjithë fuqinë etyre , etë jehojnë si jehon brurima e luanit në pyllin me egërsira. Sepse jam i sigurt ! Ne u çmeritëm, ata u tmerruan. Sos ishte i vetëm gjyshi im! Jam i sigurt se të çvarrosurit tani janë në piedestal e presin atë që ju takon :Lavdinë. Zgjohu ti o popull!Ashtu si të fliste dikur Ilia Dilo i madh e bashkohu për një shqipçëri Divine! Për Shqipërinë si e deshin bijtë e tu më të mirë …

Nuk u ngopën nuk pushuan sepse nuk kuptuan , nuk mund të kuptonin, …Ecnin si kali i karrocës dhe rruga që ndiqnin , maramendëse e kriminele. Më vranë nënën, të mirën , atë që kishte qëndruar si një trimëreshë e vërtetë kur e kishin njoftuar për hapjen e varrit dhe nxjerrjen prej andej të eshtrave të shenjta të gjyshit. Hynë burra të armatosur në shtëpi dhe të egërsuar që nuk më gjetën mua sepse mu kërkonin të më hiqnin qafe, u vërsulën mbi nënën dhe e dogjën duke i bërë një shiringë me acid. E lanë pa fytyrë . Përse? Por sepse kishte fytyrën e një shenjtoreje të vërtetë e se këtë djalli nuk mund ta shohë.Dhe kjo në fillim të gjoja pluralizmit!!!! Dy varre të familes Dilo pa eshtra të plota brenda,nga një lufte pa qene ne luftë / lufte e kllasave i thonë…

Por dy varre lapidare, që dielli i ndriçon me rrezet e tij të arta e ato rreze kthehen duke u thyer e ndriçojnë edhe më tepër. Vështroni!Ne jemi tani të mëdhenj por krenarë,Ne jemi shumë shumë krenarë sepse për këtë krenari kemi ngritur me gjakun e familjes sonë dy lapidarë!Dhe me nderin tonë!Gjithmonë !dhe me dashurinë e pambarim për Atdheun tonë !Gjithmonë!kush mund të ngrihet e të më kundërshtojë!A ka në botë zë që të më thotë të kundërtën!Po!jam krenar e do të mbetem i tillë. Jam shqiptar e do të vdes shqiptar. E kam kokën lart!!

Ksenofon M. DILO

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top