SHKRUAN NAIM MIFTARI: ISH-EPRORË I LARTË I G2 TË UÇK-së
Treni serborus është loja mediatike e radhës për t’ia rritur rejtingun klasës së dështuar politike, sidomos “presidentit” Thaçi.
Lerini përrallat, forcat specijale dhe kinse urdhërat e prerë! Kjo lojë për media e MPB i ngjanë klithjeve triumfale të quranëve…
Arrestoni vrasësit e qytetarëve të Kosovës! Arrestoni vrasësit e policëve dhe dënoni autorët e këtyre krimeve! Ndaloni strukturat paralele të Beogradit në veri. Ndaloni krimin e organizuar. Ndaloni MUP-in serb që vepron në mbarë Kosovën, si dhe në policinë e Kosovës!
Ndaloni kontrabandën që e bëjnë strukturat paralele të Beogradit dhe Prishtinës sëbashku! Rrëzojeni murin e ndarjes së qytetit të Mitrovicës. Riktheni qytetarët e shpërngulur të Kosovës në shtëpijat e tyre në veriun e vendit!
Ndaloni terrorizmin shtetëror serb në veri dhe në mbarë Kosovën.
Mos na servoni filma! Lerini përrallat…- Bëjeni shtetin përnjëmend.