PERPLASJA E MADHE

SHKRUAN: SYLË BAJRAMI

(Per Konventen e Parafundit – e pse jo, edhe te Fundit)

Mbas Konventes se PDK, e njetrajteshme ashtu sikur ishte, krijohet pershtypja se gjitheçka ishte ne rregull dhe se shperfaqeshin tipare te nje demokracie te perkryer.

Me pak kritike, me shume lavdata e duartrokitje dhe vetem me nje kandidat per me te madhin e Partise.
Nje AKLAMACION qe, doren ne zemer, eshte i rralle ne raste te tilla. Por, jo edhe i pa mundur dhe i pa pare deri sot.
Ne dukjen e pare gjitheçka ishte ne rregull!?
Por, historiku i zhvillimit te ngjarjeve tregon anen tjeter te Medalonit.
Eshte shume domethenes dhe indikativ largimi i dy figurave kyqe nga PDK.
Largimi i shume figurave qe kishin peshe te veçant ne kete Parti.

Ky largim u be me kohe, por dje u pa se mungesa e tyre lente nje shteg te hapur dhe u vrejt kjarte se, ndoshta, e tera kishte ndodhe per te hape kete Shteg.

Mungesa e forces per tu perballe me deshtimet e qellimeshme e edhe ato te rastesishme, te PDK viteve te fundit, e hijezoje tere entuziazmin e kesaje Konvente.
Ka shumeçka te thuhet e PDK behet sikur nuk i sheh, por ajo qe deshiroj me e shtru ketu, nuk eshte e djeshmeja.
Perkundrazi,eshte e nesermeja e kesaj Partie dhe, pse jo, edhe e Shtetit te Kosoves.
Eshte shume reale qe PDK eshte para dy Perplasjeve te Medha, te cilat, shume lehte mund ti kushtojne shume.
E para,formimi i Ekipit qe i vyen Kryetarit te ri.
Dhe e dyta, Perplasja me partnerin e koalicionit ne Qeveri.
Ne te dy rastet figura kryesore do te jete Kadri Veseli dhe ambicja, deri ne skajshmeri, per pushtet.
Ky, do te mundohet qe rreth vetes,ne Parti, te vendose njerezit me te besueshem qe ka. Kjo do te zbeh imazhin e PDK edhe ne mesin e elektoratit te kesaje Partie. Do te krijoj paknaqesi te figura me peshe dhe, shume lehte, do te kete plasaritje te reja.

Ne rastin e dyte do te kemi nje nxitje te qellimeshme per prishjen e koalicionit dhe marrjen edhe te postit te Kryeministrit.
Koalicioni i ri eshte i paparashikueshem. Ajo qe mund te ndodhe eshte qe LDK ti bie Kavallit nene hije.
Por, perplasja ketu eshte teper e ashper.
Dhe, ka mundesi, te dy palet jan te vetedijeshme per pasojat.

Akcionet e fundit te Prokurorit vendor e edha atij nderkombtare, nese nuk jan te porosituar si uvertyre per te mundesu qe keto dy perplasje te mos jene shume te dukeshme ne opinion, atehere, nuk ka dyshim se, diteteve ne vijim do te kemi ndryshime radikale edhe neper Parti, edhe ne Qeveri e ndoshta edhe me gjere.

Kosova eshte para nje PERPLASJEJE me Veteveten e cila eshte dashte te ndodhe moti por qe eshte e pashmangeshme.
Kosova duhet ta fitoj edhe kete lufte edhe pse eshte Lufta me e veshtire e saj.
Te lutemi e te bejme diçka per Kosoven!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top