SHKRUAN: XHAFER SHATRI
Shqiptarët kanë një elitë politike, e cila kryesisht është e kriminalizuar deri në asht.
Është fjala për persona të zhytur thellë në gjynahe, po që mbijetojnë falë drejtësisë që nuk funksionon.
Qeverisja e Haradinaj linte shuuumë për të dëshiruar. Madje ai mori edhe vendime absolutisht të papranueshme deri edhe të dënueshme, por dy suksese madhore të saj, bënë historinë: Ushtria dhe ndalja e procesit të ndarjes së Kosovës.
Dorëheqja e Haradinajt, prandaj ishte një akt moral. Ai dha shëmbullin se me Gjykatën që e inicoi Serbia do të përballet jo si kryeministër, por si qytetar i Kosovës. Fatin e tij të mos ia bëjë barrë vendit. Dhe natyrisht të mos i nënshtrohet shantazhit që, në këmbim të shpëtimit të lëkurës, të pajtohet me copëtimin e Kosovës.
Ky është një akt atdhetarie e vizioni prej burrë shteti, që Haradinaj e ka më të theksuar se çdo politikan tjetër.
Krejt ndryshe ka vepruar e po vepron Thaçi. Për të nuk ka fare rëndësi se çfarë çmimi duhet të paguajë Kosova, vetëm që ai të mos shkojë në burg. Në burg të merituar. Ky është modeli i politikanit që qarqet perëndimore proserbe po duan ta imponojnë në parinë e Kosovës.
Përpjekja e Prontomafisë dhe partive të saj për të banalizuar aktin e lart moral të Haradinajt, janë veprime të shëmtuara që dëmtojnë substancialisht Kosovën.
Qëndrimi i këtyre partive ndaj dorëheqjes së Haradinajt, për turpin e tyre, nuk ndryshon për asnjë presje nga qëndrimi i Aleksandar Vuçiqit. Ky flet për dorëheqjen si tryk që ka për qëllim rritjen e rejtingut në zgjedhjet e ardhshme, të njëjtën gjë e thonë edhe partitë e Hashim Thaçit…
Edhe mediet e Prontomafisë, po i bien të njëjtit avaz. Një propagandë e kulluar antishqiptare.
Por qytetari i Kosovës nuk është budalla, ai di të lexojë, të vlerësojë dhe të ndëshkojë.
Qytetari i Kosovës e ka kuptuar qartë se Haradinaj po shantazhohet me Gjykatën speciale jo për keqeverisje, por për shkak se është dëshmuar si kundërshtar i vendosur i çdo tentimi për të cënuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës.
Këtë fakt që nuk e thanë mediet e Kosovës e tha Tatjana Lazareviq, redaktore e Kossev dhe gazetare e nivelit evropian: Për të qenë fer duhet thënë se Haradinaj shihej si pengesa kryesore e propozimeve të Beogradit për ndarjen e Kosovës…
Albin Kurti (dhe VV-ja e tij), siç e kam thënë edhe më parë, e huqi rastin për të dëshmuar se është lideri i ardhshëm i shqiptarëve.
Nuk pritej shumë prej tij vetëm t’u thotë të gjithëve:
VV nuk është pajtuar asnjëherë me mënyrën e qeverisjes së Haradinajt, por vlerëson kundërshtimin e tij të vendosur të çdo përpjekjeje për copëtimin e Kosovës.
VV garanton qytetarët se nuk do të lejojë kurrë copëtimin e vendit.
Point final.
Por e huqi. Nuk është fundi i botës, por ky ishte një rast i papërseritshëm për t’u dëshmuar Lider e Burrë Shteti.
Ska polemik as koment
Ska asni njeri shyptar qe sekupton ket situat ne kosov bile edhe mergata qe mirret me problemin e kosoves qfar terorizmi kaba poplli i kosoves qe asht i denum po gjugj per mosme pas levizje te lir kjo krejt bahet per hater te sllavizmit serb gjith shka po shifetne shuplak dore ska koment
Kohna të vështira për qytetarët që ma shum se gjysma e tyre jn jsht parlmentit