Presidenti i Sheteteve të Bashkuara të Amerikës ka urdhëruar sulmet e rrufeshme kundër bazave ushtarake të diktatorit sirian, Bashar al Asad. Në sulmet e mbrëmshme, siç njoftojnë agjencitë e lajmeve, janë qëlluar caqet prej nga është kryer sulmi me armë kimike kundër popullsisë civile në Siri.
Reagimi i Moskës zyrtare në mbrojtje të diktatorit Asad tash për tash është kufizuar në dhënjen e deklaratave për shtyp. Në anën tjetër, bota e civilizuar shpreson që SHBA-të, si forca kryesore e mbrojtjes së lirisë dhe demokracisë planetare, të veprojnë pa hezitim dhe të mbështesin ndryshimin e domosdoshëm të pushtetit në Siri.