PËRGJIGJE SHQIPTAROFOBISË SË PROFESORIT FUNDAMENTALIST, MILAZIM KRASNIQI

SHKRUAN: ARBER GASHI

Realiteti i ri gjeopolitik, i krijuar menjëherë pas dëbimit të forcave ushtarake serbe nga një pjesë e trojeve të pushtuara, i ofroi rastin e volitshëm elitës politike dhe kulturore shqiptare të reflektoj mbi të kaluarën jo të largët, të mos i ripërsëris gabimet e së shkuarës, si dhe të angazhohet maksimalisht në rrethana të reja e shumë të favorshme për jetësimin e synimeve të drejta të kombit shqiptar.

Mëngjesi i 12 qershorit të vitit 1999, nuk ishte mëngjes dosido! Për shqiptarët e Dardanisë, 12 qershori i vitit 1999 u sh’ndërrua në një ditë të jashtëzakonshme e shumë të veçantë në historinë e pritjeve të gjata e gjakimeve të pandalshme për drejtësi, liri dhe pavarësi kombëtare! Andaj, është shumë e kuptueshme, që abuzimi i kujtdoqoftë me vlerat dhe simbolikën e 12 qershorit të vitit 1999, te shqiptarët e Dardanisë ngjallë neveri, moskuptim, pikëpyetje të shumta dhe debate pa fund! Shkas i këtij prononcimi u bë një shkrim i Profesorit Milazim Krasniqi, në të cilin, autori, ndër shumë marrëzi të tjera, pohon edhe mesa vijon:

“E ardhmja e Kosovës është e pezullt, sepse ajo vazhdon të pehatet ndërmjet kërcënimit gjenocidal pansllavist në njërën anë dhe kërcënimit islamofobik perëndimor në anën tjetër.” (MILAZIM KRASNIQI)

“Në këtë pozitë ku është, nën goditjen antiislame të elitave të veta dhe të sponsorëve të pavarësisë së vet, Kosova është krejt e vetmuar. Kosova nuk mund të llogaritë ndihmën e Shqipërisë, (përveç individëve idealist dhe ndonjë organizimi joqeveritar) pasi që në atë vend ka avancuar projekti i konvertimit-prozelitimit të shqiptarëve muslimanë. Prandaj, Kosovës do t’i duhet të rezistojë e vetme ndaj planeve të huaja dhe presioneve bizare vendase për konvertim fetar.” (MILAZIM KRASNIQI)

“Kosova duhet ta planifikojë të ardhmen e vet në këso kushtesh, pra e kërcënuar nga Serbia e Rusia dhe e kontrolluar nga prezenca ushtarake e KFOR-it, me dominim të NATO-s.” (MILAZIM KRASNIQI)

“Kosova duhet të heqë dorë nga ideologjia irredentiste për bashkimin me Shqipërinë dhe duhet ta forcojë konceptin indepedentist të shtetit.” (MILAZIM KRASNIQI)

Lexuesin e vëmendshëm, e sidomos shqiptarin të cilin nuk e ka lënë kujtesa historike, jo vetëm se e revoltojnë pohimet e tilla thellësisht antikombëtare, por edhe e nxisin të reagoj me zë të fuqishëm proteste! Tashmë, edhe zogjtë e malit po e kuptojnë se pas prononcimit publik të Milazim Krasniqit fshihet shqiptarofobia ekstreme  e mbetjeve kancerogjene të pushtuesve mizorë të trojeve shqiptare.

Andaj, për t’i demaskuar më mirë synimet e atyre që ju shërben politika shqiptarofobe e Profesorit Milazim Krasniqi, lexuesit duhet ofruar përgjigje të sakta në disa prej pyetjeve të poshtshënuara.

  1. Cili ishte roli i besimeve fetare në krijimin e kombit shqiptar?
  2. Cili ishte kontributi i katër besimeve fetare në krijimin e shtetit shqiptar?
  3. Kush janë ata shqipfolës që e mbështesin asimilimin kulturor dhe shkatërrimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve të Dardanisë, në dobi të interesave të ish-pushtesve që kanë kryer aktet më të shëmtuara të gjenocidit?
  4. Cilat janë synimet përfundimtare të përfaqësuesve zyrtarë të islamit politik dhe çka i bashkon këto synime ogurzeza me Fanarin?

KOMBI SHQIPTAR, NDARJET FETARE DHE VONESAT HISTORIKE

Pas vdekjes së kryetrimit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, rezistenca e armatosur e paraardhësve tanë kundër pushtuesit osman filloi të shuhej gradualisht. Shkaqet e shuarjes së ngadalshme të rezistencës ishin të shumta në numër dhe domethënëse në përmbajtje. Gjithashtu, gjatë studimit të asaj periudhe kohore, assesi nuk duhet lënë pas dore dëshmitë e panumërta, të cilat, si përmbledhje e dokumentuar nxjerrin në dritë arsyet e vërteta të shuarjes së rezistencës. Arbnorët, etnia autoktone që e sfidoi për një çerek shekulli perandorinë e gabelëve të Azisë, fitoi simpatinë, mbështetjen ushtarake dhe admirimin e popujve tjerë të kontinentit. Për rrjedhojë, vdekja e Skenderbeut nuk ishte humbje e madhe vetëm për paraardhësit tanë dhe për lirinë e tyre, por edhe për vet idenë e bashkimit të popujve europian rreth interesave të përbashkëta. Historia dëshmon, se pushtimi otoman i Arbnisë u shoqërua me hakmarrje në përmasa të gjenocidit dhe kulturocidit. Dhuna e sundimtarit osman kaploi çdo pore të jetës. Në shënjestër të ushtrisë pushtuese otomane ishin vënë pasuria, fëmijët dhe gratë e arbnorëve të vrarë në luftë. Meqenëse pushtuesi i trajtonte si plaçkë të luftës, mbi ta u ushtrua dhunë e tmerrshme. Djemtë, vajzat dhe gratë arbnore u ç’nderuan, duke u ndarë si trofe lufte mes ushtarëve të pushtuesit. Në këto rrethana, shpresa e arbnorëve për mbijetesë filloi të shuhej. Si pasojë e masakrave të pushtuesit osman, dhunës ndaj fëmijëve, grave e pleqve, zuri fill edhe konvertimi i dhunshëm. Ata arbnorë që nuk e pranuan ç’nderimin e gabelve të ardhur me Ushtritë e Perandorisë Selxhuke, u detyruan të shpërngulen. Ja se ku i kemi sot Arbneshët! Ata janë dëshmi e gjallë e gjenocidit dhe kulturocidit që përjetuan trojet arbnore nga perandoria pushtuese osmane. Humbja e lirisë së arbnorëve, në të shumtën e rasteve u shoqërua me dorëzimin e nderit personal, familjar dhe fisnor në duart e pushtuesit të ri. Hulumtimi i pavarur dhe i pandikuar dëshmon, se ndarja fetare e arbnorëve nuk ishte zgjidhja e tyre e preferuar. Ndarjen fetare mes paraardhësve tanë e imponuan rrethanat e krijuara nga pushtuesit. Me forcën e armëve, dhunën sistematike dhe ç’nderimin publik të të gjithë atyre që nuk e pranonin konvertimin, ndarja u bë realitet. Të konvertuarit i shpëtonin deri në një masë dhunës së egër fizike, i shpëtonin prerjes së kokave në publik, si dhe fitonin diçka për veten e tyre. Për të dëshmuar lojalitetin ndaj perandorisë, shumica e arbnorëve të konvertuar u detyrua të vihej në ndjekje të arbnorëve tjerë që vazhdonin ta kontestonin të drejtën “hyjnore” të pushtuesit osman për sundim, prerje kokash, dhunime të vajzave, grave, si dhe gjenocid e kulturocid ndaj “kaurrëve” arbnorë.

Përpjekjet e europianëve për shpëtimin e asaj që mund të shpëtohej nuk rreshtën, por forca e armëve ishte në anën e kundërt! Këto përpjekje të parreshtura të europianëve sabotoheshin nga Marrëveshjet Politike të Portës së Lartë me Fanarin, i cili, menjëherë pas pushtimit të Kosntantinopojës nga turqit selxhuk, pushoi të ishte përfaqësues i interesave të arbnorëve. Arsyet e këtij qëndrimi armiqsor të Fanarit dihen, por ato nuk mësohen në shkollat tona për shkak të rehabilitimit të heshtur që i bëhet gjenocidit dhe kulturocidit ndaj paraardhësve tanë! Mbajeni mend shqiptarë, se duke i heshtur të vërtetat, amiqtë e kombit tonë synojnë ripërsëritjen e skenarëve të njëjtë në kohë më të përshtatshme. Prandaj, kurrë mos e harroni, se trojet e të parëve tanë dhe pasuritë e tyre të panumërta janë pushtuar e plaçkitur me marrëveshje ndërmejt Portës së Lartë, Fanarit, Rusisë, shqeve t’ardhun në Ilirik dhe atyre që sot i quajmë grek, e të cilët, me Greqinë e vjetër s’kanë asgjë të përbashkët! Për rrjedhojë, të lexojmë dhe të mësojmë nga të vërtetat e dhimbshme të asaj kohe është detyrim. Mohimi i gjenocidit dhe kulturocidit ndaj të parëve tanë është krim i pafalshëm! Shqiptarit që i ka mbetur vetëm pak gjak arbnori n’trup, ndjenë dhembshuri të madhe për fatin e zi të paraardhësve të vet! Nëse jo, atëherë e pastë vehten n’qafë, sepse askush më nuk mund t’a ndihmojë! As NATO, as Evropa, e as vet Zoti! Historia na mëson, se një popull që i feston me krenari prej të marri fitoret e ushtrive të pushtuesit ndaj të parëve të vet, është i destinuar të zhduket! Ai popull, që me vetëdije apo pa të bëhet mohues i vetvetes, nuk do të arrijë kurrë të sigurojë bashkimin, mirëqenjen dhe paqen e brendshme. Të ushqehesh me shpresa të rrejshme është marrëzi, prandaj, sot më shumë se kurrnjëherë më parë, shqiptarët e gjakut të pastër, pasardhësit e arbnorëve të dikurshëm, e kanë për detyrë kombëtare të dalin në kuvendin e burrave dhe t’ju tregojnë vendin e merituar agresorëve propagandistik dhe mbetjeve kancerogjene të ish-pushtuesve.

Ka ardhur koha që Milazim Krasniqit dhe përfaqësuesve tjerë të Islamit Politik t’ju bëhet e qartë, se:

  1. Dardania është toka e shenjtë, e ujitur me gjakun e shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre.
  2. Dardania është shtet i shqiptarëve.
  3. Ne jemi shqiptarë dhe pavarësisht besimeve të ndryshme fetare që pushtuesit i imponuan përmes akteve më të shëmtuara të gjenocidit, nuk e kemi ndërmend të harrojmë se kush ishin të parët tanë, kush mund të jemi ne sot, kush do të jenë fëmijët tanë në të ardhmen, dhe aq më pak të turpërohemi nga vlerat e kulturës tonë të lashtë apo besimit të të parëve.
  4. Kanuni i Lekës është LIGJI tradicional i shqiptarëve të Dardanisë! Ne jemi komb i LIGJIT! Andaj, kushdo i huaj apo shqipfolës që kritikon pa mbulesë dhe i shkelë dispozitat e Kanunit të Lekës, nuk është mik dhe dashamirës i shqiptarëve të Dardanisë. Përkundrazi!
  5. Shqiptarët e Dardanisë nuk e pëlqejnë instrumentalizimin e besimit fetar për agjenda politike! Aq më pak, kur përmes këtyre agjendave të huaja për ne, synohet asimilimi kulturor dhe poshtërimi kolektiv i kombit tonë.
  6. Provokimet religjioze ndaj shqiptarëve të Dardanisë janë të destinuara të dështojnë me turp, sepse shqiptari i mirëfilltë nuk turpërohet nga rrënjët e veta.
  7. Shqiptarët e Dardanisë janë racë e pastër ariane, pavarësisht asaj se a i pëlqen ky fakt mbetjeve të pushtuesit dhe gabelëve tjerë ose jo.
  8. Shqiptarët e Dardanisë dhe kombet e Europës perëndimore i takojnë të njëjtit pellg kulturor!
  9. Islami Politik si ideologji dhe përfaqësuesit e kësaj rryme të shëmtueme janë anmiq të shqiptarëve.
  10. Shqiptarët e Dardanisë s’do ti nënshtrohen kurrë presionit të përfaqësuesve zyrtarë të Islamit Politik! Përgjigja e shqiptarëve të Dardanisë ndaj agresionit tuaj nuk do të vonojë shumë. Ajo po vjen si uragan i padukshëm dhe do t’ju bëjë të çmendeni e të merrni arratinë!


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: E drejta e autorësisë i përket autorëve! Ju lutemi për mirëkuptim.