PERGATITJA E BETEJES SE KOSHARES KA FILLUAR…

SHKRUAN: RIFAT HAXHIU, DREJTOR I DREJTORISË INFORMATIVE TË FARK-ut

Pergaditja e betejes se Koshares ka filluar ne veren e vitit 1998.
Kete e dijne te gjithe bashkpunetoret e Ahmet Krasniqit qe ishin ne strukuturat e Ministrise se Mbrojtjes.
Pse disa prejt tyre nuk flasin, eshte nje tregim ne vete.

Ne te vertete, ne baze te planit strategjik te Ahmet Krasniqit sulmi eshte pegadite ne dy drejtime :

drejtimi 1
– Brigadat 131 (Rustem Berisha), 133 (Rustem Tetaj) dhe 134 (Tahir Zemaj) nga Viçidoli ne drejtim te Gllogjanit dhe te marrin nen kontrolle nje pjese te konsiderueshme me Dukagjinit.
Kjo do te mundesonte, ne fazen e dyte qe brigada 121 (Shaban Dragaj) dhe 122 (Kemal Shaqiri) te depertonin neper ate korridor dhe ti shkonin ne ndihme njesive te UçK.se ne Llapushnik dhe ne malet e Berishes; ne zonen 2. Atje duhej te kordinoheshin per t’ju shkuaj ne ndihme njesive ne Shale te Bajgores, zona 1.

dejtimi 2
– Brigada 141 (Fuad Ramiqi) dhe berthamat e brigadave te zones se katert nga drejtimi Krume-Morine drejte Suharekes, zona 4.
Kjo do te mundesonte edhe brigaden 151 (Muharrem Rahmani) te deprtonte deri ne Anamorave dhe te perforconte njesite e UçK-se ne ate pjese, zona 5.

Fuadi duhej te mbante korridorin dhe te formonte nje brigade tjeter e cila do t’ju shkonte pas shpine njesive elite te armikut (brigadave e 63 parashtiste dhe e 72 e plocicise ushtare qe vepronin nga Peja-Gjakova ne drejtim te Koshares. Kjo do te lehtesonte veshtiresite e brigadave te zonese 3 te UçK-se.

Pra, ne ate kohe e deri ne vrasjen e Ahmet Krasniqit, sidomos pas deshtimit te marveshjes se Ollos, problemet ishin te medha ne mes te dy frakcioneve te UçK-se.

Kishte probleme te medha me furnizim, por ne brezin kufitar edhe konflikte ne mes te frakcioneve.

Per çudi, kishte pengesa edhe nga vete Qevera Bukoshi.

Shqiperia zyrtare ndalonte çdo fillim te aktivitetit luftarak nga territori i saj; pra per te filluar operacionet duhej fillimisht futur thelle ne territorin e Kosoves. Gjithashtu, Shqiperia favorizonte dhe ndihmonte vetem njerin nga frakcionet duke penguar çdo levizje te njesive te UçK-se qe ishin nen komanden e Ministrise se Mbrojtjes te Republikes se Kosoves.

1 thought on “PERGATITJA E BETEJES SE KOSHARES KA FILLUAR…”

  1. Jane te ditura dhe te njohura rrethanat ne Kosove per kohen qe ishte gjate luftes dihen edhe interesat e sherbimeve armike ne Kosoven e pasluftes perqaj e sundo dhe une mendoj se te gjithe Shqiptaret jemi fitimtare e sikur te flisnim realitetin e luftes ne Kosove ne nga Ministria e Mbrojtjes FARK-u atehere do beheshin perqarje dhe do krijohej anarki qe do ishte me e rrezikshme se lufta por duhet te jemi falenderues dhe shume mirenjohes te gjithe bashkeluftetareve dhe atdhetareve te deshmuar per keto 20 vite paslufte qe kurre nuk perfituan per interesa personale qe ne emer te luftes pe behen perfitues te paslufte dhe te shkaterrohen edhe ato pak vlera qe kane mbijetuar. Edhe po nuk deshem ne ti tregojm ato jane vepra qe kane ndodhur dhe mund te vonohen por kurr nuk zhduken se edhe po nuk deshtem ne ti tregojm qe mos te bejme perqarje po i jep armiku se i ka perjetuar me humbje te medha edhe te dhimbshme te gjitha betejat dhe ofenzivat e komanduara nga Ministrija e Mbrojtjes – FARK-U

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top