SHKRUAN: REXHEP SHAHU
(Fragment nga libri im ne proces Lufta ime per Kosoven)
Sherbimi sekret i Shqiperise (SHIK) ka marre shume jete shqiptaresh te Kosoves. Dhe nuk u ngop kurre. Nuk u pendua kurre. Perkundrazi kercenon sot e gjithe diten, ngaterron e perçan Kosoven çdo dite.
Ne kohen e Enver Hoxhes jane mijera e mijera shqiptare te Kosoves qe kane vdeke burgjeve, kampeve te perqendrimit ne Shqiperi, jane vrare ne kufi dhe sherbimi sekret i etiketonte shqiptaret, qe iknin nga shiu e binin ne bresher, si spiune e agjente te UDB-se jugosllave. Duke harruar se themeluesit e shtetit komunist te Shqiperise ishin serbet apo malazezet – jugosllavet, Dushan, Miladin e plot shefa te tjere te Shqiperise.
Nese harrohet kjo eshte verberi me dashje ne Kosove.
Sherbimi sekret i Shqiperise ne luften per Kosoven, ne emer te dashurise per Kosoven, ka instaluar percarjen e shqiptareve ne Kosove.
Lufta me e peshtire e nendheshme, mbeshtjelle me vellon e luftes per lirine e Kosoves, ka qene lufta me ia marre pushtetin Ibrahim Rugoves, sidomos kur mbaroi lufta e shqiptareve dhe filloi lufta e Amerikes e NATO per Kosoven ne fundmars 1999.
Eksponentet politike te krahut te armatosur UÇK, jo profesioniste, shume inferiore ndaj SHIK te Shqiperise, i shihnin punonjesit e SHIK si zotat, sikur lirine e Kosoves e kishin ne dore shiksat e Shqiperise.
SHIK i Shqiperise i diktonte eksponentet e UÇK dhe ky sherbim u be politik sepse beri diferencim racor te flliqte kunder njerzve te qeverise se Kosoves, kunder Farkut, kunder oficerave profesioniste.
Sa me te paditur njerzit aq me shume i mistershem behej SHIK-u. Sa me shume vese te kishin njerzit, aq me shume i pickonte e terhiqte per hunde SHIK-u. Sa me shume vidhnin, shperdoronin, benin kurveri e lufte çlirimtare ne hotele e motele te Tiranes e Durresit individe te ndryshem qe shfaqeshin e u shfaqen si shpetimtare te Kosoves, e qe Kosova pastaj i gradoi me pushtet pas lufte, aq me i pushtetshem behej SHIK-u.
SHIK i din mire gjithe vrasjet, gjithe levizjet e armeve, kujt ia lejonte transportin e armeve e kujt jo. Shume personalitete te Kosoves qe kane qene e jane personalitete me ndikim e rrezatim, i jane ruajte si dreqit SHIK-ut. Sepse SHIK i Shqiperise caktonte apo çertifikonte kush eshte shqiptar i mire e kush i keq, kush duhet ta beje luften e kush jo, kush duhet ta marre pushtetin pas luftes e kush jo.
SHIK-u i Shqiperise do te ishte kombetar por te mos perçante shqiptaret e Kosoves, po te mos i fuste hundet ne çdo pune sikur ai kishte ne dore çertifikaten e lirise se Kosoves.
Me i vu mutit maje SHIK i vu fill pas luftes se Kosoves. Dergoi eksponente te tij ne Kosove per me i mesue Kosoves se si behet, krijohet e vepron sherbimi sekret. Ne kete periudhe eshte bere demi me i madh. Nese njerzit ne Kosove e harrojne, le ta harrojne per te zezen e vet. SHIK nuk dergoi e punesoi vetem njerzit e vet, por edhe ne fusha e sektore te tjere te jetes ne Kosove, me ndikimin e nderhyrjen e SHIK-ut shkuan punonjes e drejtues nga Shqiperia.
Pushtetareve partizane te pasluftes ne Kosove u interesonte te ndihmoheshin nga SHIK-u i Shqiperise, duke shfrytezuar ligesisht dobesine e dashurine e njerzve te Kosoves per Shqiperine. Sepse lufta qe kishte nise sidomos ne fundmars 1999 me ia marre pushtetin Rugoves duhej çuar ne fund dhe duhej fituar.
Me Rugoven SHIK-ut i ka ndodhe keshtu: Rugova mal i madh. SHIK-u perplaste kryet ne kete mal. Duke i ra malit me krye, iu rrit kryet SHIK-ut e iu be sa nje shinik. Por mali mbeti mal.
Asgje nuk eshte e thene dhe e vendosur perjetesisht sa i perket luftes se Kosoves. Nuk eshte lufte ne kohen e Skenderbeut. Nje dite, sa te forcohet shteti i Kosoves, do te vritet frika e njerzve. Dhe njerzit kane me dhene deshmi tronditese. Njerzit qe shkruajne e shpallin sot historine e Kosoves, qe emerojne veterane, qe shesin tituj, grada e ndere, qe blejne vota ne kete menyre, qe duan ta zhbejne luften dhe qendresen e UÇK-se, ta pordhosin, qe gradojne mutat, kane me e vjelle veten.
Perulja deri ne neveri ndaj punonjesve te SHIK te Shqiperise, tergon se SHIK ende ka force ne Kosove, ende ka pengje ne Kosove, pengje pushtetare, pengje te medhej, njerez rober, skllever.
Eshte e peshtire qe kur flet e ngaterron ne menyre cinike nje SHIK-s i Shqiperise ne Kosove, njerzve atje u ndalet fryma. Trishtohem.
Kosova, perveç gjakut te deshmoreve e martireve te saj, perveç familjes shqiptare te Shqiperise, perveç Amerikes e NATO-s, nuk i ka askujt boxh moral ne kete rruzull toksor.
Nuk e di sa serioz, i ndershem dhe i besueshem mund te jete nje emision televiziv, sikur te kesh te ftuar Jezu Krishtin apo Muhametin, ku nuk degjohen dy kembore…
Ndryshe, eshte sikur me ia dhene nje kallashnikov ne dore atij qe zgjedh e fton ne emision dhe i thua korri te vdekurit.
Se ai qe ftohet dhe shpallet si me i dijshmi i spiunimit, dhe ai qe fton te gjithdijshmit, harrojne nje urtesi te madhe :
Kush ka vdeke e ka hy ne dhe, nuk ben me kuvend me ne. Te shash dhe te akuzosh te vdekurit, qe nuk jane gjalle me u mbrojte apo me dhene versionin e tyre pas akuzave qe u behen, kjo eshte shemtia e padrejtesia me e madhe qe ndodh nga shiksat, komitetsat, qeveritaret e qyqaret.