Shkruan: Pëllumb Lamaj
11 Prill 1985. Eshte Pranvere dhe edhe ne te harruarit nga Zoti e bota kemi filluar te ndjejme ardhjen e saj edhe pse ju shembellejme atyre leprozeve, edhe pse rreth e rrotull shikojme vetem tela me gjemba, ushtare qe na kane drejtuar mitrolozet dhe shkembenje te copetuar qe duket se do te shkeputen e do te na zene nen vehte ne ate grope ferri, qe rrethon kampin.
Jemi duke levizur si zakonisht ne ate pak hapesire te kampit kur ne kamp ja behin police te shumte duke shoqeruar komandantin e burgut.Pasi qendrojne disa minuta duke soditur te burgosurit, na japin urdher te futemi te gjithe ne sallen e kultures. Eshte ora dymbedhjete dhe Radio-Televizori shqiptar jep nje komunikate ku njoftohet vdekja e diktatorit… Ajo ç’ka ndjeme ne ato çaste ishte nje perzjereje habie, mosbesimi e gezimi bashke. Fshehtas filluam te veshtrojme e pershendesim ne heshtje njeri tjetrin dhe kjo heshtje me e madhe se ç’do heshtje tjeter, pushtoi sallen… Nderkohe jepet urdheri te dalim nga salla dhe te burgosurit, me syte qe ju shkelqejne nga gezimi, ne heshtje, me grushtat e shternguar dalin nga salla dhe sejcili ne ato çaste sublime, perfytyron Lirine e aq deshiruar e pritur ne dekada qe do te trokas se shpejti, te pakten keshtu kishte ndodhur dhe ne B.S. kur kishte ngordhur Stalini, por me nje ndryshim, Atje miliona turmat e Siberise kishin bertitur e uleritur, ndersa ne e kishim pritur ne heshtje kete gezim qe dukej se zbriste nga qielli, ne te kundert na dukej se Demoni do te ngjallej e do te na perpinte te gjithe.
Edhe pse e kishim degjuar me veshet tane, edhe pse e kishim lutur e deshiruar per kater dekada, prape na dukej si enderr; diktatori kishte ngordhur edhe pse ishte shndrruar ne pamundesi ne ndergjegjgen e gjymtuar te popullit. Per dyzetevjete me rradhe nepermjet nje terrori sistematik e te papare ne historine njerezore, ky diktator i neveritshem kishte mundur te gjymtonte aresyen e nje kombi te tere duke e shëndërruar ate ne nje mit…
Fotografine e tije te varur ne mur do ta gjeje pothuajse ne te gjitha familjet shqiptare dhe ne kembet e tije qe kullonin gjak do te hidheshin aq shume lule sa qe dhe vet Napoleoni, Hitleri, Stalini e gjithe mbreterit e botes do ta kishin zili…
Eshte dita e dyte e zise kombetare te shpallur per nder te diktatorit, flamuri qendron ne gjysem shtize duke e nderuar ate qe e trradhetoi kete flamur…
Me detyrim na fusin na sallen e kultures te ndjekim ceremonine. Eshte e tmerrshme, ironike, poshteruese kur shikon qe nje popull i tere poshteron veten duke u perulur e derdhur lote perpara arkivolit te diktatorit…Te persekutosh nje popull per gjysem shekulli dhe ky popull te vajtoj vdekjen, ky eshte paradoksi me i madh njerezor ne histori per boten perendimore e te civilizuar qe nuk e provoi e as imagjinoi terrorin e kuq, terror qe politakanet e tyre jua ben dhurate popujve te tjere. Eshte dita e trete e zise dhe ceremonive dhe nje i burgosur informator i komandes i shoqeruar nga police, shkon ne ç’do kapanon duke kerkuar firmen e ç’do te burgosuri. Behet fjale per nje telegram qe do ti dergohet K.Q. P.P.SH. se dhe lejdit Makbedh, Nexhit… Nje pjese e madhe fatkeqesisht, por dhe ish kuadro komuniste firmosin ate paçavure, por ka dhe te tjere kurajoze qe as nuk u trembet syri… I burgosuri informator me afrohet dhe me zgjat bllokun… Pasi e shof me neveri i them te largohet. Policet qe e shoqerojne pasi me shikojne me urrejtje duke levizur koken ne shenje kercenimi, ja bejne me shenje te vazhdoje me te burgosurit e tjere. Me sa kuptojme, eshte nje loje e ndyre e sigurimit te shtetit per t’i poshteruar e vrare politikisht te burgosurit e qe ne te ardhmen t’a perdorin si dokument poshterues ne histori. Sot eshte dita e fundit e ceremonive dhe turmat te perulura deri ne poshterim nga frika, mbushin me lote e lule rruget e Tiranes se kuqe duke i dhene lamtumiren e fundit Perbindeshit te kuq. Gjithe makina e propogandes se kuqe nen ingranazhet e se ciles jane perpelitur te gjitha institucionet, ka vetem nje devocion, nderim diktatorit.
Shiu nuk ka te pushuar sikunder dhe kortezhi njerezor qe nuk ka te mbaruar veç nje gje eshte e sigurt, Perbindeshi ka ngordhur. Ditet, javet ndjekin njera tjetren dhe asnje shenje Lirie nuk po shfaqet ne horizont e te burgosurit natyrshem kane filluar te humbin durimin dhe mjerimi e shpresat mizore kane filluar te mbulojne fytyrat e tyre… Pak nga pak po i afrohemi Dimrit dhe sot ka filluar debora e pare e ashtu bute-bute ka shtruar çarçafin e bardhe… Me ne fund trokiti dhe Dita e Vitit te Ri qe shumica mendonte se do ta kalonte ne Liri prane te dashurve te tyre qe dhe ata mezi i prisnin. Eshte kohe darke dhe te burgosurit si zakonisht jane rreshtuar per te ngrene darken, ate pak supe nga mbeturinat e gjelles se ushtareve kur nga menza del nje i burgosur i shoqeruar nga policet qe i bertasin e ulerijne. Ai ka gjetur nje krimb ne supen e tij dhe jua ka treguar te burgosurve te tjere te cilet ne rradhe, njeri pas tjetrit, e kane derdhur supen ne kazanin e plehrave. Nderkohe lajmerohet komanda dhe ne kamp vjene oficeri rojes i cili pasi i ka reshtuar te gjithe te burgosurit pyet se kush prej tyre e ka gjetur krimbin. Nje i burgosur, duke ngritur doren i pergjigjet oficerit te rojes e nderkohe oficeri rojes i ben shenje te dale nga rreshti e te qendroj perball turmes se te burgosurve dhe pastaj ju drejtohet te burgosurve; e shikoni kete armik te betuar? Ky maskara ka hedhur krimbin ne gjelle per te diskretituar komanden dhe qeverine? Ju e dini shume mire qe ushqimi eshte i bollshem dhe i paster dhe qeveria e partia kujdeset per ju. Ky armik i betuar i popullit nuk ka per tu reabilituar kurre dhe do te ngordh si krimbi ne burg! Dhe, pasi jua beri me shenje policeve, duke u larguar neper shkellet qe te conin ne zyrat e komandes, policet e mberthyen prej krahesh fatkeqin dhe pasi e lidhen e morren ne drejtim te birucave. Te burgosurit ne turme filluan te mermerisnin nderkohe qe policia dha urdher te shperndaheshin e te niseshin drejte fjetores. U nisa drejte shkalleve per te shkuar ne fjetore dhe dikush me preku supet. Ishte nje shoku im qe gjithmone bente shaka, edhe ne momente dramatike. Ku shkon me the duke qeshur?E veshtrova nje çast pa folur dhe pastaj me buzen ne gaz ju pergjigja; ne krevatin e kashtes te mbuloj koken me batanije e te pres plakun e Vitit te ri. Ne moment fytyra e tij u vrejt, me veshtroi me dhimbje dhe u nis drejte dhomes se tije pa folur. Ah, harrova i thashe me ze te ulet: ç’fare me tha bashkevuajtesi? Krimbi ishte dhurata me e bukur e Vitit te Ri dhe sonte do te shkruaj nje drame! Kujdes me tha ai, sonte ka shume police verdalle dhe po te kapen do te te kalbin ne qeli dhe u largua. Dhe ate nate, me koken mbuluar me batanijen e grisur e te piste, une shkruajta nje nga dramat e shumta por pa mundur t’a hedh ne leter ngaqe policet hynin e dilnin pa pushim neper dhoma. Debora vazhdonte te binte pa pushim dhe britmat e ushtareve qe nderronin sherbimin, dhe ndonje fisheke drite qe hidhej per te ndricuar telat me gjemba, me kujtuan se kishte trokitur Viti i Ri 1986.
Zbulova koken dhe i hodha nje veshtrim dhomes, te gjithe kishin mbuluar kokat me batanije, doja ti zgjoja, t’ju tregoja se kishte ardhur Viti i Ri, por mu duk so do t’u prishja enderren. Zot thashe me vete, ç’fare te kemi bere?!
SPAÇ 1985