Me rastin e Festës së Pashkëve, Balli Kombëtar Demokrat në Republikën e Kosovës i përgëzon të gjithë besimtarët e krishterë dhe familjet e tyre, kudo që ata ndodhen.
Pashkët simbolizojnë Kryqëzimin dhe Ringjalljen e Krishtit, dështimin e vdekjes në përballje me Jetën dhe të mirën që buron nga Hyji.
Dhashtë Zoti, që shqiptarët Pashkët e ardhshme t’i presin në Shqipërinë e bashkuar etnike, demokratike, të inkuadruar në strukturat euroatlantike, në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe vendet mike të BE-së.
Zoti e Bekoftë me Ringjallje Shqipërinë etnike dhe Kombin Shqiptar!