PËR MENDJENDRITURIT!

SHKRUAR NGA AGIM CURRI, E BOTUAR MË 10.01.2008

Dy fjalë për (Pa)varësinë e Kosovës.

Pavarësia e Kosovës, jo vetëm e kushtëzuar; por, edhe sikur të ishte klasike, është një dhunë ndërkombëtare ndaj Kombit shqiptar; njësoj si pavarësia e Shqipërisë londineze me 1913 me Kongresin e Berlinit, me ç’rast u bënë operacione cezareske mbi Tokat tona stërgjyshore. Kjo pavarësi është riciklim ndërkombëtar i ricoptimit të Kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike. Me këtë pavarësi, me kërkesat ahtisariane për simbolët pa asnjë identitet kombëtar; po legalizohen rrugët e padrejta për coptimin përfundimtar të shqiptarëve të Kosovës, në veçanti, dhe të shqiptarëve, në përgjithësi.

I ndëruari populli im, i shumëvuajtur dhe i nëpërkëmbur, me Pakon e Ahtisarit Kosova do të sundohet me vite të pacaktuara nga tri pushtete; nga ICO-ja, nga UNMIK-u dhe nga EULEX-i, e më së paku nga shqiptarët të cilët do të jenë vetëm vezhgues të proceseve.

Kosova nuk do ta ketë ushtrinë e saj për shumë vite; Kosova nuk do ta ketë Flamurin dhe Hymnin kombëtar shqiptar; Kosova do ta ketë një identitet hibrid kombëtar, respëktivisht do të shpikët identiteti “kosovar”.Të ndëruar shqiptarë, a i thuani juve kësaj pavarësi kombëtare. Unë po thëm JO! Kosova nga një shtet kombëtar do të shëndrrohet në shoqëri multietnike me 95% popullatë shqiptare. Kosovës do t’i imponohen simbole të reja kombëtare (shtetërore) ; do t’i imponohet një Flamur i ri shtetëror që nuk ka asgjë të përbashkët me kombin shqiptar. Kosovës i imponohet një Hymën shtetëror sikur për shurdhmemeca; Kosovës nuk i lejohet bashkimi kombëtar dhe shumë “marifete” tjera të cilat do t’i shohim pas disa vitësh.

Të ndëruar Ju bashkëkombas të mi kam një pyetje: Si mund të quhet pavarësi me sovranitet kur hapur po pranohet nga vetë politikanët tanë së do të kemi një pavarësi të mbikqyrur, apo një pavarësi të kushtëzuar. Kosova është një rast “sui generis” sa i përketë statutit të pavarësisë. pra një pavarësi e kushtëzuar dhe e mbikqyrur nga të huajt. Kësaj i thojnë vetëm një marrëzi dhe verbëri politike, që qëllim të vetin e ka që ta vën në një gjum hypnotik popullin shqiptar dhe ta largojë ate nga aspirata e tij shekullore, pra ta largojë nga bashkimi kombëtar – nga bashkimi i trojeve shqiptare.

Kjo politikë anti-demokratike e imponuar edhe nga “miqët” tanë, po ndikon negativisht në Marrëdhënjet ndërkombëtare, duke e venë në dyshim dhe duke krijuar dilema tëk akterët e politikës ndërkombëtare, së shqiptarët nuk dijnë të bëjnë dhe të mbajn shtet; së shqiptarët nuk duanë bashkimin e trojeve të veta; së shqiptarët nuk e duanë bashkimin kombëtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: E drejta e autorësisë i përket autorëve! Ju lutemi për mirëkuptim.