Epo qe, nuk po due jo,
S’po due me korruptu hoxhen,
S’po due të më qon në xhenet (parajsë),
S’po due t’më flet me ato lutjet
T’më përjarget sipri n’gjuhen arabe;
Në gjuhën qe s’e kuptoj,
Në gjuhën që s’âsht’ e imja,
Në gjuhën që s’e kupton, shqiptari.
Kushdi çka m’thot aty sipri meje…
Më shan; për turk – arab më trajton,
Kushdi çka thot për secilin nga ne…
S’i dua ato simbole shkrolash
Që shpirtin tim t’ma dhunojnë.
Thjesht, për inat të hoxhës që po më rren,
Po due me shku në të syresh xhehnem.
Nëse ma paskan hangër gjuhën time,
Nëse gjuhën time ma quejnë gjuhë dreqi,
Me gjuhë “të dreqit” në dheun tim due të dhesohem,
Nuk due me dheun prej shkretine të shkretnohem!
DIBRAN GASHI, 31 mars 2020