SHEFQET JASHARI-STROFCI
Reagim në intervisten e Naim Malokut të botuar në ’’Bota sot’’ më 11.12.1999
Zotëri Naim Maloku vjet nga fronti i luftës në Kosovë ia pat dhënë një intervistë gazetës nga Shkupi “Fakti’’, ku pat shkëlqyer me guximin e tij qytetar dhe intelektual duke kërkuar nga të gjitha subjektet politike të Republikës së Kosovës ta formojnë një Qeveri të përbashkët dhe ta institucionalizojnë dhe departizojnë UÇK-në. Paralajmërimi i redaksisë së “Bota sot” se më 11.12.1999 do të botohej një intervistë me Naim Malokun, lexuesit e saj i pat gëzuar pa masë, pasi shpresonin se edhe sivjet Naim Maloku, do të kishte guximin e njëjtë si në vitin e kaluar për t’i sqaruar shumë paqartësi, dezinformata dhe për t’i hedhur poshtë të pa vërtetat që sot po qarkullojnë në opinionin tonë për rrjedhat e ngjarjeve me rëndësi kombëtare të këtyre viteve. Fatkeqësisht ndodhi e kundërta e asaj që opinioni priste prej Naim Malokut. Shumë pyetjeve ai nuk iu përgjigj fare, me disa përgjigje krijoi konfuzion, paqartësi duke e dezinformuar opinionin tonë me të pa vërteta, gjysmë të vërteta dhe kopalla me të cilat ia kanë mbushur koken shpifës të ndryshëm, partiakë të shtirë dhe karrieristë të sëmuar për pushtet, spiuj të sigurimeve të huaja të infiltruar në strukturat e subjekteve shqiptare të Republikës së Kosovës.
Nuk munda të rri indifirent e të mos reagoja dhe t’i hedh poshtë me fakte dezinformatat dhe të pa vërtetat që po mundohet të na i shesë për të vërteta zotëri Naim Maloku. Të fillojmë me radhë. T’i shohim kontraditat në të cilat bie Naim Maloku, kur zbulon “mosmarrëveshjen” që paska qenë në mes tij dhe Ahmet Krasniqit në lidhje me konceptin e organizimit të ushtrisë së Kosovës. Naim Maloku në pyetjen që ia shtron intervistuesi Dervish Jahjaga se “A e keni njohur personalisht kolonel Ahmet Krasniqin dhe në çfar rrethanash është vrarë ai në Tiranë?”, ai përgjigjet “Unë e kam njohur Ahmet Krasniqin (nuk tregon kur dhe ku e ka njohur dhe del jashta temës së bisedës, pastaj vazhdon) mosmarrëveshtja ime me Ahmet Krasniqin (nuk tregon kohën se kur e kishte pasur atë “mosmarrëveshtje”) ka qenë rreth kyçjes së oficierve në UÇK, varianti im ka qenë se duhet menjëherë oficerët të futën në Kosovë, sepse nuk kemi ushtri, djemtë e Kosovës nuk e kanë kryer ushtrinë, duhej të ngrihej ushtria, të profesionalizohej ajo.
Nevoitej të krijoheshin njësitë dhe grupet (a thua mendon Naimi për grupet ushtarake siç u krijuan në Kroaci?) sa më parë. Varianti i Kolonel Ahmet Krasniqit ka qenë krijimi i një ushtrie jashtë shtetit e pastaj të futeshin në Kosovë pas gjashtë muajve…’’. Në çfarë kontradite të thellë bie tani zotëri Maloku, kur e demanton vetvehten: Ai thotë: ’’Unë jamë takuar me Ahmet Krasniqin në muajin mars të vitit 1998 në Lubjanë së bashku me 15 oficerë tjerë dhe se qëndrimi ynë ka qenë të futeshim menjëherë në Kosovë’’ Pra, sipas Malokut edhe Ahmet Krasniqi ishe i mendimit të futeshin menjëherë ushtarakët në Kosovë. Ja edhe një fakt tjetër. Është fjala për intervistën e Ahmet Krasniqit që ia pat dhënë gazetarit të TVSH-ës Besnik Kadës me rastin e dhënies së betimit dhe hyrjes në Kosovë të Brigadës 134, që është botuar në “Bota sot” më 21 shtator 1999. Në pyetjen e gazetarit se “cili është niveli ushtarak i përgatitjes së forcave që ju i drejtoni?’’, kolonel Krasniqi përgjigjet: “Çdo njësi jona luftarake, para se të hyjë në fushëbeteja, përgaditet më tepër se shtatë ditë”. (pra përgatitjet zgjasin me ditë e jo me muaj siç thotë Maloku). Fakti tjetër që e hedh poshtë egzistimin e “mosmarrëveshjes” në mes Krasniqit dhe Malokut na e zbulon vet Naim Maloku kur thotë: “Njëherit unë jam emëruar nga kolonel Krasniqi, nga Ministria e Mbrojtjes dhe për dy ditë jam futur në Kosovë”. Në fakt sipas intervistës së zotëri Naim Malokut shifet se kanë egzistuar dallime të mëdha në mes kolonel Ahmet Krasniqit dhe kapiten Naim Malokut për mënyrën e formimit dhe organizimit të ushtrisë, por nuk kanë egzistuar kurrfarë dallimesh sa i përket kohëzgjatjes që duhej për përgatitjen e ushtarëve për të hyrë në Kosovë. Të shikojm se ku ishin dallimet në mes këtyre dy oficerve tanë. Naim Maloku thotë: “Kontaktet e para i kam pasur më 1997 me individët e UÇK-së. (-pastaj vazhdon –vërejtja ime) Me 8 mars të vitit 1998 e lash familjen time në Lubjanë dhe shkova në Tiranë ku u vura në dispozicion të SHP të UÇK-ës”. Ndërsa Kolonel Ahmet Krasniqi, nuk i ven kontaktet me individ por i ven ato me Qeverinë e Kosovës qysh në vitet e para të viteve 1990, ku edhe vihet në dispozicion të saj. Duke ditur Ahmet Krasniqi se vetëm një ushtri e fortë, e institucionalizuar dhe e departizuar është në gjendje t’i realizojë aspiratat e popullit tonë për çlirim, liri dhe bashkim kombëtar, ai i ripërtriu kontaktet më 1994, 1996 dhe 1998, kur me propozimin e kordinatorëve të ushtarakëve të Kosovës, që gjendeshin në Evropë, Qeveria e Kosovës e cakton kolonel Ahmet Krasniqin për Kryes të Detyrës së Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në muajin mars të vitit 1998.
Ahmet Krasniqi duke ditur për ekzistimin e grupeve që përbënin UÇK-në, vuri kontakte me ato grupe dhe përfaqësuesit e subjekteve politike e shtetërore të Republikës së Kosovës, duke shpresuar se do të gjejë përkrahjen e tyre për ta institucionalizuar UÇK-në. Por Naim Maloku duhet të na shpjegojë se si është e mundur, që në të njëjtën kohë të vihet në dispozicion të dy subjekteve ushtarake: të SHP të UÇK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, kur vet thotë se për hyrjen e tij në Kosovë vendosën Ahmet Krasniqi dhe Ministria e Mbrojtjes, edhe pse më herët ai qe vënë (sipas tij) ’’në dispozicion të SHP të UÇK-ës’’?! Ja pra, çfarë dallimesh të mëdha ishin në mes Kolonel Ahmet Krasniqit dhe kapiten Naim Malokut përkitazi me formimin e ushtrisë së Kosovës. Ahmeti pra bënte përpjekje maksimale për ta institucionalizuar UÇK-në duke e bashkuar me Ministrinë e Mbrojtjes, që do t’i printe bashkimit të të gjitha forcat shqiptare pa dallim bindjesh politike apo ideologjike, ndërsa Naim Maloku ishte për formimin e ushtrisë së Kosovës në mënyrë jo institucionale. Në fillim sa ishte Naim Maloku nënkomandant i nënzonës së Rekes së Keqe, kërkonte institucionalizimin e UÇK-ës, por pasi arriti të depërtoi deri në ’’hiearkinë më të lartë të komandimit të Shtabit të Përgjithshëm’’, ndërroi mendje dhe mbron vijen jo institucionale të formimit të ushtrisë. Tash Naim Maloku fajëson Qeverinë e Republikës së Kosovës, kur thotë: “…ka pasur tentime të krijimit të strukturës paralele nga Qeveria e Bukoshit e cila e kishte formuar Shtabin e vet në Tiranë, disa qendra dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Dhe kjo ishte vetëm tentim i krijimit të njësive paralele. Por UÇK-ja ishte formuar para Ministrisë së Mbrojtjes së qeverisë së Bukoshit. Dhe natyrisht kjo ka pasur ndikim negativ në popull. Si psh, disa njerëz thonin se në atë ministri ishin njerëz profesionalistë, se janë të armatosur me armatime moderne dhe se janë me mijëra”. Duhet të jetë i sigurt Naim Maloku se sikur të mos e kishin penguar “individët e UÇK-ës” Ministrinë e Mbrojtjes, ajo do të siguronte armatime moderne për UÇK-në, do t’i mobilizonte të gjithë ushtarakët tanë në UÇK, dhe do t’i përgadiste me mijëra ushtarë në pikpamje psiqike, fizike dhe ushtarake në qendrat e stërvitjes në Shqipëri para se të futeshin në mënyrë të organizuar në Kosovë, dhe nuk do të kishte për të ndodhur që luftëtarët e UÇK-ës, të luftonin kundër armates jugosllave me kallashët e Shqipërisë të qitur nga përdorimi, por do të kishin armatime moderne dhe të rënda dhe nuk do të kishin kurrfar mundësie ’’individët e UÇK-së’’të manipulojnë me UÇK-në, dhe as ta përdorin atë si ushtri të tyre private. Komandanti i Naim Malokut, Ramush Hajredinaj, në një intervistë dhënë Bardh Hamzajt, botuar në librin me titull: “Rrëfim për luftën dhe lirinë” pati guximin qytetar dhe ushtarak ta thotë të vërteten përkitazi me personat që më së tepërmi e penguan UÇK-në.
Ai thotë: “Problemi është se nuk ka udhëhequr askush. Domethënë, nuk ka pasur udhëheqje të mirëfilltë. Ka pasur një fërkim të vazhdueshëm në logjistikën në Shqipëri. Meqë logjistika lidhet ngusht edhe me të hollat, mund të them se, që nga fillimi i luftës një pikë e dobët ka qenë veprimi me të mirat materiale dhe me teknikë për luftën. Në radhë të parë, njerëz të caktuar të logjistikës kanë pasur simpati për njerëz të caktuar në ushtri, është vepruar në bazë të logjikës lokaliste, në bazë të lidhjeve familjare. Nga ana tjetër, njerëzit e logjistikës, shumë herë kanë qenë pretendues të komandimit të luftës në Kosovë. Pretendues të të qenmes udhëheqës i luftës në Kosovë, të të thirrurit në Shtabin e Përgjithshëm dhe në komandant të ushtrisë. Ky pozicion është munduar të fitohet në bazë të logjikës “nuk je i dëgjueshëm, nuk të jap teknikë’’. Në vijim Hajradini duke i përgjigjur pyetjes se “a ka pasur këso rastesh konkrete?’’ thotë: ’’Jo vetëm që ka pasur këso rastesh por kështu është kryer puna vazhdimisht. Ai që ka qenë i dëgjueshëm, që u ka bërë lajka ka marrë teknikë, ai tjetri jo. Kjo ka çuar deri atje sa që çdo zonë të ketë një shtab të logjistikës në Shqipëri. E Dukagjini ka pasur katër apo pesë’’. Komandant Ramush Hajradini tregon se njerëzit që kanë udhëhequr logjistikën kanë dashur ta kontrollojnë dhe ta udhëheqin luftën në Kosovë kur thotë “konkretisht, të tillë kanë qenë Xhavit Haliti dhe Azem Syla të cilët kanë menduar se në Kosovë gjithshka duhet të shkojë sipas mendimit të tyre. Shumherë veprimet e veta për të ndihmuar furnizimin i kanë kushtëzuar me dëgjueshmërin tonë ndaj tyre’’. Pastaj Hajradinaj vazhdon: “Domethënë, është kërkuar të ishim të dëgjueshëm ndaj argatëve që i kishin Azemi dhe Xhaviti në terren dhe të pranonim se egziston një Shtab i Përgjithshëm, e faktikisht nuk egzistonte, nuk ishte i kompletuar. Kërkohej të vepronim në bazë të urdhërave të “shokëve” që nuk dihej se kush janë. Na thoshin: ‘Kanë thënë shokët, kanë thënë shokët’! Cilët shokë?
Me shokët aludonin në Shtab të Përgjithshëm. Në fakt, kjo ishte një mënyrë për mbajtjen e mekanizmit ushtarak nën kontroll me diçka të “hijes, të nëntokës, me diçka misterioze”. Ndërsa Naim Maloku thotë pa iu skuqur faqja se: “UÇK-ja ka vepruar nën një komandë dhe nën një Shtab të Përgjithshëm, çka është fat i madh dhe fatlum’’?! Shtrohet pyetja ishin këta dy komandantë në një ushtri dhe në një komandë?! Cili po na e thotë të vërteten vallë? Nuk është vështirë për ta kuptuar të vërtetën kur po shifet kjartë se Naim Maloku ka vendosur për ta mbrojtur pararojën staliniste të LPK-ës, e cila ishte dhe është kukull në duart e treshit: Nanosit, Mejdanit dhe Klosit, të cilët pasi e veshën me të zeza Shqipërinë më 1997 morën urdhër nga patronët e tyre sllavo-greko-serbë për ta penguar çdo gjë që shkon në të mirë të Kosovës dhe UÇK-së. Mosrealizimi dhe shkelja nga “individët e UÇK-së” të marrëveshjes së arritur në Norvegji në maj të vitit 1998 në mes Adem Demaçit që përfaqësonte UÇK-në, dhe Ahmet Krasniqit, që e përfaqësonte Ministrinë e Mbrojtjes, me anën e së cilës u vendos bashkimi i dy subjekteve ushtarake në një Shtab të përbashkët komandimi, Kosovës, UÇK-së dhe çështjes sonë kombëtare i shkaktuan dëme kolosale, pasi që UÇK-ja mbeti ushtri e pa institucionalizuar dhe e dobët, pa armatime dhe teknikë të domosdoshme, pa kuadër të nevojshëm me përgatitje të duhur profesionale, e përçarë në disa klane që bënin luftë për të zënë pozita sa më të përshtatshme në udhëheqjen politike dhe operative të saj. Morali i lartë luftarak i rinisë tonë heroike nuk kishte mundësi t’i zëvendësonte faktorët e lartëpërmendur që i mungonin UÇK-ës, prandaj edhe prononcimet e analfabetëve politik e ushtarakë se “40-60% e territorit të Kosovës është çliruar”, nuk ishin asgjë tjetër përpos një kurthë e përgatitur me kujdes nga shkiet gjakatarë për të pasur’’arsye’’ ta vejnë në veprim taktikën e ’’tokës së djegur’’, për ta kallur Kosovën dhe për ta shkatërruar bazën e të qenmes sonë kombëtare. Kryekasapi i Ballkanit dhe kryespiuni i greko-sllavo-serbve Nanosi i kishin bërë planet e tyre të fshehta. Skenarët dhe taktikat ishin të përpunuara dhe të përgatitura në detale. Duhej që Kosova të mbushej me kallashnikovë të dalur nga përdorimi gjatë kalljes së Shqipërisë më 1997 nga serbo-grekët dhe kolona e tyre e pestë, për t’ia mundësuar Jugosllavisë për ta bërë Kosovën tokë serbe me aksionet luftarake të ndihmuar nga teknika moderne për t’i dëbuar shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna.
Ahmet Krasniqi edhe pse bëri kontratën për blerjen e armatimeve dhe teknikes ushtarake prej 49 milion DM, mbeti pa e realizuar për shkak se Nanosi nuk donte që UÇK-ja të paiset me armatime moderne dhe armatime të rënda. Hyrja e Brigadës 134 në Kosovë më 24 qershor të vitit 1998 të komanduar nga Tahir Zemaj u bë në bazë të Marrëveshjes së arritur në mes Demaçit dhe Krasniqit në Norvegji dhe kurrësesi nuk mund të konsiderohej “njësi paralele”, por ishte njësi operative e UÇK-së, e përgatitur në pikëpamje fizike psikike dhe ushtarake, dhe e kompletuar me kuadrin e nevojshëm ushtarak. Po ashtu në bazë të asaj Marrëveshjeje, Ahmet Krasniqi dërgoi grupin e parë të oficerve në Kosovë nga diaspora jonë për t’i përforcuar njësitë e UÇK-së me oficerë tanë të karrierës ushtarake. Edhe kontrata e nënshkruar me një shtet mik për blerjen e armatimit të rëndë ishte lidhur në bazë të asaj marrëveshtjeje, por me shkeljen e saj nga pararoja staliniste, kontrata u stopua nga shteti mik për të bërë presion në subjektet shqiptare të bashkoheshin. Fatkeqësisht Marëveshja u thye qysh në hapat e parë nga Xhavit Halitët e LPK-së dhe mësuesit e tyre Nanosi, Mejdani dhe Klosi.
Por, Naim Maloku nuk qet shibël mbi “individët e UÇK-së” që penguan çdo organizim të mbarë të shqiptarëve. Ai pa mëshirë i fajëson kolegët ushtarakë se “nuk kanë ardhur në Kosovë”. A thua ende nuk ka dëgjuar Naim Maloku për rrahjet, burgosjet, plagosjet dhe vrasjet e oficerëve tanë nga “individët e UÇK-ës”. Atyre le që nuk iu janë njohur gradat por iu janë nënshtruar nënçmimeve e poshtrimeve nga më të papranueshmet. Me siguri Naim Malokut, kroatët, nuk i kanë parashtruar ato kushte që “individët e UÇK-së” u parashtruan oficerëve tanë. Ai në ushtrinë kroate nuk ka hyrë si ushtar i thjesht, siç u detyrua të hyjë në UÇK, nga “individët e UÇK-ës’’. A thua nuk e din ende Naim Maloku se për çfarë arësye dhe për interes të kujt hyri në përdorim kjo rregullore në UÇK që ushtarakëve që i kishin kryer akademitë ushtarake në Jugosllavi të mos ju njohen gradat ushtarake?! Si nuk u kujtua t’i flasë dy fjalë të mira Naim Maloku për kolegët e tij, të cilët ranë në fushën e nderit në Betejën e Logjës dhe në Betejën e Kosharës, që ishin Betejat e vetme që u zhvilluan në nivel të lartë të komandimit profesional, pa të cilat UÇK-ja jo se nuk do të mund të krenohej, por do të mbetej shumë e varfër në suksese. Së paku Naim Maloku është dashur t’i qortonte haptas “individët e UÇK-së’’, të cilët për dy javë sa u bënë luftimet e ashpra në mes njësive të UÇK-së, të komanduara nga ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave serbe, për hapjen e kufirin shqiptaro-shqiptarë, i mbajtën të fshehta para opinionit sukseset e luftëtarëve tanë në Betejen e Kosharës, ku ranë dëshmorë më tepër se 120 ushtarë dhe oficerë, në mesin e të cilve edhe komandantët Salih Çeku, njëri ndër themeluesit e UÇK-së dhe Agim Ramadani, oficeri atdhetar, i cili projektin e Ahmet Krasniqit për ta thyer kufirin e bëri realitet me ndihmën e kolegve dhe ushtarëve trima të UÇK-ës, të komanduar nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.
A thua nuk e din ende Naim Maloku se Durrësi, Rinasi, Tropoja, Kukësi dhe Gllogjani kontrolloheshin nga përfaqësuesit më besnik të pararojes staliniste të LPK-së, për të mos lejuar të kyçeshin në UÇK vullnetarët që donin të luftonin në emër të Kosovë dhe lirisë së shqiptarve, të cilët i njihnin institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, por nuk donin të luftonin për interesa të ngushta të pararojës staliniste të LPK-ës dhe të partiakëve të shtirë dhe karreristëve të sëmrë për pushtet të LBDK-ës, që kishin bërë aleancë për të shkatrruar çdo gjë që ishte ndërtuar me mund të madh gjatë tetë viteve nën drejtimin e Ibrahim Rugovës. Më në fund kisha për ta këshilluar Naim Malokun ta lexojë intervistën e komandantit të tij Ramush Hajradinajt të botuar në librin me titull “Rrëfim për luftën dhe lirinë”, që do t’i ndihmonte shumë për të kuptuar se kush ishin “individët e UÇK-ës’’, (që e patën kyçur në UÇK) të cilët aq shumë manipuluan me emrin e UÇK-së dhe kryen aq shumë komplote kundër saj, pa njohjen e të cilave nuk do të bëhej kurrë këshilltar “i mirë” ushtarak, post të cilin tash ia ka caktuar vetvetes.
Botuar : “Bota sot”, më 23-24 dhjetor 1999