Për gjithçka kam me i tregu Zotit

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Kulti i personalitetit te shqiptarët

Para luftës së haptë, kur UÇK dilte me maska, nje djalë i fshatit X, e ndal babën e vet te vada e katundit dhe e merr pak në pyetje. Kur shkon në shtëpi, ky X personi fillon t’iu tregojë anëtarëve të familjes duke ua përshkruar ushtarin si njeri të zhvilluar e gjigant duke mos e ditur që ishte djali i tij… Shkurt, e ngrit në qiell.

Edhe disave që kanë nisur të besojnë se edhe kakës se Albinit i vjen era kadaif Stambolli, po iu tregoj që njësoj flisnin dikur për Thaçin. Janë do tjerë që kanë folur njësoj për Rugovën. Këta, nuk kanë faj, sepse kulti i personalitetit te shqiptarët është tepër i madh. Kjo vjen nga autoriteti që te shqiptarët kishte i Zoti shtëpisë, i cili kur hynte në shtëpi, të gjithë ngriteshin në kërmbë. Ende ekziston kulti i BABËS, sepse kur bëjnë sherre fëmijët, NANA, në vend se të merret me edukimin e tyre u thotë : » kam me i tregu babës, ose ka me të rreh baba kur të vjen te shtëpia ».

Veç kësaj kanë jetuar në dy regjime komuniste te egra ku kulti i personalitetit ishte në piedestal, pothuajse sikur sot në Korenë Veriore.

Kështu që, na ka mbetur të themi, kujdes se kam me i treguar Albinit!

Krejt po ma kujtojnë atë fëmijën e vogël të Sirise i cili i mbuluar me gjak, pak para vdekjes kishte thënë:

« Për gjithçka kam me i tregu Zotit »!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top