SHKRUAN: REXHEP SHAHU
Të gjithë ata që e luftojnë Ilir Metën e sotem duke goditur Ilir Metën e djeshëm, harrojnë se janë ku janë në pushtete dhe me duar në gjij te pushteteve falë Ilir Metës.
Ata që godasin Ilir Meten sot, dje ia mbanin shurrën në grusht. Sepse Ilir Meta dhe vetëm Ilir Meta e solli në pushtet Edi Ramen të cilin socialistët e vërtetë nuk e kanë dashur kurrë, përjashto ca lopë grazhdi që bëjnë gjithmonë një propagande, është yni Edi, është yni, është “muti” ynë, nuk është malok muti.
Ata që mendojnë se po godasin Ilir Meten sot ne fakt godasin shtetin e të drejtes, kushtetutën dhe zevendesuan ligjet e dekretet me urdhër kryeministri. Ata e kanë frikë Ilir Meten si mbrojtës të ligjit si aleat të së drejtës. Ngaqë dridhen nga Ilir Meta i sotëm ata godasin pa mëshirë me shpifje Ilir Meten e djeshëm. E drejta e gjithkujt të bëhet prokuror e gjyqtar publik ne fb dhe në ekranet televizive që janë bere frengji krimi me leje nga ku shpifet pa dert dhe gjithkush goditet nen brez ka përbaltë gjithkend dhe opinionet e gjithologeve të ekraneve merren si të vërteta prej zotit.
Unë nuk jam mik i Ilir Metës, por sot Ilir Meta është gardian i kushtetutës dhe unë dua dekretin e “gabuar” para urdherit “të drejtë” kryeministror.
Nuk është as e ndershme as e fisme as e moralshme që për ta vrarë Ilir Meten e sotëm, të vrasësh atë Ilirin e djeshëm që bëri Ramen kryeminister, atë Ilir që Rama e bëri president dy vjet më parë e jo 200 vjet më parë. Për miqtë e mi duhet ta shpreh sërish se nuk jam mik i Metës sepse ai nuk më mbrojti në të drejtën time prej një ministri të tij gjë e butë që të ngjitet për këpuce kur më hoqi nga puna e më flaku në rruge…
Shteti ka rënë se nuk zbatohen qëllimshëm dekretet që janë ligje. Shteti është marrë peng dhe urdhërohet si prostituta e përdhunuar dhe e hedhur të plehrat. Shteti ka rënë se virgjërinë e drejtësisë e provon kryeministri që i di të gjitha. Shteti ka rënë se burimi i vetem i të ardhurave është droga, ekonomia e padukshme. Shteti ka rënë se të gjithë po rendin të ikin prej vendit si prej koleres që e perhap qeveria. Shteti ka rënë dhe kryeministri vjell vner në parlament e zgerdhihet në mejhane.