SHKRUAN: DR. NIHAT BAKALLI, KRYETAR I BALLIT NË MËRGIM
Kjo eshte per ata, qe e dijne, por nuk duan t’a pranojne! Eshte per ata, qe nuk e dijne! Eshte per ata, te cilet e helmatosin ajrin, sepse nuk i leverdis! Eshte ne menyre te veçante per armiqte e TIJE sidomos te djeshem, por edhe te sotem…
Çdo vit, ne fillim te vjeshtes, nje grumbull shokesh, te vjeter e te rinje, anetare ose jo te Ballit Kombetar, kemi shkuar dhe i kemi bere vizite varrit ku pushonte dhe akoma pushon, njaj burri i madh, sherbetori i Shqiperise, MIT’HAT FRASHERI. Kemi vene nje kurore lulesh, benim fotografi dhe fjalime te rastit, e kujtonim idealistin per veprat, qe kishte bere ne mbrojtje te Shqiptarizmes!
Prane Tije, vizitonim edhe grumbullin tjeter, qe pushonin edhe pushojne ne varrezat Ferncliff, ne Harstdale te New Yorkut, sic ishin, duke zene ne goje vetem disa, si Prof. Zef Pali, dr. Ali Koprencka, dr. Ruzhdi Daca, Lufto Toto, Talat Karagjozi, Sulejman Male, Emin Kopliku, Syrja Frasheri etj. Çdo vit, pra! E kujtonim çdo vit! Dhe tani se fundmi, e ben kete gje nje tjeter ballist, Hilmi Prodani, se bashku me vajzen e tije, Liria.
Le te mos çirret ndonje tek, tuk…
Se bashku me shokun tem te pa harruar, Luan Gashi, kemi shkuar per te saten here ne drejtorine qendrore te varrezavet duke bere kerkesen, qe eshterat e Mit’hatit te çoheshin ne vendlindje dhe na eshte thene kush e di sa here, se per kete gje duhet te mirret vetem nje i aferm i te ndjerit… Nje kerkese te tille ia kemi bere edhe nje ish kryetari te qeverise se kohes… Per kete, s’kemi marre veçse premtim!
Eshte e kote, qe mund te çirret ndonje çirak per nje grumbull votash apo levdatash.
Mit’hatit nuk i mbetet tjeter veçse te sillet ne varrin ku akoma pushon. Fajin e bere e pranon edhe armiku!
https://youtu.be/QfEolzANqcM