Pedofilija e shtetit turk ndaj shtetit te Kosoves

Shkruan: Anton Kolaj, 22.04.2016

1.
Sot ne Kosove qenka dita e komunitetit turk. Dhe kjo ska asnje te keqe, sepse ne nje shtet demokratik dhe te lire, sejcil qytetar duhet te ndij veten te lire dhe te festoj ditet dhe festat e veta nacionale dhe fetare.
Doren ne zemer une nuk e dij se a kane shqipetaret qe jetojne ne Turqi diten e tyre si dite kombetare qe i bije se a ka manifestime zyrtare per 28.Nentorin, e per te cilen dite do te ftoheshin perfaqesuesit e shtetit te Kosoves?
Por dua te terhjek verejtjen se kjo dite nuk eshte dite e te gjithe qytetarve te Kosoves! Festa te tilla jane ato me karakter shtetror, apo jo?

Si per shaka, nje mik imi, pas lajme qendrore ne RTK, me muar ne telefon dhe me uroj kete fest duke me thene : meqe ti ke ende shtetsi te Kosoves, urime dita e turqve, alias e qytetarve te Kosoves!

Por te lejme anash per nje moment shakane ironizuese te ketij miku tim te hidheruar ! As nje te keqe nuk shof qe turqit te urohen per kete dite, te suportohen nese kane nevoje, te vizitohet komuniteti turk ne lokalitetet ku jetojne etj. Por perfaqesuesit e institucioneve shtetrore te Kosoves duhet te jene shume te matur ne keto raste, te rrijne dhe te komunikojne ne korniza kushtetuese dhe te mos bejne kesi lloj leshimesh.

Komunikimi i qeveritarve dhe udheheqesve politk me qytetaret e Kosoves duhet te jete me i sinqerte, me permbajtsor, pa lajka dhe pa komplekse inferioriteti. Urimet e tilla qe nuk perkojne me permbajtjen dhe karakterin e ngjarjes, tingllojne sikur dikush t` i uroj Bashkesise Islame te Kosoves Pashket, ose Kishes Katolike t`i uroj Bajramin!

2.
Me rastin e dites se Turqve, ne Kosove po qendruake nje fukcionar i larte i Qeverise se Erdoganit. Shume mire. Nje kujdes per sivellezerit e tij, dhe kjo eshte per tu pershendetur. Ne fund te fundit Kosova ka lidhje shtetrore me Turqine dhe ajo konsiderohet si shtet mik yni. Por sikur ne traditen tone , po asht edhe ne diplomaci ka rregulla te komunikimit. Ne festa dhe ne gazmende, miku i mire respekton Zotin e shtepise, nuk ofendon, i peshtatet rastit per te cilin eshte ftuar dhe pritet dhe percillet me respekt.

Edhe ne diplomaci si dhe politik , ka nje kodeks te perpiket komunikimi dhe sjellje. Cdo fjale dhe fjali duhet te matet dhe te thuhet me mesazhe te kjarta.

A ishte sot e tille deklarate ketij funkcionari te qeverise se Erdoganit, kur ai thot se Kosova per neTurqine eshte si Qiproja dhe Azerbejgjani?! Eshte e ditur boterisht, vetem „vellezerit“ turq nuk po e kuptojne ende kete, se Kosova ne asnje aspekt, as ne ate historik, as ne ate kulturore, e as politiko-strategjik nuk eshte e ngjajsheme me Qipron dhe me Azerbejgjanin.

Kosova ne fakt, per nga e kaluara historike, ka me shume ngjajshmeri me Kurdistanit, me nje dallim se Kosova tani eshte shtet i lire dhe i pavarur, me synim dhe angazhim per te hy ne Europe, ndersa Kurdet ne Turqi vriten dhe presekutohen dhe u mohohen te drejtat elementare njerzore dhe kombetare nga ana e qeverise turke dhe shtetit qe udhehiqet nga Erdogani.

3. Te nderuar qeveritar te Kosoves, shprehjet e tilla te ketij zoterije jane ofenduese dhe eshte e natyrshme qe se paku Ministrija e Punve te Jashtme te Kosoves te reagoj, se paku me nje Note te bute diplomatike dhe te kerkoj nga qeveria e Turqise nje distancim nga ky qendrim.

4. Paraqitje te tilla nga zyrtare te larte te Turqise po thuhen shpesh ne Kosove. Kjo po me kujton nje debat qe u zhvillu ketu ne Gjermani per te dallu dashnine e PEDOFILIT nga dashnija e prindit ndaj femiut: edhe pedofili e don femiun, por ate ai e don si objekt, pra ME SYNIM per ta DHUNU, ndersa prindi e don femiun si qenje njerzore humane, per ta perkrah dhe ndihmu.

Dhe ne fund:
Zot ruaje Kosoven nga pedofilia turke!

4 thoughts on “Pedofilija e shtetit turk ndaj shtetit te Kosoves”

  1. Turqia edhe sot vazhdon te kete pretendime ndaj kombit tone investimi marramendes per te ndertu xhamija kudo e tregon kete. Po ashtu Skenderbeut nuk ju be asn ceremony perkujtimore. Do jete shume e veshtire per brezat e ardhshem qe ti pastrojne keta mbetje turke . Jam plotsisht I bindur se shqiptaret nuk i duan anadollet dhe fene e tyre Vizjoni I kombit tone ka qene dhe eshte perendimi.

  2. Pershendetje i nderuari Anton,
    Turqia e bene punen e saj si pese shekuj me heret ne zhdukjen e qenjes sone kombetare, duke vene ne dispozicion gjithe arsenalin e saj dhe nuk mund te presim me shume prej nje pushtuesi shekullor nga i cili trasheguam vetem hi dhe pluhur apo ndoshta edhe ndonje xhami dikund, por problem jane pseudointelektualet shqiptare, qe “lehin” per ta per nje kocke te hedhur.
    Dikur beja nje krahasim interesant ne ish Jugosllavi, ku gjysma e saj ishte nen austrohungari dhe pjesa tjeter nen Turqi. Secili njeri normal do te mund te dallonte kjarte kufirin mes ketyre pushtuesve; qytetet e tera te ngritura nga austrohungarezet dhe shkrumbin dhe hirin e ngritur nga turqit…
    A duhet koment per kete!?

  3. Zekirja për të tuajt nuk e di, por shqiptarët gjatë periudhës së pushtimit ottoman nuk kanë pasur më shumë të drejta sesa nga Serbia gjatë pushtimit serb.

  4. zekirja_i@hotmail.com

    gabim se shqiptaret nuk kane pase historikisht poziten e kurdistanit ne Perandorine Osmane por kane qene pjesetar te barabart te Perandorise shih historia per kete deshmon. Te jemi te sinqert.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top