PATRIOTIZMI HIPOKRIT I SË MAJTËS

SHKRUAN: AV. XHAFER SADIKU

Në fillim të viteve 1920, të majtët futën në ligjërimet politike termat “djalëri”, “atdhetar”, “tradhëtar’, etj. Ishte koha kur në Rusi kishte triumfuar revolucioni bolshëvik, ideologjia e të cilit ishte përhapur në tërë Ballkanin, përfshirë edhe Shqipërinë. Qysh atëherë, oratoria e politikanëve dhe shtypit të majtë do të karakterizohej nga hipokrizia patriotike apo thënë ndryshe, atdhetarizmi i rremë.

Të majtët e mbanin popullin nën frikën e konservatorizmit duke i përshkruar këta si tradhëtarë. Në të vërtetë, konservatorët donin që çdo hap drejt përparimit të hidhej i matur, për të ruajtur paqen sociale dhe mbrojtur interesat e popullit.

Ndryshe nga atdhetarët konservatorë, atdhetarizmi hipokrit nxiste ndjenjat patriotike të djalërisë për ti përdorur kundër kundërshtarëve të tyre politikë, sikur kinse ata, po rrezikonin atdhenë. Ata përçanë popullin duke e trembur me “gogolin e feudalizmit”, madje duke e ndarë në “djelmninë idealiste” dhe në “prapanikë” ose “tradhëtorë”, “shitës të atdheut në të huajt”!

Atdhetarët hipokritë, duke mos e përballuar dot prestigjin e lartë të konservatorëve dhe neokonservatorëve, përdorën vrasjet politike si armë kundër tyre, duke i etiketuar të gjithë si “tradhëtarë”. Gjatë viteve 1920-1924, numri i të vrarëve me atentate nga radhët e konservatorëve ishte i madh.

Me grushtin e shtetit të qershorit 1924, e majta tregoi pa aftësi proverbiale në qeverisjen e vendit, madje brenda një periudhe të shkurtër filluan grabitjet e pasurive kombëtare.

Pas triumfit të ligjshmërisë në dhjetor 1924, shumica e të majtëve u larguan jashtë atdheut dhe një numër i konsiderueshëm i atyre që deri atëherë akuzonin konservatorët si “tradhëtarë”, u vunë në shërbim të armiqve të Shqipërisë. Pati prej tyre që veshën këmishën e zezë të pushtuesit dhe u bënë antarë të Partisë Fashiste, për të kaluar më pas në Partinë Komuniste.

Me fitoren e së Majtës ekstreme, në 1944, komunistët u vetshpallën si patriotët e vetem të këtij vendi dhe kundërshtarët e tyre i quajtën “tradhëtarë”, duke i shpronësuar, burgosur dhe ekzekutuar. Është e tepërt të përmendim shifra, pasi që ato janë bërë publike.

Përgjatë gjysëm shekulli të regjimit të tyre, të Majtët që vetquheshin patriotë dhe atdhetarë, në fakt ishin shërbëtorët e Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.

Megjithë rënien e regjimit komunist, e Majta nuk e humbi pushtetin por pësoi metamorfozë duke privatizuar pasuritë kombëtare dhe në bashkëpunim me Mafien ndërkombëtare u bënë zotër të sektorëve strategjikë të ekonomisë.

Pasi realizuan këtë proces, iu kthyen përsëri termave të vjetër, duke e quajtur veten “progresistë”, “patriotë” dhe “atdhetarë”, ndërsa kundërshtarët e tyre si “reaksionarë”, “tradhëtarë”, etj. Natyrisht, në ndihmë të tyre kanë shkuar shumë renegatë me origjinë konservatore.

Njëlloj si paraardhësit e tyre, të majtët e sodit janë në të vërtetë atdhetarë hipokritë, pasi janë shërbëtorët e të huajve duke rrezikuar madje edhe copëtimin e territoreve të atdheut.

Klika mafioze-bolshevike e ka thelluar përçjen e popullit sipas vijës ideologjike, duke përdorur retorikën politike të viteve 1920-1924.

Për çudi, konservatorët nuk po i përgjigjen me të njëjtën monedhë që iu përgjigjen koncervatorët e atyre viteve. Megjithëse duhet pranuar se kushtet nuk janë të njëjta, madje shumë të vështira për ta.

1 thought on “PATRIOTIZMI HIPOKRIT I SË MAJTËS”

  1. Hordhite Barbare Komuniste MosMirënjohëse

    Erdhi Dita që pas 21 viteve hera e parë një qeveri e Kosovës të mos e theksoj qoftë edhe formalisht se me 24 Mars 1999 filloi akcioni më i madh luftarak ne Historinë e njerezimit, qe ishte intervenimi per shpëtimin e qytetareve te Kosoves nga gjenocidi që e ushtronte shteti i Sërbisë.

    3300 pilot te NATO-s ishin duke jetuar jetën e tyre normale dhe ERDHI URDHRI që të shkojnë dhe rrezikojnë jetët e tyre për lirinë e Kosoves, asaj Kosove ku ishin te robëruar edhe ata që sot propagandojnë se Erdhi Dita qe te jesh mos-mirnjohës.

    E mos- mirënjohja është vesi absolutisht më i poshtër njerëzor.

    Komunistët e partisë apo lëvizjes(Livritjes) VV në këtë Mars të 24, e vërtetuan ideologjinë e tyre shtazarake komuniste duke e injoruar këtë datë madhështore të humanitetit njerëzor të udhëhequr nga AMERIKA dhe BRITANIA.

    Është e vërtetë që jemi në rrethana të jashtzakonshme Coroniane por një kujtim dhe një mirënjohje me një shkrim 20-30 rreshtësh është i mundur dhe i lehtë të bëhet.

    Por barbarët komunist të komplet partisë komuniste VETVENDOSJE nuk e qelën gojën. E kryebarbari i PARTISË KOMUNISTE ka gjetë kohë të përkujtoj ish kryetarin e Bosnjës SerboMuslimanin Izetbegoviq duke vizituar varrin e tij!

    Kryebarbari ne 20 ditët e para të qeverisjes ka qene aktiv në keqperdorimin e viktimave te viteve 1998-1999 duke i perkujtuar nga 5 here te njejten familje me vizita koti. Familja Jashari është familja më e keqpërdorur nga politikanët e Kosovës, e cila famlije keqpërdoret eksluzivisht për përfitime personale të politikanëve.

    Kryebarbari nuk u mor me kontratat e Enkas, per auto rrugë, as me privatizimin e Elektrokosovës që u shndërrua në ElektroAnadoll, as me homologizim te panevojshëm….por heshti….sepse është shitur te Anadollët.

    Amerika dhe NATO e qliruan Kosovën dhe ia mundësuan barbarëve komunist të fitojnë 26% të votave në zgjedhjet e lira te 6 Tetorit 2019. Liria vlen edhe për barbar edhe per hajna, edhe për punëtor, edhe për shumicën e njerëzve të Kosovës, e që janë edhe pjesa e ndershme e shtetit.

    Hordhitë barbare sillen si langoj ndaj qytetarëve të Kosovës, sepse përkundër nje konkurence tejet te dobët të politikës Kosovare, nuk arritën të bindin me shumë se 26% të votuesve!

    Barbarët po hakmirren ndaj 74% te votuesve që nuk votuan per partinë komuniste VETVENDOSJE. Barbarët prej 210 mijë votave qe i fituan, 50 mijë ishin vota nga turistet diasporik, që ikën në periodën 1966-1997 në kohën kur më së shumti kishte nevojë Kosova, por ata ikën dhe ia dhuruan Kosovën Sërbisë me ikjen e tyre.

    Këta frikacak erdhën dhe votuan për barbarët komunist sepse shum turist diasporist e kanë orën e ndalur nga koha e komunizmit. Ata turist e votuan VV sepse e urrejnë LIRINE dhe PAVARESINE e Kosovës, sepse tash Koosva është më e mirë se ajo që e braktisën këta dezeetor.

    Hordhite barbare të VVse janë përforcuar me hijenat komuniste të Shqiperisë që sponzorohen nga Rusia vetëm që Kosova të diskreditohet si shtet. Barbarët e VVsë poashtu janë RECYCLE BIN i berrlogjeve të partive tjera te Kosovës.

    Por do te vjen dita që edhe këta barbar të humbin forcën e tyre që arriti kulmin me 26% të votuesve.

    24 Marsi i vitit 2020 do të hyje në histori si një datë e poshtërisë dhe injorancës te partisë komuniste Vetvendosje.

    Besim R. Krasniqi

    Republika e Kosovës

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top