PATRIOTËT E SERBISË DHE ARGATËT E TYRE PO I PRET DËNIMI

SHKRUAN: SHEFQET JASHARI STROFCI, botuar në vitin 2015

Më në fund plotësisht u vërtetua se tragjedia e Kumanovës është produkt i përbashkët i ,,trojkës’’ antishqiptare: Sigurimeve sekrete të Serbisë e të Maqedonisë dhe SHIK-ut të PDK-AAK e Vetëvendosjes, që kishin për qëllim realizimin e interesave të tyre meskine. Është e ditur se Sigurimi sekret serb dhe ai Maqedonas bashkëpunojnë në dobi të interesave të tyre kombëtare e në dëm të interesave shqiptare. Por sukseset e tyre nuk do të ishin të tilla po të mos ishte SHIK-u, filijala e tyre e instaluar në Kosovë, që me përpikëri i kreu dhe po i kryen planet dhe skenarët e tyre gjithherë në dëm të Kosovës dhe kombit shqiptar.

Shtrohet pyetja u realizuan apo dështuan planet tre aleatëve që e organizuan këtë ,,betejë shqiptare’’?!

Me siguri trofenë e fitores e fitoi Serbia, nga se për diplomacinë e saj kjo ,,betejë’’ është edhe një ,,fakt’’ më tepër që do ta ndihmonte atë në shpifjet e saja shekullore se,,shqiptarët janë popull jo shtetformus’’ se ,,nuk dinë të krijojnë shtet ligjor’’ dhe se ,,janë destabilizues të vendit të tyre dhe të Ballkanit’’’ e shpifje të ngjashme.

Edhe Qeveria e Maqedonisë i realizoi disa qëllime. Në rend të parë ajo i amortizoi goditjet e rënda të opozitës por edhe pati sukses për ta bindur BE-në dhe SHBA-të që ta përshpejtojnë procesin për anëtarësimin e saj në NATO dhe në BE.

Sa i përket interesave të patriotëve të Serbisë që e udhëheqin SHIK-un dhe janë bërë faktor që po ju shkon fjala në të gjitha institucionet shtetërore dhe subjektet partiake të Republikës së Kosovës, ende nuk është e qartë se deri ku kanë arritur t’i realizojnë qëllimet e tyre meskine. Me siguri qëllimi i parë i tyre ka qenë dërgimi i mesazhit te lidershipi i BE-së, SHBA-ve dhe OKB-së, që ta anulojnë vendimin e tyre për themelimin e Gjykatës speciale, në të kundërtën, do ta bëjnë destabilizimin e Ballkanit. Zbulimi i Prokurorisë së Republikës së Kosovës planin, se aktorët e tragjedisë së Kumanovës kanë pasur për qëllim të realizojnë edhe ,,beteja’’ tjera në Kosovë të ngjashme me atë të Kumanovës, dëshmon se në rend të parë kishin për qëllim destabilizimin e Kosovës me qëllim të dështimit të Gjykatës speciale, ndërsa ata të mbesin edhe më tutje ,,faktorë’’ për qendrat e vendosjes ndërkombëtare për të luajtur rolin e ,,stabilizimit’’të Ballkanit.

Se kryekriminelët e Kosovës janë në fazën e çmendurisë nga frika se do të burgosën për të dhënë llogari për krimet e bëra ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, tregon veprimtaria e tyre debile kur mendojnë se do të kenë sukses për ta shantazhuar dhe kërcënuar faktorin ndërkombëtarë. Edhe kundërshtimi i miratimit të Ligjit për themelimin e Gjykatës speciale nga ana e Parlamentit të shik-istve të PDK-AAK-Vetëvendosjes, është një çmenduri jo vetëm e kryepatriotëve të Serbisë por edhe të deputetëve naiv, të korruptuar apo të kërcënuar, të cilët mendojnë se populli ynë dhe faktori ndërkombëtarë edhe më tutje do tu lejojnë atyre që ata të ngritën mbi interesin e shtetit të Kosovës dhe mbi interesin e qytetareve të saj.

Të gjithë deputetët në këto momente historike, kur Kosovës po i rrezikohet qenia e saj si shtet! Kur popullit tonë po i përgatitet humnera për të mbetur pa përkrahjen e miqve dhe aleatëve tanë të sinqertë, duhet të meditojnë me gjakftohtësi, me arsye dhe me logjikë, për të kuptuar se mos votimi i Ligjit për themelimin e Gjykatës speciale është një tradhti e rënd kombëtare, kur dihet se atëherë atë Gjykatë do ta themelonte Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Në atë rast Rusia, Serbia dhe aleatët e tyre do të futën në lojë për shkatërrimin e të arriturave të shtetit të Kosovën që u arritën në saje të përkrahjes së pa rezervë të SHBA-ve, BE-së dhe aleatëve të tyre të vërtetë.

Kryepehlivanët e Nanosit dhe pionierët e Enverit që me punën e tyre dëshmuan se janë patriot të Serbisë e armiq të popullit shqiptarë, që ende nuk janë bërë ,,limon i shtrydhur’’ për Beogradin, janë të bindur se për ta më mirë është të themelohet Gjykata speciale nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së se sa nga BE-ja , pasi që shpresojnë se do të ndihmohen nga Sigurimi sekret i Serisë dhe i Rusisë për t’i ikur dënimit. Po qe se realizohet ky qëllim i patriotëve të Serbisë, a thua do të kanë fytyrë të dalin jashtë shtëpisë deputetët që u bënë pionë të shkret, të cilët me votën e tyre u bënë edhe ata kriminelë, sepse kriminel nuk janë vetëm ata që bëjnë krime por edhe ata të cilët në çfarëdo mënyre i ndihmojnë kriminelët për të bërë krime dhe të mos japin llogari për krimet e bëra.

Më në fund duhet shpresuar se deputetët dhe deputetet e Parlamentit të Kosovës do të gjejnë forcë shpirtërore për të mos i dëgjuar patriotët e Serbisë të cilët me ,,pordha patriotike’’po mundohen për t’i bindur ata dhe opinionin e gjerë se me mos votimin e Ligjit për themelimin e Gjykatës speciale do ta ,,mbrojnë’’ Kosovën, do ta ,,mbrojnë’’ UÇK-në, do ta ,,mbrojnë’’sistemin e drejtësisë të vendit tonë, e përralla tjera të ngjashme.

Me siguri deputetët dhe deputetet e Parlamentit të Kosovës do ta dëgjojnë zërin e arsyes, zërin e të vërtetës, zërin e Kosovës martire, se patriotët e Serbisë duhet ta marrin dënimin e merituar për krimet e shëmtuara që ia bënë Kosovës dhe qytetarëve të saj. Gjithseqysh deputetët dhe deputetet e Parlamentit të Kosovës kanë për ta dëgjuar zërin e popullit të plaçkitur nga patriotët e Serbisë që të ndalet veprimtaria e tyre kriminele sa më parë që është e mundur. Pa tjetër do të dëgjohet zëri i qytetarëve të Republikës së Kosovës që të themelohet Gjykatën speciale për t’ua dhënë dënimin e merituar kriminelëve ( me krevata kuq e zi) që shqiptarëve ua vranë Lirinë e shumëpritur dhe perspektiven e përparimit dhe të mirëqenies sociale.

Por mbi të gjitha deputetët dhe deputetet e Parlamentit të Kosovës duhet t’i dëgjojnë këshillat e aleatëve dhe miqve tanë të sinqertë që vijnë nga SHBA-të dhe përfaqësuesit e shteteve të BE-së për ta votuar sa më parë themelimin e Gjykatës speciale. Ata nuk duhet harruar ndihmën e fuqishme ushtarake, financiare dhe diplomatike të SHBA-ve dhe të BE-së, të cilët nëpërmjet NATO-s së tyre të fuqishme e bënë të pa vlefshëm pastrimin etnik të Kosovës nga Kryekasapi i Ballkanit. Po ashtu duhet ta kenë të qartë se pa intervenimin e tyre Kosova sot do të ishte bërë tokë serbe siç u bënë më parë Nahija e Nishit, Toplica, Tregu i Ri dhe Peshterri. Ndërsa populli ynë do t’i fitonte rrugët e metropoleve të botës për të fituar ekzistencën fizike nëpërmjet statusit të azilantit. E pastaj, pas disa vitesh me siguri do ta fitonim statutin e ,,materialit ndërtimor’’ për përtrirjen dhe forcimin popujve të plakur të Evropës. Me siguri deputetët dhe deputetet e Parlamentit të Kosovës nuk do t’i dëgjojnë kopallat e gjambazëve politik, të kriminelëve të veshur me rrobat e pushtetarëve, patriotët e Serbisë, se gjoja ata po i mbrojtkan ,,vlerat e luftës çlirimtare’’, po e ,,mbrojnë’’ Kosovën dhe institucionet e saja të drejtësisë. A nuk e treguan të kundërtën e asaj që propagandojnë? A nuk janë ata që e keqpërdorën gjakun e dëshmorëve e të martirëve të luftës në mënyrën më të ligë. Ç’far kujdesi treguan për ushtarët trima të UÇK-së?! Në çfarë gjendje sot janë invalidët e luftës, fëmijët e dëshmorëve, veteranët e vërtet të luftës?! A nuk janë ata të cilët pasurinë e Kosovës të krijuar me gjak, djers e mund prej shumë gjeneratave e plaçkitën, e përvetësuan për veti dhe argatët e tyre. Po janë ata keqbërësit e ndyrë që Kosovën e bënë utrinë katundi për të kullotur qeni i biri qenit dhe thiu e i biri thiut së bashku me ta. A nuk janë ata që e shkatërruan me themel ekonominë. E shkatërruan arsimin, shëndetësinë, kulturën e trashëgiminë kombëtare, etj, etj.

Dhe tani kur miqtë e kombit tanë kanë vendosur t’u thonë mjaft ma( stop) kriminelëve që bënë krime të shumta gjatë luftës dhe pas luftës ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj , me qëllimin më të mirë që Kosovën që ata na e bënë shtet, të mos e lënë edhe më tutje në ,,rahmetin’’ e kriminelëve me damkë, por ta bëjnë shtet ligjorë, parakushti i vetëm që Kosovës dhe popullit tonë t’i hapën rrugët e perspektivës, përparimit, zhvillimit dhe mirëqenies sociale. A thua kush nuk e ka të qartë sot që patriotët e Serbisë, këta keqbërës me damkë, këta armiq të kombit tonë, kjo dorë e zgjatur e Serbisë, po i përdorin të gjitha mënyrat më të liga dhe më të ndyra, duke filluar nga përpjekjet për destabilizimin e Kosovës deri te përdorimi i demagogjisë debile për të gjetur përkrahës për ta kundërshtuar themelimin e Gjykatës speciale nga radhët e gazetarëve sahanlëpirës, analistëve,,kakuda’’, deputetve naiv, poçavra dhe opinioni i gjerë. Me siguri përpjekjet e tyre do të dështojnë, kur është e ditur se ç’far përfundimi kanë pasur kriminelët gjatë gjithë historisë njerëzore. Pra edhe kriminelët e Kosovë e kanë të njëjtin fat. Gjithseqysh duhet ta kuptojnë se janë të humbur dhe se përfundim i keq po i pret!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top