SHKRUAN: ADRIATIK RIZA DOSTI
Shiheni ne foto dhe “no coment”,
Nje kopje e nje sozie origjinale e kriminelit irakian Sadam Husein; ndaj dhe me llogjike te ftohte çdo njeri normal mund te thote: e po atehere ç’mund te presesh prej tij?
I shkolluar ne nje prej shkollave ushtarake te regjimit te Diktatorit dhe si per ”koincidence” edhe bashkeqytetar i tij; poeti bolshevik Arben Duka jo vetem qe i sherbeu qe ne rreshtat e tij te pare poetik atij dhe regjimit te tij gjakatar, por ende edhe sot, madje me egersisht akoma vazhdon ti thure vargje lavdie sadistit Enver, vazhdon ta ngjyeje penen e tij te piset ne gjakun e shprishur antishqiptar e madje edhe guxon te kercenoje, shaje, fyeje e denigroje viktimat e sistemit kriminal komunist, duke ju thene publikisht se ju te gjithe, zogiste, ballliste, nacionaliste e te persekutuar te djeshem duheni rrahur mire qe sot sa jeni kelyshe, se neser kur te beheni sa Saliu do te jete vone per ne qe tu bejme gje!
Por shihni e lexoni se ç’fare shkruan ne faqen e tij te facebook-ut ne nje poezi te veten ky psikopat i lindur, ky linçist i semure e pjelle bastarde e Diktatures, pas ngjarjes ne Varrezat e Deshmoreve ne 5 majin qe sapo lame pas:
“Ç’pune ka aty tufa me neofashiste
shumica e deshmoreve jane komuniste,
U perket atyre lavdia dhe nderi
dhe luften drejtoi komandant Enveri
U betua dje prape kjo mendje bole
se do denohet kush do mbaje simbole,
Eshte e sigurte qe do kesh shume pune
per te zezen tende neve jemi shume
Neve jemi shume Det e kijamet
dhe ty nuk te leme te marresh pushtet,
Ç’do dite pasardhesit shtohen edhe shtohen
juve beni firo por ata shumohen
Sot ka ardhur dita, ka ardhur vertet
Nje Parti te madhe te krijojme vete.”
Dhe tek lexon keto vargje kobezeza te ketij bejtexhiu te ndyre pervers, te ketij pijaneci e duhanqelbesi klasik, e tek mendon se ke ka sot Shqiperia ne krye te saj, duke nisur qe nga ai fare Presidenti i akuzuar si Kryehajduti e banditi i atij vendi, qe nga Kryeministri, i biri i nje vrasesi e krimineli te regjimit diktatorial, qe nga Kryeparlamentari, nje ish minister i brendshem e sekretar i pare i PPSH-së shqiptaro-çfarosese; nje minister te jashtem djale i po nje ish sekretari te pare partie komuniste, nje minister te brendeshem qe dje i çonte lule ne tribune Enverit e i betohej per vazhdimesi besnike ne rrugen e tij, etj. etj…, çdo koment eshte i tepert!
Shqiperi e shqiptare, me shume se kurre rikthimi i Diktatures po ju troket tek dera!
Pas Nexhmijes qe ju kercenoi se do ti vishte Nenat shqiptare me te zeza, pas Kaçit qe ju kercenoi me thyerje kafkash, pas mallkimeve makabre e antinjerezore te Delines e Gentes, pas apelit per dhune ndaj te gjitheve ne te cubit pijanec Duka, pas poshterimit qe u beri vuajtjeve tona historiani sharlatan i diktatures Xhufi, pas helmit e vrerit qe vjellin çdo dite e nate neper mediat shqipfolese Lorenci, Merua, Mut Nano, F. Klosi, A. Bushati, Fevziu, Hila- Rudina, O. Jazexhiu e co., vendit e popullit tim i jane mbledhur si kurre me pare mbi kryet e tij rete sterre te zeza te Diktatures se djeshme makabre komuniste.
Popull shqiptar!
Kriminelet e djeshem, sot bijte e tyre po i ngrene nga varri dhe po kerkojne serish ti hipin neper piedestale, ndersa ne ende nuk po gjejme dot varret dhe eshtrat e te dashurve dhe te afermeve tane qe na i vrau mizorisht dje dora e tyre sadiste komunisto-bolshevike.
Detin po ta merr greku, token po ta rremben serbo-malazezi, Janullatosi, Kirili e Irenej vijne e te poshterojne mu brenda ne shtepine e sofren tende!
Rusi e turku e pse jo edhe BE e Mogherin -Vlahutinit po te bejne çorap sa me s’ka….
Ç’pret me? – te te rrokullisin serish ne humneren e tmerreshme te se djeshmes sketerre prej se ciles mezi arrite te dalesh gjalle e te mbijetosh? Apo, ndoshta po pret qe te te groposin e te te fusin shtate pashe nen dhe e qe mos dalesh me dot kurren e kurres!