PAS 30 QERSHORIT

SHKRUAN: XHAFER SADIKU

Më 30 qershor 2019, elektorati, thënë ndryshe populli sovran, bojkotoi në shumicë absolute regjimin e Mafies.

Atë ditë, pamë se si Mafia e vuri administratën përpara si kope delesh, për ta mjelë. Pamë se si kërcënoi frikacakët, dhe se si bleu fukarenj.
Pamë edhe “të djathtë” që regjimi u kishte q… n… e që votuan Mafien; pamë aktorë me thinja që luajtën vetveten e që prej kohësh ishin vënë në shërbim të Mafies. Nuk munguan as klerikë fshati që bënë të njëjtën gjë. Mafia përdori deri objekte kulti, për të “marrë” mbështetje.

Më 30 qershor, pamë gjithashtu mijëra socialistë, të ndershëm e dinjitozë, që refuzuan të votonin për Mafien.
Që nga 30 qershori 2019, Shqipëria nuk do të jetë si më parë.

Deri atë datë, konflikti shoqëror ishte midis klasave antagoniste, sipas ndarjes që kishte bërë regjimi komunist.
Atë ndarje e fshiu 30 qershori. E fshiu populli dhe meritë të veçantë ka opozita, që dogji mandatet.

Me këtë veprim, opozita i ka bërë një shërbim të paçmuar popullit shqiptar, duke u prishur skemat e luftës së klasave që mbahej gjallë nga Mafia e regjimit komunist.

Ajo i ka bërë një shërbim historik Shqipërisë, se u dogji planet diplomacisë së Fuqive dhe lakenjve të saj këtu, për ta kthyer Shqipërinë në vitin 1914.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top