Partia Socialiste, kundër bashkimit kombëtar

Vizita e Edi Ramës në Serbi nxori në pah interesin ekzistencial të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe karkalecave tjerë ideologjik të së majtës shqipfolëse, anekënd trojeve shqiptare.

Partia Socialiste e Shqipërisë dhe satelitët e saj, si trashëgimtar dhe trasues besnik të rrugës së tradhtisë kombëtare të Enver Hoxhës, nuk janë të interesuar për bashkimin kombëtar të shqiptarëve.

Partia Socialiste e Shqipërisë dhe kreu i kësaj partie Edi Rama, te bashkimi i shqiptarëve e shohin rrezikun e humbjes së tërësishme të privilegjeve politike dhe ekonomike të klasës dhe partisë, privilegje këto të fituara dikur me luftë të armatosur dhe gjenocid të pashembullt kundër shqiptarëve. Në këtë luftë të pakompromis kundër shqiptarëve, shquhej ndikimi ideologjik, kadrovik, ushtarak dhe gjenocidal i Serbisë. Prandaj, shqiptarët që ushqejnë ndjenja atdhetare duhet ta dinë, se nuk është rastësi që deklarimi publik i Edi Ramës kundër bashkimit kombëtar të shqiptarëve mbështetet dhe përkrahet nga kuadrot e privilegjuara të sistemit komunist.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një vend normal dhe demokraci funkcionale, do të dënohej së paku me poshtërim publik për llapsusin e tij në mbrojtje të veprës antishqiptare të Ivo Andriqit, përpiluesit të programit për shfarosjen e tërësishme të shqiptarëve që, padrejtësisht jetojnë të ndarë në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Balli Kombëtar Demokrat i bënë thirrje rinisë atdhetare të largohet nga joshja neokomuniste për miqësinë “shqiptaro-serbe”. Shqiptarët me serbët janë fqinj, por asnjëherë nuk mund të kenë miqësi dhe interesa të përbashkëta, përderisa Serbia mbanë të pushtuara tokat shqiptare dhe financon projektet gjenocidale kundër shqiptarëve.

Për Ballin Kombëtar Demokrat dhe për shqiptarët në tërësi, miq dhe dashamirë të kombit e shtetit tonë janë dëshmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Austria, Zvicra etj.

Përvojat e hidhura me fqinjët, kërkojnë vëmendje të shtuar të shqiptarëve. Mos të harrojmë se, ripërsëritja e historisë është dëshmuar tashmë edhe në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës. Shqiptarët atje ishin me fat, sepse në luftën e fundit aleatët zbarkuan në Kosovë dhe e ndaluan deri në një masë, plojën e përgatitur komuniste.

 

2 thoughts on “Partia Socialiste, kundër bashkimit kombëtar”

  1. ILMI FEHIM PRODANI

    NE QOFTE SE EDI RAMA SI KRYEMINISTER I SOTSHEM , QE PO MUNDOHET QE TE SJELL PERCARJEN E BASHKIMIT KOMBETAR, DOTE THOTE QE VETEM QEVERIJA NE FUQI SOT MUNDET TE VENDOSE PER MOS BASHKIM KOMBETAR TE NJE POOULLI QE JAN VETEM SHQIPTAR EI NE MAQEDONI CAMERI SI DHE SHQIPRI E KOSOVE DHE KUDO QE NDODHEN, PRANDAJ NUK DUHET POLITIKANET E KOMBIT SHQIPTAR QE NJE KOJKE SI EDI RAMA TE VENDOSE PER BASHKOMIN, AJO DUHET VARUR NGA POOPULLI VET MOS E TOLERONI MBASI SOCJALISTET E DHURUAN KOSOVEN TITOS QE BERI KASAP LLEKUN NE TA JO JO JO MOS E LEJONI..

  2. Një shqiptar kudo që të jetë e ka obligim që të punoi mbrenda mundësive per ngritje të vetdisë qytetare, për ngritjen morale që të përjetësohet programi i Lidhjes së Ptizrenit 1878. për formimin e shtetit shqiptar në trojet etnike të të parëve të vet. Atë kohë nuk kishte parti politike e as individ të shitur. Tash është koha e jonë. Kush është kundër bashkimit duhet tia bëjmë një X në shpinë apo edhe Ball.Ta mallkoi historia. Ta mallkojnë fëmijë e vet.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top