Paradokset e kohës sonë

SHKRUAN: MEVI RAFUNA


Gruaja e një komandanti që u “pasurua” pas luftës reklamon çantën e saj me vlerë 2000 euro në Instagram, ndërsa gruaja e një luftëtari të denjë, s’ka çfarë t’iu shtroj fëmijëve për të ngrënë.

Fëmijët e një politikani të korruptuar zgjedhin se në cilat shkolla të studiojnë jashtë vendit, ndërsa fëmijet e një luftëtari të denjë kanë marrë rrugën e mërgimit, sepse në vendin e tyre s’arritën ta gjenjë një punë.

Intelektuali atdhetar mohohet nuk ftohet askund ndërsa çdo natë ekranet televizive na shfaqin argatin e birit dhe dreqit, që dezinformojë opinionin, mashtrojnë në profesionin e tyrë të Gjithologjisë dhe rrenën e kanë kult.

Humanistët e vërtetë nuk bëjnë zë për një punë të mirë a një ndihmë që ja japin dikujt, ndërsa misionarët “antikombëtar” të fshehur nën petkun e “humanistit” dalin rrehin tupan, i poshtërojnë e i shfrytëzojnë njerëzit në nevojë publikisht, madje edhe i indoktrionojnë.

Artistët e vërtetë mohohen shpesh ju shkon mundi huq në pamundësi zhvillimi ndërsa pseudo-artistët bëjnë “art” me paratë e shpërlara të mafias dhe drogës.

Ata që realisht duan të bëjnë diçka për vendin e tyre është e pamundur të përfaqësohen politikisht pasiqë në Kuvendin e Kosovës, përfaqësohen nga ata aty interesat e gjithkujt përveç të shqiptarëve.

Ata që e mohuan e kundërshtuan dhe e shkatërruan opozitarizmin në Kosovë dhe çdo lëvizje qytetare sot shihen si “shpëtimtar”të Kosovës. Madje se njohin ende Kosovën si shtet të pavarur.

Ata që bëjnë gazetarinë në vend se ta thonë të vërtetën i thonë gjërat pjesërisht, n’varësi cilit shef i përshtatet ndërsa çmendin opinionin me fake news.

Një punëtor paguhet 250 euro në muaj, pa sigurim shëndetësor pa kushte të duhura ndërsa shefi milioner përveç se shfrytëzon punëtorët, vjedhë edhe kilentët madje edhe shtetin.

Në vend se të ndërtohen teatro, shtëpi kulture, bibloteka, shtëpi shëndeti,qendra rekreative për fëmijë e të moshuar; në çdo fshat,lagje e qytet u ndërtuan mijëra xhami ndërsa të rinjët presin në rend para ambasadave të huaja ta marrin ndonjë vizë “shpëtimi”.

Ndërsa prindërit dhe gjyshërit tanë qëndruan dhe u organizuan përballë çdo stuhie ne jemi gjeneratë pa vizion kjo falë kastës së poshtër politike bashkë me servilët e saj; e cila na e gërditi jetën dhe të qenurit shqiptar.

Sot kjo gjeneratë është në krizë të thellë identiteti sepse nuk e di a janë shqiptarë apo “musliman”.

Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë ata mësues, profesorë, mjekë, avokatë etj të cilët ja u mbajtën shtyllat kësaj kaste politike pasi që nuk ishin të denjë ta ushtrojnë profesionin e tyre, por u rreshtuan kah e keqja.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top