Mahmud Pasha Angjelloviq (Krushevc, 1420 – Konstantinopol, 1474) ishte udhëheqës ushtarak, poet, përhapës i islamit dhe Vezir i Madh serb i Perandorisë Osmane (1456 – 1466 dhe 1472 – 1474). Vëllau i tij, Mihaillo Angjelloviq, shërbente në oborrin e despotit serb, Gjuragj Brankoviq. Mahmud Pasha Angjelloviq konsiderohet si poeti i parë i popullit serb. Ai shfaqet në letërsinë lindore me pseudonimin Adni. Prejardhja e tij është nga kolonistët serb të Krushevcit, ish vendbanim shqiptar, e tani qytet në Serbisë e sotme. Pohohet se u mor nga osmanët për shërbim në ushtri. Pasi mbaroi shkollën ushtarake, Sulltan Murati, nën ndikimin e gruas së tij Mara Brankoviq, e transferoi në oborrin e tij, aty ku Mahmud Pasha u shoqërua dhe lidhi miqësi të madhe me trashëgimtarin e atëhershëm të fronit, Mehmetin II. Pas pushtimit dhe stabilizimit trevjeçar të pushtetit në Kostandinopojë, Mahmud Pashë Angjelloviqi emërohet Vezir i Madh i Perandorisë. Ai, duke mos humbur kohë, organizoi dhe udhëhoqi ekspeditat për ndëshkimin e iliro-arbnorëve, ndaj të cilëve Sulltan Mehmeti II kishte urdhëruar të kryhej genocid, gjë që edhe ndodhi në pjesën më të madhe të shtrirjes së tyre gjeografike. Dëshmitë e shumta historike lënë të kuptojmë se urrejtja e Mahmud Pashë Angjelloviqit ndaj Gjergj Kastriotit dhe pasuesve të tij ishte jashtëzakonisht e madhe. Kjo urrejtje e Mahmud Pashë Angjelloviqit mund të krahasohet e barazohet me urrejtjen e sotme që serbët dhe besimtarët tjerë islam të vendosur në Ilirik vazhdojnë ta kanë dhe ta kultivojnë ndaj pasardhësve të iliro-arbnorëve të dikurshëm. Ndikimi i Mahmud Pashë Angjelloviqit në oborrin e despotatit serb, aty ku shërbente vëllau i tij Mihaillo Angjelloviq, ishte tejet i madh. Në anën tjetër, despoti Brankoviq, përveçse përmes Mahmud Pashë Angjelloviqit, në oborrin e sulltanit ushtronte ndikim edhe përmes vajzës së tij, Mara Brankoviq. Mahmud Pasha Angjelloviq ka lënë gjurmë të pashlyeshme në territorin e sotëm të Republikës së Kosovës. Ai e ndërtoi Xhaminë e Hudumit në Gjakovë, Xhaminë Bajrakli në Pejë, Hamamin Sulltan Mehmet Fatih në Prishtinë, si dhe Xhaminë e Madhe, të quajtur poashtu Sulltan Mehmet Fatih, mbi rrënojat e kishës katolike të Prishtinës. Vepra e Mahmud Pashës në Prizren i takon të kaluarës, sepse Xhamia e ndërtuar mbi rrënojat e Kishës Katolike në kalanë e Prizrenit nuk ekziston më.
Mehmet Pasha Sokolloviq(i lindur Bajica Nenadiq), së bashku me vëllaun e tij Makarije Sokolloviq, konsiderohen si themelues të Patrikanës Serbe dhe vazhdojnë të adhurohen si heronj të popullit serb dhe Kishës së Serbisë,. Mehmet Pasha, në cilësinë e Vezirit të Madh të Perandorisë Osmane, i poshtëroi e masakroi të gjithë iliro-arbnorët që refuzuan ta dorëzojnë objektin e Patrikanës së Pejës, objekt ky që vazhdon të mbahet i okupuar edhe sot. Përpos hero i Serbisë, Mehmet Pasha Sokolloviqi konsiderohet edhe hero i vëllazërisë muslimane, sepse ashtu sikurse te serbët, edhe te kolonistët musliman, si dhe te një pjesë e madhe e shqipfolësve tashmë të asimiliuar shpirtërisht e kulturalisht, ai konsiderohet hero i fesë islame dhe triumfatorë në luftën kundër kaurrëve ilir-arbnorë-europian. Xhamia Gazi Mehmet në Prizren, ashtu si edhe shumë objekte të tjera të kultit ku sundonte perandoria islamosllave, e mbajnë emrin e Mehmet Pashë Sokolloviqit.
Vëllazërinë Islame dhe Kishën Serbe i bashkojnë vëllezërit Makarije Sokolloviq dhe Mehmet Pasha Sokolloviq.
Xhamia Gazi Mehmet Pasha Sokolloviq në Prizren
Xhamia Gazi Mehmet Pasha Sokolloviq në Konstantinopol