Ambasadori palestinez në Beograd, Mohammed Nabhan, e ka përshëndetur zyrtarisht iniciativën e lëvizjes Marks21, e cila sëbashku me shoqatat tjera, e fton popullin serb të solidarizohet me luftën e palestinezëve për zhdukjen e shtetit të Izraelit.
Organizatorët si Anja Iliç (Lëvizja Marks21), Millosh Jeremiç (Lëvizja Shoqërore “Plamen”) dhe Millan Jevtiç nga Shoqata e Miqësisë Serbi-Palestinë, duke i ftuar qytetarët e Serbisë për pjesmarrje masive në tubimin mbështetës për çështjen palestineze, kanë potencuar se fitorja e popullit palestinez do të jetë humbja më e madhe në historinë e imperializmit perëndimorë.
“Imperializmi perëndimorë është kërcënimi më i madh për paqen botërore”, shkruan në ftesën e organizatorëve të protestës që pritet të mbahet më datën 15 të këtij muaji.
“Izraeli dhe SHBA-të kanë imponuar një regjim aparteidi dhe po e synojnë pastrimin etnik kundër popullit palestinez. Palestina ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tonë, ashtu siç Palestina na ka dhënë mbështetje të përhershme kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të Serbisë.”