PALESTINA E MBËSHTETË FUQISHËM INTEGRITETIN TERRITORIAL TË SERBISË

Ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed K.M. Nabhan, në një takim që zhvilloi me studentët e Universitetit të Beogradit ripërsëriti qëndrimin e autoriteteve që përfaqëson, duke thënë se Palestina dhe kombi palestinez gjithmonë do jenë krah Serbisë.

“Miqësia e madhe e popullit tonë me Serbinë daton që nga koha e Shën Savës, prandaj, të nderuar studentë të Universitetit të Beogradit, e sigurojmë popullin serb, se autoritetet e shtetit të Palestinës do kërkojnë nga të gjitha vendet arabe të rishqyrtojnë njohjen e Kosovës. Do kërkojmë, që këto vende ta respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Serbisë. Diplomatët tanë, admirues të qëndresës së popullit tuaj, janë duke punuar tashmë me zell, që më në fund, opinioni arab ta kuptojë se Kosova dhe Palestina janë dy probleme të ndryshme. Ashtu siç Palestina është shtet i pushtuar nga Izraeli, ashtu edhe Kosova si krahinë e Serbisë, është e pushtuar nga shqiptarët. Historia na mëson, se pushtimin e Palestinës dhe Kosovës i nxiti lobi cionist në Washington. Edhe ky fakt i dhimbshëm i bashkon popujt tanë. Përmes studentëve dhe kanaleve tjera, autoritetet palestineze janë duke i informuar të gjitha universitetet arabe me realitetin e Kosovës. Atje referojmë për jetën nën pushtim, për shpërnguljen e dhunshme të palestinezëve dhe serbëve nga vendlindjet e tyre, për procesin e kolonizimit dhe për qëndresën e përbashkët ndaj këtyre fatkeqësive.”, -tha ndër të tjera ambasadori palestinez, duke nxitur reagimin pozitiv të studentëve të Universitetit të Beogradit.

5 mendime te “PALESTINA E MBËSHTETË FUQISHËM INTEGRITETIN TERRITORIAL TË SERBISË

  1. ,SEDHE KJO SASHT E CUTSHEM, SE KOSOVA DHE SHQIPRIA,SEKAN SHKRUA HISTORIN E VERTET,PA HISTORI TE VERTET SKEMI GJA PERFIDHE, SNA NJEH KUSH AS SJEMI UJE AS SJEMI VEN SE NUK DIME SE TE KUJE JEMI KJEN. NAKAN BA QURUFI SIKUR TISHIM T,BIT E ARABI POR NDOSHA EDHE MAZI, SE ATA EKAN TE VERTETN E FES E TE ORIGJIS,KURSE NA ORIGJIS E FES I BAJME TRADHTI

  2. Good job Palestine, support slavic imperialism, because they love you so much. I guess this ambassador doesn’t know any history about Kosovo or how it’s 95% ethnically Albanian. Kosovar Albanians have fought slavic and turkish occupation for hundreds and thousands of years but he thinks it’s wise to support Serbia, despite Palestine facing a similar struggle with Albanians. Here I am losing Palestinian sympathies everyday.

    1. Ti qenke gomar I madh,po ty lirin ta sollen Kriahteret,e tash po I thua nese je mysliman,po ty 99% shtetet Islame asni nuk te ka prenua!!

      Gomar davaja qenke

Lini një Përgjigje te TOMA Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *