PAK ORË PAS VRASJES SË FESTIM LATOS – BLLOKOHET ÇASJA NË FAQEN ZYRTARE TË REPUBLIKËS SË ÇAMËRISË

Është bllokuar çasja në webfaqen zyrtare të Republikës së Çamërisë (https://www.republicofchameria.org).

Sot në mëngjes, lexuesit e interesuar kishin ende mundësi çasjeje në webfaqen zyrtare të Republikës së Çamërisë, ndërsa para një ore e gjysmë, kjo webfaqe ku prezantohej aktiviteti i strukturave shtetërore të Republikës së Çamërisë nuk është më në rrjet (online).

Pa dashur të paragjykojmë mbi arsyet e rënjes së webfaqes zyrtare të Republikës së Çamërisë, mënyra se si është vepruar me këtë rast lë shumë për të dyshuar, andaj, me të drejtë shtrojmë pyetjen, se kush është administratori i kësaj faqeje dhe pse lexuesve u ndalohet çasja?

PS
Redaksia e Informatorit Lidhja e Prizrenit njofton opinionin publik se korrespondenti ynë nga Holanda është duke tentuar të marr sa më shumë informacion rreth vrasjes së z. Festim Lato. Jemi në pritje të prononcimit zyrtar të policisë holandeze.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top