Pa dardanë – turizmin shqiptar e merr djalli

SHKRUAN: GANI MEHMETAJ

Si televizionet shqiptare që dinë ta godasin industrinë e turizmit shqiptarë, s ‘ka konkurrent a shtet armiqësor ta bëjë më me efikasitet. Kur shqiptarët e Dardanisë bëheshin gati të kalonin pushimet nga Velipoja e Shëngjini në Ksamil, televizionet shqiptare i transmetonin fyerjet denigruese prej rrugaçi të skizofrenit Mustafa Nano, Olsi Jasexhi, që nuk do t’ i bënte as çmenduraku kriminel, Shesheli serb.

Sikur nuk mjaftonte kjo marrëzi idiotësh kundër interesave të industrisë së turizmit e të shtetit shqiptar, dalin analistët që thonë se po nuk erdhën turistët nga Dardania do t’i plotësojmë me turistë nga Serbia! Ata gomarë mëtojnë se e gjetën zgjidhjen, ndërsa si të pa kokë që janë nuk e dinë se nuk është ashtu.

E para, pos disa grupeve turistike serbe të financuara nga shërbimi sekret i tyre me agjencitë turistike JAT-i, Putnik etj, pjesa dërmuese e serbëve as falas nuk do të vinin në Shqipëri. Kanë paragjykime të tmerrshme (sado t’u përgjërohen nikoqirët se i duan, se ata nuk janë si “kosovarët”). E dyta, serbët e kanë Malin e Zi të gjuhës së tyre, ku kanë pushuar mbi 70 vjet, kanw lidhje familjare e emocionale. E treta, serbët e kamur vdesin për bregdetin turk, meqë edhe turqit vdesin për serbë.

Njerëzit e industrisë turistike shqiptare duhej ta kuptonin se 95 për qind e shqiptarëve të Dardanisë ende bëjnë turizëm patriotik, sepse shërbimet turistike lënë shumë për të dëshiruar. Autori i këtij shkrimi në 20 vjetet e fundit në bregdetin shqiptar i kalon pushimet vetëm për shkaqe patriotike, ndërsa më parë mbi 20 vjetet i ka kaluar në bregdetin kroat.

Nikoqirët shqiptarë të turizmit duhet të zgjedhin në mes të ” kosovarëve” dhe serbëve. Sepse të dy palët kurrë nuk do t’i kenë. Kroacia është shembulli më i mirë për këtë. Nuk kanë serbë në bregdet, ndërsa dikur i kishin shumicën e pushuesve serbë, por e kanë turizmin më të zhvilluar, mbase në tërë Evropën jugore. Dhe kanë shumë dardanë: pronarë restorantesh e turistë që i çmojnë shumë.

Pa dardanë turizmin shqiptar do ta merr djalli. Sivjet dy skizofrenë me disa kanale televizive shqiptare e shkatërruan turizmin me fyerjet e denigrimet ndaj dardanëve që e mbajtën gjallë bregdetin shqiptar, vitin e ardhshëm është mirë që këta tipa t’i hidhni në ujëra të zeza.

Nuk ia këshilloj asnjë dardani që bregdetin shqiptar ta zëvendësoj me bregdetin turk a grek, ndërsa sivjet fatkeqësisht të zemëruar, mijëra turistë e bënë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top