Origjina e miteve dhe gjuha e tyre

Parathënje, Agron Dalipaj

Mitologjitë, që sot i njohim si greke, janë një nga shtyllat kryesore të asaj që na kanë mësuar ta njohim si kulturë të antikitetit helen por, në fakt, janë një përmbledhje e mitologjive të paraantikitetit grek të përkthyera në greqishten e vjetër e që kanë mbrritur, falë atij përkthimi, deri në ditët e sotme e kjo është një vlerë e madhe që i njihet greqishtes së vjetër.

Pyetja, që mbetet të shtrohet, është: cili është identiteti gjuhësor në të cilin u krijuan mitet e mitologjitë, apo cila ishte gjuha që i polli mitet dhe, nëse kjo gjuhë ka ekzistuar, a ka lënë gjurmë më ndonjë gjuhë që ka mbrritur deri në kohën tonë ?! Më shkurt pyetja do ish: a ka një gjuhë e cila mund të shpjegojë kuptimin e emrave të personazheve mitikë?

Nëse gjendet vërtetë sot një gjuhë e gjallë, që jep etimologjinë e emrave të personazheve mitikë të paraantikitetit grek, automatikisht ajo dëshmohet të jetë edhe gjuha më e vjetër e Kontinentit Europian e më gjerë dhe kjo ndryshon shumçka në rikonceptimin e antikitetit të njohur si grek, porse duke ndjekur misterin etimologjik të emrave të personazheve mitologjikë, zbardhet një e vërtetë, që mbase do diskutohet shumë në të ardhmen dhe ndryshon në thelb etnicitetin gjuhësor të mitologjive, ashtu sikurse i njohim sot, për të na dhënë një realitet gjuhësor tjetër e më bindës. Në bazë të këtij studimi është pak të themi se perceptimi ynë për gjuhën e miteve ka qenë krejt i rremë dhe këtu nuk ngrihet thjeshtë një hipotezë mbi origjinën e vërtetë të miteve, por zbardhet e konfirmohet gjuha në të cilën u lindën mitologjitë dhe asaj gjuhe i njihet origjina e miteve.

Jetojmë ende në epokën, ku gjuhësia zyrtare nuk ka ende një përkufizim gjuhësor për fjalën. Kuptimi që përcjell pjesa më e shkurtër e një fjale quhet morfemë. Ashtu si shkenca e fizikës kishte dikur si kufi të pakalueshëm atomin, edhe gjuhësia e sotme kufizohet nga morfema si pjesa e pazbërthyeshme e një fjale. Autori i këtij libri është edhe autor i gjashtë fjalorëve etimologjikë që mbështeten në “teorinë e embriomorfemave”, teori e cila e zbërthen morfemën klasike të gjuhëve indoeuropiane në embriomorfema e këto të fundit (embriomorfet) ndodhen të lira e me kuptim të mëvetësishëm në gjuhën shqipe dhe gjenden të përngjitura në koncepte gjuhësore (që i quajmë fjalë) në të gjitha gjuhët i.e.

E thënë më qartë: ekziston ende sot gjuha që zotëron të plotë të gjithë tabelën e mundshme të embriomorfemave të lira që janë përgjegjëse për krijimin e morfemës klasike në të gjitha gjuhët indoeuropiane dhe nëpërmjet kësaj tabele të embriomorfeve, sot është krejt e mundshme të zbardhet etimologjia e gati krejt fjalëve të gjuhëve i.e. dhe kjo metodë, që rrjedh nga teoria e embriomorfemave, rezulton të ketë efikasitetin e lartë në gjetjen e etimologjisë jo vetëm të fjalëve, por edhe të emrave të personazheve mitikë.

Autori i kësaj teorie të saktë shkencore ende nuk gjen në vendin e tij një universitet, ku të mbrojë teorinë e tij, pasi universitetet e vendit të tij kanë një stepje të pashpjegueshme për një ndërrmarrje të tillë dhe mbajnë heshtje të plotë, që konkuron me kodin e heshtjes së organizatave të mafies.

Duke qenë se gati gjithë embriomorfemat e gjuhëve i.e. (përgjegjëse për krijimin e fjalëve) gjenden të lira në gjuhën shqipe, kjo e fundit, mu për këtë shkak e këtë fat, sillet si qendra e gjuhëve indoeuropiane dhe e ka lehtësisht të mundur të zbërthejë etimologjikisht fjalët e gjuhëve të tjera të familjes gjuhësore i.e.

Kërkimi për gjetjen e origjinës së gjuhës në të cilën u krijuan mitologjitë mund të përqëndrohet thjeshtë e me sukses më së shumti në gjetjen e etimologjisë së emrave të personazheve mitikë dhe gjuha që u përgjigjet atyre etimologjikisht është pikërisht gjuha e origjinës së tyre.

Gjeografia e origjinës së mitologjive përfshin më së shumti brigjet e Mesdheut e të Detit të Zi dhe përkon kështu me vendbanimet e pellazgëve, që u quajtën ashtu mbase pikërisht pse banonin afër këtyre pellgjeve të mëdha e metateza [az-g] : [g-az] e rikthen emrin e tyre në origjinë:

pell[az-g] >
pell[g-az] >
pellgazë > pellgas > pellgasit.

Hapësira më e ngushtë gjeografike që lidhte pellazgët e Detit të Zi me pellazgët e Detit Mesdhe ishte Gadishulli Ilirik që krijoi lidhjen e pellazgëve me të njëjtën gjuhë nga brigjet e dy deteve dhe një hapësirë tokësore që mund të përshkohej edhe me këmbë për disa ditë e pikërisht, këta pellazgë të kësaj hapësire, që lidhte dy brigje të dy deteve, u quajtën ilirë dhe emri i tyre edhe mund të pozojë konceptin [lidh], lidhje, përpos edhe disa varianteve të tjera etimologjike që janë dhënë deri më sot.

Duke u përmbajtur te rotacioni fonemor ll:dh (që ndodh rëndom brenda shqipes) dhe atë r:l, mund edhe të shtrojmë ekuacionin etimologjik:

ILLIR =
ILLIL =
IDHIL =
I DHIL = LIDH-I (anagr.) = I LIDH

Banorët (pellazgët) e Gadishullit Ilirik, që lageshin vetëm prej Deti Mesdhe, u quajtën epirotë dhe vendi i tyre Epir, në ndryshim nga pellazgët, të cilët në të dy anët e dheut të tyre kishin dy dete të ndryshme dhe vendi i tyre qe LIDH(ja) tokësore midis atyre dy detrave dhe nga ky koncept [lidh]je mund të ketë dalë edhe toponimi Iliri, i cili hidhet këtu për t’u debatuar e për t’u kundërshtuar ndoshta me një variant etimologjik më bindës.

Etimologjia e emrave pellazg e ilir tregon se ilirët janë në thelb pellazgë, porse janë pellazgët që jetojnë në hapësirën ku lagen nga dy dete.

Përsa midis pellazgëve të quajtur ilirë dhe pellazgëve të quajtur epirotë ekzistonte e përdorej e njëjta gjuhë pa ndojë ndryshim gjuhësor thelbësor midis tyre, kemi të bëjmë me të njëjtin popull të emërtuar me dy emra. Këtë përcaktim e kofirmon edhe fjalori trigjuhësh (pellazgjisht – shqip- greqisht) i Jakov Thomopulos (1912), ku qartazi duket se pellazgjishtja e shqipja është e njëjta gjuhë si dhe emërtimi si Gadishulli Ilirik i të njëjtit gadishull ku Epiri quhej pellazgjik, porse është pjesë e Gadishullit Ilirik.

Albanologu gjerman Georg von Hahn shkruan se “shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, kurse ilirët janë pasardhës të pellazgëve. Shqiptarët janë stërnipërit e pellazgëve. Shqipja rrjedh nga ilirishtja, kurse ilirishtja nga pellazgjishtja”.

Me çka shkruam më sipër duam të themi se i gjithë Gadishulli Ilir dikur ka qenë i banuar nga pellazgët dhe dëshmohet kështu si hapësira tokësore më e madhe e banuar prej tyre në Kontinentin Europian përveç vendbanimeve të tjera të tyre rreth brigjeve të dy detrave që përmendëm edhe më sipër.

E bëjmë gjithë këtë parashtrim rreth Gadishullit Ilirik, sepse një pjesë e madhe e mitologjive që na kanë ardhur të përkthyera në greqishten e vjetër, referojnë në këtë hapësirë dhe në gjuhën e pellazgëve të këtij gadishulli: në pellazgjisht, që s’është tjetër përpos shqipes së sotme e më së shumti në dialektin gegërisht të saj, që brenda emërtimit të tij mbështjell konceptin [egër] (g[egër]isht), si për të na treguar se është gjuha më e egër e njerëzve të bardhë, prej së cilës, ashtu si në botën e bimëve, rodhën gjuhët e kultivuara i.e.

Të gjitha fjalët dhe emrat e çdo gjuhe janë formuar mbi bazën e dy parimeve gjuhësore (të pa njohur deri më sot nga gjuhësia zyrtare) dhe të ca rregullave gjuhësore të njohura.

Gjuha emërton sipas dy parimeve, të cilat i ka zbuluar autori i këtij libri:

1. Gjuha emërton funksionin e realies (të sendit a fenomenit).
2. Gjuha emërton vetinë a karakteristikën kryesore të një realie, kur kjo e fundit nuk shfaq një funksion te emërtuesi (njeriu).

Përpos këtyre dy parimeve kryesore në emërtim, ekzistojnë edhe ca rregulla të njohura gjuhësore si: metateza, afereza, anagrama, rotacioni (metafonientizmi), të cilat të aplikuara në motivimin etimologjik të fjalës zbardhin misterin e saj.

Autori i këtij libri, duke qenë se më herët ka botuar gjashtë vëllime etimologjike bazuar në teorinë e tij të embriomorfemave, vuri re se, në bazë të së njëjtës teori, zbërtheheshin etimologjikisht edhe emrat e personazheve mitologjikë. Dhe kështu, etimologjia e personazheve mitologjikë, qe dhe një tjetër sprovë që vërtetonte teorinë e embriomorfeve. Se sa e vërtetë dhe shkencore është teoria e embriomorfemave, lexuesi do ta ndjejë gjatë lëçitjes së kësaj vepre të parë në llojin e saj.

Përsa etimologjia e emrave mitikë është një fushë pothuajse e pa lëvruar, referencat etimologjike për personazhet mitikë gati nuk ekzistojnë ose dhe ato që ekzistojnë janë tepër të diskutueshme, ndaj njohja dhe aplikimi i embriomorfeve të shqipes në motivimin etimologjik të miteve është një dukuri protofanike që çliron misterin e krijimit të emrave mitologjikë.

Shpesh autori i këtij libri është përfolur edhe për nacionalizëm në interpretimet e tij etimologjike dhe në të tilla raste ai nuk ka hezituar që akuzatorëve t’u kërkojë që akuzën e tyre ta vërtetojnë duke sjellë një tjetër etimologji më të argumentuar e më bindëse. Porse, fakti që emrat e personazheve mitikë zbërthehen etimologjikisht në gjuhën shqipe, nuk është marifet gjuhësor i autorit, por është mundësia e madhe që jep gjuha shqipe në motivim etimologjik e kjo falë tabelës së embriomorfeve¹ që zotëron kjo gjuhë si asnjë tjetër gjuhë.

Herët a vonë shkenca e gjuhësisë do i pranojë embriomorfet si themelet e të gjitha gjuhëve i.e. dhe embromorfologjia do jetë dega e re në shkencën e gjuhësisë, që do realizojë një përparim të madh në shkencën, që të gjitha shkencat ia kanë nevojën për t’u shprehur: gjuhën.

Në botën e sotme, sapo përmendet fjala mitologji², nuk ka se si të mos shkojë mendja te mitologjitë greke dhe kjo mitologji besohet se është një nga shtyllat e qytetërimit helen. Porse nga studimi dhe etimologjia e emrave të personazheve mitikë, sipas teorisë së embriomorfemave, dëshmohet bindshëm se emrat e miteve referojnë vetëm te gjuha shqipe dhe gjejnë zgjidhje etimologjike veç prej saj e kjo bie në kundërshti të plotë me atë çka na kanë mëtuar deri më sot sikur shumica e këtyre miteve janë greke dhe natyrisht kjo shkakton në mos habi edhe një zhgënjim për çka kemi besuar deri në ditët e sotme. Sikurse thuhet se “djalli fshihet në hollësira”, etimologjia sipas teorisë së embriomorfemave zbardh një mister të fshehur në dhjetra shekuj duke vërtetuar se “mitologjitë greke” nuk paskan qenë greke dhe ato në shumicën e tyre dëshmohen etimologjikisht ti përkasin një gjuhe të gjallë e që gjeografikisht është ndodhur e ndodhet midis greqishtes (Athinës) e latinishtes (Romës) dhe kur të dy këto gjuhë të ndritura të Europës vdiqën sapo vdiq pushteti ekonomik e politik që i mbante gjallë, shqipja nuk e pësoi një fat të tillë. Athina u pushtua pa luftë nga Roma dhe nuk njihet ndonjë gjenocid romak që të zhdukte një popull që fliste greqisht. At’her, si e pse greqishtja u gdhi shpejt si një gjuhë e vdekur. Mos vallë ajo ishte vetëm gjuhë e aristokracisë dhe e administratës së Athinës dhe populli (i cili nuk dëshmohet nga asnjë dokument historik të jetë zhdukur) fliste një tjetër gjuhë?! Mos vallë populli fliste shqip?!

Sikur të mos mjaftojë misteri i zhdukjes së greqishtes së vjetër, me rënien e Perandorisë Romake u zhduk fill edhe latinishtja, por askush nuk tregon me fakte historike se u zhduk një popull që fliste latinisht. A kishte vërtet një popull që fliste latinisht apo “populli” që fliste latinisht qe vetëm administrata e paria e Romës që u rrënuan bashkë me perandorinë e latinishten e tyre?!
Studimet pse e si u zhdukën dy gjuhët e ndritura të qytetërimit europian mungojnë edhe pse gjuhëtarë për tu marrë me studime të tilla ka pafund. Nuk vdiq një tjetër gjuhë që u ndalua me ligje nga Perandoria Otomane, u sulmua me dhunë e me gjenocide nga grekët e serbët e këta të fundit përdorën dhe gaz helmues në shkollat me fëmijë shqiptarë deri në fund të shekullit XX. Nuk vdiq gjuha që ishte midis greqishtes së vjetër e latinishtes e që flitej në gjithë Ilirinë, e sot flitet në Turqi, Greqi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Kroaci dhe në Italinë e Jugut. Nuk vdiq, sepse nuk vdiq populli që e fliste. Ai popull rezistoi. Rezistoi për të sjellë deri në ditët tona gjuhën e origjinale të miteve e të perëndive dhe tua bëjë të mundur edhe gjuhëtarëve e filozofëve të gërmojnë te ajo për thesare të pazbuluara.

Në botën moderne të sotme vërteta shkencore del vetëm nga debati i argumentuar shkencërisht dhe edhe kjo vepër pret të ketë fatin e një oponence të fortë shkencore, ngado që ti vijë ajo.

¹). “teoria e embriomorfemave” është vepra e radhës e autorit që pritet të dalë se ë shpejti dhe të konfirmojë se gjitha gjuhët i.e. për formimin e fjalës i drejtohen një tabele simbolesh gjuhësore të ngjashme me Tabelën e Mendelejevit dhe kjo tabelë e embriomorfemave zgjidh përfundimisht misterin e krijimit të fjalëve e gjuhëve.

²). mitologjia, si fjalë e pranuar nga tema greke [mitholog], ka një etimologji interesante në shqip, nëse e anagramojmë këtë temë:

MITHOLOG >< GOLOTHIM
GOLOTHEM
GOLO-THEM
GOJ-O-THEM
O GOJë THËNË  = e përcjellë (e thënë) me gojë brez pas brezi.

2 thoughts on “Origjina e miteve dhe gjuha e tyre”

  1. Fahredin Bajraktari

    Jam i interesuar ta bleje Kete liber, Mitet, origjina dhe gjuha e tyre ne shqip dhe anglisht. Si mundem me i porosite ato.
    Adresa ime eshte:
    13 Berkeley Road, Uxbridge, UB10 9DX, UK

    1. I nderuari z. Bajraktari, këtë libër mund ta porositni direkt te z. Agron Dalipaj. Ju lutem merrni kontakt të drejtpërdrejtë me te. E gjeni në rrjetin social facebook.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top