“Opozitë koherente”, apo erozion i së djathtës

SHKRUAN: MUHARREM HAXHI

“Opozitë koherente”, apo erozion i së djathtës, koha do ta tregojë z. Artur Roshi…
Kush ka kohë dhe durim të lexojë komentin tim të gjatë në faqen e fb, të kryetarit të Ballit Demokratë.

“PD nuk mund të emëroj kush është opozita zyrtare? Këtë do ta bëni ju?! Vetë thoni që në shkallë vendi keni të paktën 2 deputetë! Kaq pak,për të marrë ju përsipër këtë tagër?! ( Në fakt me sistemin aktual 0 mandate mund të merrni, po mirëkuptojë që ju aludoni nëse do të kishim sistemin propocional të pastër, pra votat e gjithë ballistëve në Shqipëri)

Deri atëherë ama, ju dhe gjithë të tjerët, jeni mandate të Lulëzim Bashës, që ju renditi në listat e PD, pa pyetur, e pa konsultuar as një nga instancat e kësaj partie. Ç’ka ishte një ndër shumë arsyet e disfatës spekatolare të 2017.

Kur thoni se PD nuk bëri asgjë për ish të përndjekurit dhe ish pronarët dhe se ju do ti përfaqësoni ata dhe gjithë antikomunistet , e keni seriozisht?!
E para ,ku e dini se ju i përfaqësoni të gjithë ata ?

E dyta ,nuk ju vjen turp?
Unë jam nga Rrëzoma balliste. Janë me dhjetra e dhjetra bashkëpatriotë të mi nga kjo zonë, që vijnë prej familjeve të cilësuara balliste që fituan të drejta studimi, që u bën juristë, mësues, ekonomistë, oficerë policie dhe të SHI K etj, që përfituan dëmshpërblimet për vitet e burgimeve politike.
Ju vetë kur e fituar të drejtën e studimit?

Nëse është e para 90′ vihet në pikëpyetje përndjekja juaj politike.Nëse është pas 92′ e keni fituar nga PD. Ju thoni së po futeni në parlament se gati po shuheni si parti. Po që jeni ndarë në dy degë, ty dhe Alimadhi, prapë PD e ka fajin, apo egua për komandë e pushtet?! Kur qeverisi PD ju nuk ishit pjesë e adimistratës qëndrore dhe saj lokale?!

Balli futi ujë e humbi elektoratin, jo pse PD u pozicionua qendër e djathtë.
Ç’farë mund të bësh në një vend ku 60% e popullit voton majtas edhe sikur asnjë minutë mos të bëj fushatë elektorale PS. Nuk e them unë, vetëm 22 mars’92 PD mori më shumë vota nga e majta. Në asnjë rast tjetër.

Do ta bëni ju të votojë djathtas shqiptarin. Po këtu nuk ke ekonomikisht qytetarë të mesëm. Aty ke një shumicë të varfër dhe një pakicë të pasur. Madje edhe shumica e familjeve balliste nuk kanë prona të patundshme të trashguara. Ndaj 7501 u intersesonte. Nuk iu bashkuat republikanëve në peticionin për aborgimin e ligjit më 93′.

Një pjesë e jo vogël e familjeve më të kaluar balliste prej kohësh votojnë PS.
Ju thoni se intuita politike iu shtyn të korigjoni vendimin e pa konsultuar më ju të PD për djegje mandatesh.
Të qaj apo të qesh?! Në atë tokë të djegur ty dhe alimadhi do ktheni votën e lirë.
Në intuitën e njeriu të thjeshtë kuptohet që ju i shërbenin Ramës dhe askujt tjetër.
Një dorë miza ju lëshoi Rama me rehabilitimin e A. Ermenjit historian, publiçist , por jo politikanit dhe ju filluat të kruheni.
Ju mori kaq kohë për të kuptuar së PD nuk është një parti tipike e djathtë dhe në vend që të lini mënjanë egoizmin me Alimadhin të bashkoheshit për të luftuar për një të djathtë reale, nxituat të hani çorbën e opozitës së emëruar. Ju gënjen mendja nëse endërroni se do përfaqësoni gjithë antikomunistët, të pakënaqurit ndaj PD ndër vite 😂Karrieristët që do ju përgëzojnë, ata po.

Aaaaaa… dhe fundit. Spartak Braho që e pat cilësuar institutin për krimet e komunizmit, e krijuar edhe kjo prej PD, si qendër të Ballit Kombëtar, e hoqi nga kalendari i punimeve të parlamentit analizën e këtij institucioni antikombëtarë” – sipas tij.

Të jetë në shenjë mikëpritjeje apo tolerance ndaj teje thua? ”
Komenti im u shua. Pyes arsyen. Fill pas kësaj erdhi bllokimi.
Humbje e madhe për mua ,po do ta durojë, ç’a të bëj…

* * * * * * *

Ç'FARË PËRFAQËSOJNË DREJTUESIT E BALLIT NË PARLAMENTIN SHQIPTAR?

View Results

Loading ... Loading ...

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top