Shkruan, Xhemajl Murati-Tupalla, Balli Kombëtar Demokrat – Dega në Gjilan
Vendimi i fundit i Gjykates Kushtetuese te Kosoves ne lidhje me formimin e Asociacionit te Komunave me shumice Serbe, e ne te cilen u konstatua, se disa pika te marreveshtjes (23 sosh), nuk ishin ne harmoni te plote dhe binin ndesh me Kushtetuten e Republikes se Kosoves, si dhe kontestin e Demarkacionit te vijes kufitare me Malin e zi, ne njeren ane, dhe refuzimin e vazhdueshem te opozites se bashkuar ne anen tjeter, per tu ulur dhe biseduar per tejkalimin e dallimeve, e shohe si tendencioze dhe si strategji te gabuar te opozites, si pa pergjegjesi, dhe si pa aftesi te tyre per tu ballafaquar me forcen e argumentit.
Sipas mendimit tim, tani me opozita duhet ta nderroje strategjine, dhe me veprimet e saja konstruktive, se bashku me poziten t’i zgjidhin edhe keto dy çeshtje te kontestuara, e pastaj te vazhdoje ne Parlament, te bej opoziten siç i ka hije, duke e percjelle ne kontiunitet punen e pozites, duke i kritikuar per mos punen e tyre, dhe duke i denoncuar vazhdimisht per veprimet e gabuara apo mos veprimet e tyre, si dhe te zyrtareve te larte te saj, siç ishte rasti i fundit dhe goditja e rradhes ne mbledhjen e Keshillit te Europes, ku per shkak te jo kordinimit te mire ndermjet vete Shqiptareve, per vetem nje vote me pak u votua nje rezolute shume e demshme per Kosoven, se bashku me kater amandamentet e propozuara nga Serbia. Eshte momenti i fundit qe te gjithe se bashku, si pozita, si opozita, ta kuptojne seriozitetin e situates dhe gjendjen ekonomike te qytetareve te saj, ti zgjidhin problemet ne menyre civilizuese dhe t’i kthehen punes bashkarisht ne interes te popullit te vete.