SAIM TAHIRAJ, ISMET TAHIRAJ DHE SEFEDIN KRASNIQI

O Nasim, trego sa para ke dhënë me e vra Ibrahim Rugovën

SHKRUAN: SAIM TAHIRAJ

Sa herë që ti fletë në ndonjë emision vetvetiu s’të lë ndërgjegjja të qetë, të shpërthen, por sa herë që fletë për mua sharron edhe më thellë duke shpifur, duke u përpjekur ta ndryshosh të kaluarën tënde. Shikoje pamjen tuaj në emision, lëvizjet tuaja, tonin e zërit tuaj, ato flasin shumë, ato tregojnë brendinë tuaj.

Në javët e fundit, jo rastësisht u hap një debat i ashpër për Betejën e Koshares, pati akuza dhe kundër akuza, madje edhe në nivelin më të ulët të fyerjeve. Pati edhe shpifje të cilat pa fije morali i përdorën personat e caktuar për ti njollosur personat meritor të betejës së fituar ushtarake.

Kjo nuk ishte rastësi, por e organizuar dhe e dirigjuar nga një qendër, e cila si para lufte, në luftë, pas lufte, e edhe sot po përpiqet me të gjitha mjetet të përfitojë dhe ta marrë primatin mbi luftën, pa kursyer mjete dhe forma nga më të ulëtat. Gjithashtu kësaj i shtohen edhe dy arsye të tjera të cilat ishin shkaku i kësaj lufte propagandistike shumë të ndyrë.

E para arsye është frika e tyre nga gjykata speciale, e cila pritet të fillojë me arrestimet e para, dhe siç thuhet nga disa burime do të jenë aktorët kryesorë të kësaj qendre propaganduese, gjithsesi që mbron interesa jo shqiptare.

E dyta është vlera historike e pakontestueshme e Betejës së Koshares, si njëra nga betejat më të suksesshme të historisë së luftërave në Kosovë, që nga Lufta e Dytë e Botërore, të drejtuar nga oficerë profesionist të Ministrisë së Mbrojtjes të udhëhequr nga ministri kolonel Ahmet Krasniqi, të përvetësohet përfundimisht dhe të paraqitet si betejë që e komandoi shtabi i LPK-së.

Ky debat si përfundim pati një sukses, pavarësisht fyerjeve, shpifjeve dhe akuzave. Ai nxori në shesh karakterin e personazheve që ishin në debat. Nxori karakterin e oficerit, nëpërmes të cilit u vërtetua se betejën e drejtuan ata, dhe se meritat kryesore ju takon atyre. Strategjitë, profesionalizmi dhe dashuria e tyre për atdheun, sollën suksesin dhe namin e kësaj beteje, pavarësisht pengesave, shantazheve, kërcënimeve që patën nga Shtabi i LPK-së.

Ky debat nxori lakuriq në sipërfaqe edhe njëherë karakterin e dobët të komandantëve të vetëshpallur të LPK-së, të cilët treguan se ata jo vetëm që nuk ishin drejtuesit e kësaj beteje, por ishin penguesit kryesorë të sajë. Ata treguan se nuk ishin në Koshare për ta luftuar Serbinë dhe forcat e saj me Millosheviçin në krye – armikun, por Ministrinë e Mbrojtjes dhe oficerët e sajë, dhe krahas sajë në përfundim të luftës të merren merita për luftën dhe pushteti i pas luftës.

Pra, në qendër të qëllimit të tyre e kishin eliminimin me çdo kusht të presidentit Rugova, vijën institucionale ushtarake që e ndiqte atë, dhe mbështetësit e tij politikë, dhe gjithë spektrin institucional e partiak që udhëhiqej nga Presidenti.

Këta komandant të vetëshpallur i bën vetës vetëgjyqësinë, sepse ata me paraqitjen e tyre treguan nivelin e karakterit dhe të përgatitjes profesionale që kanë. Tani opinioni i gjerë në Kosovë e ka shumë të qartë se kush ishin drejtuesit e Betejës së Koshares. Urime oficerë të ministrisë së Mbrojtjes së Ahmet Krasniqit për këtë betejë mediale të fituar. Gjatë këtij debati u lakua edhe emri im nga Nasim Haradinaj.

Në debatin e parë në TV DUKAGJIN, ku më akuzoi duke shpifur rëndë për tradhti. Unë ju përgjigja me një reagim të lehtë, duke menduar se ai do t’i thirrte mendjes dhe do të ndalej me këto shpifje të ulëta, por ai nuk e bëri dhe u paraqit në një emision tjetër te TV T7 ku akuzat me shpifje edhe më të ulëta i tha për mua. Tani jam i detyruar t’ju përgjigjem shpifjeve të tij, sepse ky njeri nuk ka më kontroll mbi veten dhe mund të vazhdoj edhe më tej. Në reagimin e parë i thashë se unë jam arrestuar dhe dërguar në SUP, në Pejë, në bazë të deklaratës së tij dhe kjo është një e vërtetë që askush nuk mund ta kontestojë, madje as Nasimi. Në vend që tani pas 38 viteve së paku të ndiejë keqardhje, e të kërkojë falje, ai më akuzon edhe më rëndë duke thënë: Nasimi në burg e Saimi në liri. Unë po të them prapë se unë jam arrestuar në bazë të deklaratës suaj. Në atë deklaratë ka pas edhe emra të tjerë dhe gjëra të tjera, por mua nuk po më interesojnë ata persona dhe ato gjëra, por po flasë vetëm për veten time. Po ta kishe një grim burrëri, do e pranosh këtë fakt dhe së paku do të kesh një grimë keqardhje. Gjërat nuk mbulohen me shpifje.

Pastaj thotë: “Mentor Kaqi në burg dhe Saimi në liri”! Po çfarë lidhje kam unë Saim Tahiraj me Mentor Kaqin? Kurrë në jetën time nuk e kam takuar, nuk e kamë njohur dhe kurrë nuk kam pasur lidhje me të. Po çfarë paturpësie është kjo shpifje?

Shpifja e radhës: “Sali Çeku në luftë me mua, dhe Saim Tahiraj kurrkund”. Saim Tahiri dhe shokët e grupit kanë qenë ç`do herë aty ku i ka caktuar ministri Krasniqi dhe Sali Çeku, andaj lejë më pallavrat se t’i nuk i din këto. Tani po të them diçka, kurrë më mos e përmendë emrin e Sali Çekut sepse nuk i banë nder, por përkundrazi. Ai kurrë nuk ka qenë në luftë me ty. Sali Çeku ka qenë në vijën e frontit, në ballë të luftës e ti ke qenë thellë në prapavijë, duke kryer misionin tuaj të ngarkuar nga Shtabi i LPK-së.

Misioni yt ishte për ti vëzhguar oficerët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pikërisht Sali Çekun si njeriun kryesorë të vijës politike të Ibrahim Rugovës. Këtë na ka thënë disa herë, dhe ka qenë shumë i shqetësuar, madje e ka të shkruar edhe në ditarin e tij, ky në një mbledhje të shtabit kërkon sqarim se kujt i përgjigjet Nasim Haradinaj?

Shpifja e radhës, kryeturpi i tij: “Vëllai i Saim Tahiraj ka shit telefon me Vulen“. Po ta them një gjë se po të ishte e vërtetë kjo gjë, njeriu i parë që do i bashkëngjitej vëllait do ishe ti. Këtë e ke dëshmuar me kohë. Vulen e ke kolegë nga hotel Metohija dhe bashkëpunëtorët e tij i keni pasur nëpër shtabe. Ata kurrë nuk ju kanë penguar. Juve ju kanë penguar vetëm ushtarët, oficerët dhe aktivistët e vijës së Ibrahim Rugovës. Ne kemi qenë armiku kryesor për juve. Ti edhe sot ja ruan banesën Vules, ndërsa ke dhënë shumë para me e vra Ibrahim Rugovën.

Kur janë paret në pyetje ti nuk pyet se nga vijnë. Shiko vetëm pasurin tuaj nga e ke krijuar. Ishe edhe në Zvicër dhe këtu bëre biznes. Ku e ke partnerin tuaj? Ti e ke një problem të madh me mue. Gjynahet që ke ndaj meje kurrë nuk kanë me të lanë të qetë. Sa herë që ti fletë në ndonjë emision vetvetiu s’të lë ndërgjegjja të qetë, të shpërthen, por sa herë që fletë për mua sharron edhe më thellë duke shpifur, duke u përpjekur ta ndryshosh të kaluarën tënde. Shikoje pamjen tuaj në emision, lëvizjet tuaja, tonin e zërit tuaj, ato flasin shumë, ato tregojnë brendinë tuaj. Ti ke një hallë të madh që përpiqesh me fyerje, shpifje ta mbulosh atë, por po të del krejtësisht diçka tjetër. Je në rrugë të gabuar, pranoje të vërtetën ashtu siç është, sado e hidhur që do të jetë për tye, sepse vetëm kjo do të jetë rruga e shërimit tuaj. Kjo është këshilla ime, por nëse mendon me vazhduar kështu është puna e jote. Sado që do të shpifësh për mua, nuk ka rëndësi më, sepse tani më na njeh mirë opinioni se kush jemi.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top