NUSTRET ALIZOTI – ÇAMI QË SHPËTOI NGA GREKU FASHIST DHE U VRA NGA SHQIPTARI KOMUNIST

SHKRUAN : HYQMET  ZANE

Nustret Alizoti, 24 vjeçari nga Çamëria, pushkatuar nga Sigurimi i Shtetit. Pa dënim, pa varr, pa dokumentacion ligjor, Nustret Alizoti dëshmia e të vëllait, Ali Alizoti . Në një natë të errët të vitit 1954 në vendin e quajtur “Bishti i Krastës” në Elbasan, plumbat e togës së pushaktimit i morën jetën një djali 24 vjeçar nga Çamëria. I njohur si vendi ku janë pushkatuar me gjyq a pa gjyq shumë shqiptarë të mrië, “Bishtui i Krastës’ është dëshmitari okular që ka përjetuar makabritetin e një regjimi që nuk kursente asnjë jetë njeriu për kënaqësinë e bishës kriminale. Nustret Alizoti ishte njeri nga viktimat e intrigave që kurdiste dhe sajonte sigurimi i shtetit dhe vetë diktatori ndaj kujtëdo njeriu që kishte dinjitet e dhe integritet shqiptari përballë injorqancës dhe harbutërisë komuniste që përzgjidhte pushteti vrasës i Enver Hoxhës. Për këtë rast të veçantë, një punëtor i gurores që atë natë ishte roje i depos së dinamitit te Bishtit të Krastës të asaj kohe, me orgjinë nga Çamëria dhe gjithashtu edhe bashkëmoshatar me Nustret Alizotin, Zenel Isa u bë pa dashur dëshmitar i asaj nate të zezë si vetë sistemi. Është pikërisht Zenel Isa nga Galbaqi i Çamërisë, në bisedë e sipër më ka thënë për atë vrasje, se “e njoha nga zëri Nustretin kur shprehete fjalët “Oj nënëzo, çfarë kam bërë, ç’keni me mua”. Ishin fjalët e fundit të njeriut që u gdhi në një grpoë të mbuluar me ferra e mbi të të vendosur ca gurë. Vajta dhe ia thashë nënës së tij, Merushes, se babai i kishte vdekur që në Çamëri më 1939, dhe bashkë me të shkuam në vendin ku ishte lënë i vrarë Nustreti. E qau me zë e shkrteta nënë, e pa mirë djalin e saj që plumbat i kishin përshkaur trupin dhe i kishin marrë jetën. E hapi më shumë gropën dhe e mbuloi djalin mes lotëve dhe ngashërimeve të pafund që të këpusnin shpirtin dhe mezi e duroja. Ishte një nënë fatkeqe që mezi i kishte sjellë gjallë fëmnjijët nga Galbaqi i Çamërisë deri në Elbesan (siç e cilësonin çamët Elbasanin). I shpëtova nga greku dhe nuk ma merrte mendja mua fatzezën që të ma vriste shqitpari. Ç’është kjo mënxyrë për ne kështu, kaq të mallkuar paskemi qenë. I rrita jetim se më vdiq burri e djemtë i ruajta nga greku. Oi, oi, djali im, çe pate këtë fat kështu, fatzeza unë ç’më gjeti”, janë fjalët që më ka thënë në ligjëratë të drejtë Zenel Isa që në atë kohë ishte në të njejtën moshë me Nustret Alizotin, djali i dytë nga tre që kishte Qazim Alizoti.

Si të mos mjaftonin fatkeqësitë, vetëm 8 vjet më pas nëna e Nustretit, ndrroi jetë me një maraz në shpirt se jo vetëm iu vra djali, por iu njollos familja me etiketimin e fjalëve që thuhen në këto raste. Aliu, djali i tretë Qazimit dhe Merushes, i cili është banues në Elbasan, me shqetësimin për vëllanë e tij që u vra aq pabesisht nga sistemi diktatorial shprehet se “një ditë në shtëpinë tonë erdhën dy oficerë të sigurimit dhe folën me nanën dhe i thanë se nuk do të kishin ngacmime të tjera, se po tu thoshte dikush ndonjë fjalë, të vinin e të takonin ata. Nuk e kuptova se çfarë donin të thoshin me këto fjalë, por vetëm një gjë munda të kuptoja se im vëlla ishte vrarë pabesisht dhe si rezultat i intrigave dhe pabesive që thureshin në atë kohë, kur Shqiëpria ishte në krizë ushqimore se vepronte sistemi i triskimit me pika. Ka qenë kjo që e ngatërruan vëllain tim me të ashtuquajturat përvetësime, kur ne në shtëpi jetonim në varfërinë e plootë si gjithë të tjerët. Kontrollet ebëra nga policia dhe hetuesia nuk gjeti asgjë, por u habitën për varfqërinë që kishim. Ç’të të them o djalë, keq e më keq. I shpëtuam grekut dhe u vramë në Shqiëpri. Këtë gjë nuk e kuptoja përse ndodhte në atë kohë, veç sot i kuptoj të gjoitha”. Kësaj i thonë “më fal se të vrava dhe këtë dinin ta thoshin ata që të vrisnin natën e të qanin ditën, sigurimsat e drejtuar dhe frymëzuar nga vetë diktatori.

Aliu Alizoti, vëllai i vogël i Nustretit, tashmë 78 vjeçar, ka bërë të gjitha dermashet siç i thonë fjalës, për të gjetur arsyetimet e dënimit të vëllait, por edhe të mësonin se ku ndodhet varri i tij tani. Ai i ka shkruar edhe Ministrisë së Drejtësisë duke i renditur shumë fakte dhe duke kërkuar drejtësi për pafajësinë e vëllanë e tij. Ndër të tjera Ali Alizoti shprehet se “në ato vite nuk mund të kërkonim drejtësi se do të kishim të tjera presione, ndaj heshtëm, ulëm kokën e punuam, ja ashtu, me brengë, me frikë, duke humbur edhe vendin se ku ishte varri i tim vëllai që nuk e gjetëm më. U rritëm keq e keq në Elbasan, megjithëse nga qytetarët elbasanas kishim mbështetje dhe na e qanin hallin. Ishim të detyruar të ulnim kokën duke pranuar pa dashje padrejtësinë e treguar ndaj vëllait tim Nustretit”. Çfarë mendon Aoli Alizoti për vrasjen etë vëllait të tij Nustret Alizoti ?

Të flasësh për vrasjet e popullatës çame, duhet thënë se ato janë të shumëllojshme dhe në çdo kohë, sepse aty ishte porosia greke që strehohej në ish Byronë Politike të kohës së bashku me antishqiptarizmin e vetë diktatorit. Por ajo që mbetet ende si një mister për këtë familje nga Çamëria, është fakti se ka një seri kontradiksionesh në dokumentacionet e dërguara pas kërkesave të Ali Alizoti për të mësuar për vrasjen e vëllait të tyre. Në një letër drejtuar Ministrisë së drejtësisë ndër të tjera ai shprehet se : Nustret Qazim Alizoti për nivelin e tij intelektual dhe kulturor nuk mund të lëshonte veten e tij në nivel të vjedhësit, (siç gjente akuza sigurimi i shtetit), pasi kjo vërtetohet me faktin se si djalë intelektual dhe shumë i rregullt, menjëherë, pas mobilizimit ushtarak, u vendosa kujdestar në repartin 3700 në Tiranë. Nga të gjitha verifikimet tona të bëra dhe për të ccilat disponojmë dokumenta, na bindun se gjyqi dhe vendimi i dënimit të tij me vdekje është i sajuar ose i montuar sipas modeleve që përdorte sigurimi i shtetit të diktaturës, sepse : Dy çertifikatat e vdekjes që disponojmë , njera nxjerr nga gjendja civile e K. Ekzekutiv të Rrethit Elbasan që nuk i lexohet data, por që është e para viti 1990, pasi shënon K. Ekzekutiv, ka datë vdekjeje 2 prill 1954, ndërsa çetifikata e marrë nga ana jonë në gjendjen civile të Rrethit Elbasan më datë 28. 12., 2007 shënon si datë vdekjeje 2 gusht 1954. Vërtetimi i komisariastit të policisë Elbasan lëshuar më 21. 10 1993 thotë se nuk ka asnjë dokument për ekzekutimin e tij.

Vërtetimi i Gjykatës së Rrethit Elbasan datë 03. 03. 2008 thotë se nga kontrolli i indeksit penal të vitit 1953-1954 nuk figuron i dënuar zoti Nustret Qazim Alizoti. Në shkresën përgjigje të Drejtorisë Gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithëshme me numër 293/3 prot. datë 03. 10. 1994, thuhet se nuk gjendet dosja penale e zotit Nustret Qazim Alizoti, por vetëm vendimi nr. 2 datë 13. 06. 1954 i dënimit me vdekje. Në shkresën përgjigje dhënë familjes nga ana e drejtorisë së Arkivit të Ministrisë së Rendit Publik me Nr. 1925/1 prot, datë 24. 11. 1993, thuhet se për zotin Nustret Qazim Alizoti nuk kemi asnjë të dhënë në burimet tona arkivore. Në vërtetimin e datës 13. 12. 1993 të degës Ushtarake Elbasan nga ku është mobilizuar zoti Nustret Qazim Alizoti më 03. 11. 1953, thuhet se nuk disponohen dokumenta. (Nustret Alizoti dhe vëllezërit e tij, ashtyu si të gjithë burrat çamë që ishin deri në moshën e ushtrisë, u thirrën që të bënin shërbimoin ushtarak, fill pas heqjes së shtetësisë greke dhe dhënies me forcë të shtetësisë shqiptare, duke mbyllur kështu me dashje një kapitull kërkesash me dashje të qeveriseë komu niste ndaj shtetit grek që më 1953 kishte bërë amnistinë e pasluftës dhe popullata çame kishte të drejtën të kthehej në vendin e vet. Në këtë mënyrë shteti komunist i Enver Hoxhës u bë bashkëpunëtor me shtetin grek).

Vërtetimi datës 12. 12. 1993 i përgjegjësit të varrëmihësve ku thotë se në regjistrat e varrimit të periudhës 1953-1954 zoti Nustret Qazim Alizoti nuk figuron i varrosur. Vërtetim i zyrës së gjendjes gjyqësore të Ministrisë së Drejtësisë me Nr. Prot. 49-2008, i datës 07. 01. 2008 se është dënuar veç të tjerash për të paguar dënmin në lekë prej 202.105 lekë të vjetra, ndërsa në shkresën përgjigje të datës 03. 10. 1994 me Nr. 293/3 prot, të Drejtorisë Gkjyqësore të Prokuirorisë së Përtjgithshme thuhets e është dënuar ëpr përvetësim të pasurisë shtetërore për 103.560 lekë të vjetra. Sipas vendimit të Gjykatës thuhet se konfiskohet pasuria dhe se zhdëmtohet shuma e mësipërme. Në fakt në familjen dhe shtëpinë e Nustret Alizotit nuk ka ndodhur asnjë konfiskim i pasurisë së tij dhe familjeës dhe nuk është paguar kurrë asnjë lloj vlerë leku ose malli. Në kontrollin e bërë pas arrestimit të tij në familje dhe pa dijeninë e familjes për arrestimin e tij, kontroll i bërë në befasi në orën 01 të natës pa prezëencën e familjarëve, në shtëpi nuk u gjet asnjë provë e fajësisë së tij si materiale, para apo ndonjë gjë tjetër. Në këtë kontrooll ka qenë Këshilli i Lagjes, Dega e Punëve të Brendshme dhe punonjësi i konfiskimit Qazim Kuqashi.

Të gjitha provat shkresore duket hapur se janë në kontradiksion të plotë me njera tjetrën dhe me mungesën totale të dosjes së tij penale dhe të provave për fajësinë e tij. Janë këto fakte që të çojnë në konkluzionin se dënimi i Nustret Qazim Alizoti ka qenë falls, i sajuar dhe me ndonjë qëllim dashakeqës që asnjëherë familjes së tij nuk iu është bërë kurrë i njohur. Është ky realitet që familjarët e tij nuk janë dakord dhe as të bindur në fajësinë e dënimit e Nustret Qazim Alizotit, jo vetëm për faktin se familja Alizoti gjithnjë e ka mbështetur jetesën në ndershmëri, mbi të gjitha në mungesën e plotë të provave për fajësinë e tij. Lidhur me këtë ngjarje faniljarët Alizoti kërkojnë pafajësinë e tij dhe gjindjen e eshtrave të tij, pasi ai nuk ka ende një varr. Është ky fati i shumë e shumë çamëve që erdhën në Shqipëri për të gjetur shpëtim nga plumbat e pabesisë greke dhe gjenocidi antishqiptar grek, por që gjetën këtu një pabesi tjetër dhe u bënë viktimat e gjenocidit komunist, ashtu si edhe shumë bashkëkombas shqiptarë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top