NUK PO DIMË KU TA VARIM REPUBLIKËN

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Nuk di u kemi borxh atyre që na e krijuan Republikën e Kosovës apo na kanë borxh ata që na morën në qafë me këtë shtet që s’po dime ku ta varim; në cilën gozhdë, në cilën çengele apo në cilën shtyllë. Kemi mbetur në vendnumërim plot dy decenie. Në shumë fusha të jetës, madje kemi bërë disa hapa mbrapa: arsim, shëndetësi. Gjithë energjinë e harxhojmë duke biseduar për UÇK. Nuk ngurrojmë t’i numrojmë trimeritë dhe betejat e pafituara ose që s’kanë qenë as beteja. Pastaj kur u fomua dhe kush e formoi dhe pse s’e çliriuam vet asnjë thes dhé të Kosovës. Ndërsa për disa tjerë (turmen), UÇK e çliroi Kosovën por me “ndihmen e NATO-s”! A ka më konstatim të mjerë se ky!?

Rugova sfidon ende

Sot, pasdreke i lexova tri shkrime për Rugovën (jo në tërësi). Ende ka entuziastë të tillë sa mundohen ta definojnë politikën e tij me shumë kompetencë. Kohë pandemie, kanë kohë sa ha dreqi. Njëri e quante me termin njohur, pascifist. Tjetër i thonte, joviolente. Ndërsa, i treti e quante, thjeshtë, tradhtar në sherbim të Serbisë. Absurd!

Të gjithë e dinë që ai ishte me fisniku dhe sipërori nga ne të gjithë. Kush ka kohë të analizojë, mund të merret me analizat se çfarë kemi bërë nga viti 1981 deri në vitin 1989. Këtu ndaluni dhe lexojeni intervistën e Rugovës të akorduar Der Spiegel-it dhe artikulimi i qartë se çfarë kërkonte Kosova.

Loja me flamuj apo lufta për Rugovën

Gjithë bota iu ka qasur punës, orarë e pa orar, për t’ua lehtësuar qytetarëve jetën, në Republikën e Kosovës (bijën e Amerikës) na lindin Marigona të reja që « qepin » flamurin natën, por nuk kanë kohë t’i gjejnë pak minuta për BUXHETIN e shtetit. Nga kjo çmenduri rrezikon të bankrotojë Republika shkaku i hujeve dhe inateve të Kryeparlamentares, pasi partia në të cilën ka vendosur të aderojë nuk i ka dhënë shenjë. Edhe më keq, arsyetohet se kërkesa e dyzet deputetëve nuk paska mbërri para orës 16:00. Dhe, me këtë logjikë, nëse punojnë edhe mekanizmat mbrojtës të Republikës, Serbia mund të na sulmojë dhe ne do të çfajësohemi se sulmi ka ndodhur pas orarit të punës. Megjithatë, Serbia nuk sulmon, por në mënyrë pacifiste sfidon. Qeverisë Kurti ia pati falur 1000 teste të COVID19, në fillim të pandemisë, e sot kishte filluar vaksinimi kundër kësaj pandemie në Mitrivicën Veriore. Kishte pasur edhe shqiptarë që ishin vaksinuar. Por, vaksina nuk kishte pasur, së paku sot për Luginën e Presheves!

BB e VV-së s’po e zë gjumi

BB nuk është Brigitte Bardot, por Besnik Bislimi që po vuan tmerrësisht nga pagjumësia nga « rritja » marramendëse e LVV-së. Nëse vazhdon ky trend ekziston rreziku të anëtarësohet edhe Shesheli, pasi profeti Bajrami nga Gjilani e kishte paraparë albinizimin e krejt Ballkanit! Veç Edi Rama po pengon…!

Shokut BB po ia shtojnë pagjumësinë edhe goxha do anëtarë të LDK-së, sidomos nga mërgata. Me disa prej tyre, për të qenë i sinqertë, ka pasur raste që kam“vuajtur” pakëz, por tash e kuptova se gjithmonë paskan mashtruar, sespe s’paskan qenë kurrë me zemër me Rugoven.
PDK, mos u marrshim lakmi…!

Pas arrestimit të liderëve të partisë nga GjS, po tregohen më unik dhe të pjekur sesa që kam menduar. Po më pëlqejnë që s’po mundet t’i mashtrojë as t’i shantazhojë LVV. Dkush mund të më keqkuptojë, por e vërteta është se s’kam asnjë aspirate politike. Vetëm dua të them, të luhaturit dhe jo konsistentët e LDK-së duhet të marrin mësim se si duhet partia, jo individi.

Përndryshe, të gjithë ata që ende po mundohen të bëjnë protagonizëm me Thaçin, i kanë ruajtur kartat e vjetra. Duhet t’i përditësojnë.

NB: Kush ngjitet shakllëve të lavdisë pa merita, zbret shkallëve të turpit!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top