NUK NDALEN PROVOKIMET E KISHËS UZURPATORE TË SERBISË

Krimin e radhës kundër shqiptarëve, kulturës së tyre shpirtërore dhe të vërtetës historike mbi autoktoninë, krerët e Kishës uzurpatore të Serbisë u munduan ta ripërsërisin edhe në qytetin e vjetër ilir të Shasit. Reagimi i shqiptarëve autokton në Malin e Zi ishte mëse i drejtë dhe sqarues për të gjitha institucionet e kësaj republike që kohëve të fundit po ballafaqohet me agresionin e papërmbajtur të priftërinjëve serb.

Megjithë reagimin e drejtë dhe të domosdoshëm të shqiptarëve autokton, atyre nuk po u vie në ndihmë sa e si duhet as Kisha Katolike Shqiptare dhe as Kisha Ortodokse Shqiptare (kjo e dyta e uzurpuar nga grekët)! Pse heshtin krerët e këtyre dy institucioneve fetare ndaj agresionit dhe uzurpatorëve serb? Çka fshihet pas kësaj metode të trajtimit të grigjës shqiptare? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që kërkojnë përgjigjen e domosdoshme profesionale nga krerët e institucioneve fetare shqiptare dhe nga institucionet akademike të Kosovës e Shqipërisë.

Heshtja, vrojtimi dhe kundërshtimi brenda katër mureve nuk e nderon askend. Vargut djallëzor e gjakpirës të priftërinjëve serb, të cilët po përballen me kundërshtimin e shqiptarëve të bashkuar në mbrojtje të pasurisë së trashëguar kulturore dhe fetare, duhet ti bashkohen edhe institucionet tjera përgjegjëse për ruajtjen e trashëgimisë historike të shqiptarëve.

Priftërinjë shqiptarë, mjaft keni heshtur deri më sot!

Është koha të zgjoheni dhe të mbroni me vendosmëri, atdhetarizëm dhe argumente shkencore grigjën tuaj!
Mos heshtni dhe mos lejoni që sulmet e kishës së antikrishtit me seli në Beograd, të kurorëzohen me sukses.
Është koha ti thoni një Jo të vendosur dhe të pandryshueshme, të gjithë priftërinjëve uzurpatorë serb, e sidomos planeve antishqiptare të Kishës së Serbisë.

Është koha që vet Ju, priftërinjtë shqiptarë, të iniconi një kampanjë kombëtare dhe ndërkombëtare kundër manipulimit të fakteve historike dhe të protestoni ashpër kundër uzurpimit të objekteve fetare dhe kulturore nga ana e priftërinjëve serb dhe të ashtuquajturës Kishë Ortodokse Serbe.

Heshtja e paarsyeshme ndaj gënjeshtrave dhe sajesave mitologjike të shtetit serb dhe të kishës serbe, është krim kundër popullit dhe grigjës që përfaqësoni ju, priftërinjtë shqiptarë!

Andaj, priftërinjë shqiptarë, mos heshtni, sepse heshtja ndaj atyre që praktikojnë krimin dhe zbatojnë plane për shfarosjen biologjike të shqiptarëve autokton, ju bënë vërtetë bashkvuajtës dhe bashkfajtorë! / AG

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top