SHKRUAN: MEHMET BREZNICA
Ngjarjet që u zhvilluan sot në Bashkinë e Devollit është një ogur i zi për të ardhmen e Kombit. Kjo ngjarje flet kjart që një pjesë e lidershipit shqiptar, pa vetëdije ose me vetëdije, është vënë në shërbim të skenarit ruso-sërbo-grek për nxitjen e një lufte vëllavrasëse në Shqipëri.
Ky lidership, si socialist, ashtu edhe ai demokrat, duhet të jenë të vetëdijshëm që në qoftë se bie edhe vetëm një viktimë, qoftë demokrat, apo socialist, do të mbajnë përgjegjësi historike.
Pushteti është i shëndetshëm vetëm kur mirret me votën e lirë, duke marrë pjesë të gjitha partitë në zgjedhje. Për këtë duhet të krijohet një kocenzus i përbashkët.
Ngjarjet që u zhvilluan sot në Bashkinë e Devollit, si dhe ato që do të mund të zhvillohen nesër në ndonjë Bashki tjetër, na ngrehin shkallën e alarmit për mundësinë edhe të një konflikti me përmasa tragjike për Kombin dhe Atdheun.
Andaj, sot më tepër se kurrë, Kombi Shqiptarë në atë pjesë të Atdheut tonë, duhet të ngritet mbi nivelet e liderëve të vet dhe të shmang çdo konflikt të mundshëm ndër vllazëror.
Nuk duhet që asnjë nënë shqiptare ta veshim me të zeza.
Policia e shtetit, janë motrat dhe vëllezërit tanë, andaj nuk duhet që popullin ta ndërsejm kundër tyre. Edhe nënat e tyre janë shqiptare.
Për ti ikur kësaj situate të nderë, më së shumti mund të kontribuoni ju Kryetar Bashkie të Partisë Socialiste që dolët nga “zgjedhjet e qershorit”, duke mos pranuar që të vendoseni me dhunë në zyrat e Bashkive. Kështu do të mundësonit krijimin e një klime të një konsensusi të përbashkët për mbajtje e zgjedhjeve demokratike ku do të merrnin pjesë të gjitha partitë politike dhe në fund, të urohet fituesi.
Nuk na duhen ” fitore” të lara në gjak shqiptarësh.
Koha është e kokave të kfjellta, përndryshe historia kurrë nuk do të na fal.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptaret!
°°°
CILËN PARTI DO TA VOTONI NË ZGJEDHJET E ARDHSHME NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
- LDK (33%, 175 Votes)
- AAK (26%, 136 Votes)
- LVV (22%, 118 Votes)
- PDK (10%, 54 Votes)
- BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT (5%, 24 Votes)
- NISMA (2%, 11 Votes)
- PSD (1%, 7 Votes)
- AKR (0%, 1 Votes)
Total Voters: 526
Mjaftë më me “fitore me gjak vëllavërasjeje” e me inate.Nuk kemi nëna shqiptare përherë që të veshen me të zeza për qefet e dikujt dhe të antishqiptarëve.Kush është më i miri për popull ai duhet të jetë lider i yni sepse duhet si popull shqiptar europian duhet të ecim në hap me të zhvilluarit.