Nuk dojmë me dekë, e me marrë rrenën n’vorr

Shkruan: Ejup Prishtina

Adem, na të kemi lutë si shok qe disa vjet rresht, me dalë haptas bashk e me ju kallxue shyptarëve t’vërteten. Na, shokët e tu t’ushtrisë, nuk dojmë me dekë edhe me e marrë rrenën me veti n’vorr. Dil edhe ti, e kallxoju drejt shyptarve se as ti nuk ke guxue me i thanë ushtrisë Tites, jo, unë nuk due me ta kry ushtrinë. Dil, edhe kallxoju drejt tanve, se edhe ti bashkë me neve je kanë ushtarë. Bile ti je kanë sekretar politik n’qat ushtri, e edhe ke majtë “politiçka nastavë”, qi asnjanit zani s’guxojke me ju ni. As shka, as hrvat, as slloven, e asnja tjeter hiq nuk ka guxue zani me ju ni, kur ke majtë ti fjalë Adem. Edhe zavendsi yt, Nikolla Shoshkiqi, me neve ushtarëve shyptarë asht sjellë ma mirë se ti. Bile ti nuk dojshe as shyp me na folë. Po t’shkruejmë edhe kesaj here, dil e thueju njerzve t’verteten, e mos e le shkaun me luejt me shyptarë, n’kohën kur as na e as ti nuk kemi mundsi me ju përgjegjë. Deka nuk nalet. Tanë bashk për qat udhë jemi. Dije Adem, se prej shokve t’ushtrisë jemi metë edhe nja 4 a 5 gjallë, qi të njohin ty e qi ti na njeh mirë.

E plotësuar

Për ata qi kanë dyshime në deklaraten teme. Ademi mue ma ka marrë librezën dhe m’ka përjashtue nga partia. Kjo ka ndodhë në kasarnen e ushtrisë n’Dellnice të Kroacisë. Deshmitarë aty janë kanë edhe Shaban Shala, Sinan Jashari e nja 10 shyptar tjerë. Emnat e tyne i dimë na, e i din edhe Ademi. Bile, kur m’ka përjashtu mue Ademi nga partia, Shaban Shala i ka thanë Ademit: Ti edhe Nikolla jeni sikur Bora e Ramizi. Dallimi i madh asht se ti Adem je Bora, e Nikolla asht Ramizi.

9 thoughts on “Nuk dojmë me dekë, e me marrë rrenën n’vorr”

  1. Musli Grajqevci

    Mē vjen shum keq prej baces nese veq lexon diqka të till vujtjet e ti të familjes e besa farefisit e shoqris gjat tër asaj kohe e sot dalin kta patriota e mundohe me njollosue jo veq bacen por të gjith ata që i kan than jo Shkaut ësht turp turp turp

  2. ADEM DEMAÇI –
    KORIFE I LËVIZJES KOMBËTAR PËR ÇLIRIM E BASHKIM

    Hyrje

    Në fillim të këtij viti (2016), Adem Demaçi, ndonëse në kushte të rënda shëndetësore të shkaktuara nga vitet e gjata të burgut, i mbush 80 vite, sipas regjistrimit zyrtar (26 shkurt 1936). Në këto 80 vite e tepër (pasi ai duhet të ketë lindur në gusht/shtator 1935), sipas nënës Nazife, i nenës që ia dha lejen, porosinë dhe besimin që të ishte kurdoherë me popullin, pasi populli është i pavdekshëm, ndërsa nëna ishte e vdekshme. Për të cilën gjë do të flasim më vonë. Ai pati një jetë më shumë vështirësi, 28 vjet i kaloi në Burgjet e Jugosllavisë se Tito – Rankoviqit. Gjatë gjithë jetës, Adem Demaçi as edhe një herë nuk u ligështua e as u zmbraps nga vizioni, nga ideali nga politika kombëtare e çlirimit dhe e bashkimit me Nenën Shqipëri. Adem Demaci, vizionit të tij ia kushtoj me përkushtim e vendosmëri tërë jetën e tij politike. Baca Adem me vetëdije të lartë njerëzore, politike, intelektuale e kombëtare e ndoqi atë rrugë për 60 vjet e tehu.
    Gjatë gjithë këtyre viteve, të jetës së tij politike, Baca ynë ishte ideatori dhe udhërrëfyesi i armatës se atdhetarëve, një pjesë e të cilëve e patën fatin si ai, por jo sa ai, ta kalonin një pjesë të jetës së tyre, nëpër burgjet e ndryshme të Jugosllavisë/Serbisë. Ka raste që Adem Demaçin e krahasojnë më ketë e atë personalitet, por personaliteti i Adem Demaçit është i tillë sa që nuk ka nevojë e as që mund të krahasohet me ndonjë personalitet tjetër të cilitdo vend a popull. Ai mund të krahasohet vetëm me të virtytshmin – Adem Demaçin – njeri!
    Pas këtyre fjalëve që thash për Adem Demaçin, dikush edhe mund të thotë: Pse populli ynë, pas gjithë kësaj dashurie e sakrifice për komb e atdhe që tregoi Ai, nuk e gjeti mundësinë për t’ia besuar atij drejtimin e kombit apo nuk iu ofrua nga politika as pozita ceremoniale e të parit të shtetit?!
    Nuk është lehtë që në ketë pyetje të jepet përgjigja e duhur, edhe atëherë kur mund të jepet një përgjigje e argumentuar. Për t’i ikur subjektivizmit personal apo të kohës, ndoshta shpjegimin më të mirë e gjejmë të Etien Boetje, te francezi i shekullit XVI i cili në ligjeratën e tij për vetënenshtrimin e vullnetshëm të njeriut, për situata të ngjashme, thotë: “është prirje natyrale e pjesës më të paditur të popullit (ndonëse jo vetëm të kësaj kategorie, -nënvizimi im J.K), e cila zakonisht është më e shumtë në numër në qytete. Ajo është gjithë dyshim ndaj atij që ia do të mirën, ndërkohë që është syleshe dhe e përkushtuar ndaj atij që e mashtron”. (Etienne de La Boetie, Ligjërim mbi robërinë e vullnetshme, Tiranë 2012, faqe 46 – 47). Edhe këto vitet e lirisë e pavarësisë sonë e konfirmojnë atë që Boetje e thoshte për kohën e tij, se janë mashtruesit, ata që e rrëmbejnë “vullnetin” e qytetarëve me hir apo pa hir për të qeverisur. Vetënënshtrimi, vetëmashtrimi e vetërobërimi i vullnetshëm i njerëzve ua jep mashtruesve ketë mundësi, mundësin për tu sunduar me lehtësi nga tiranë a despotë.
    Baca Adem, jetove në një kohë, kur lëvdatat false e të pamerituara, gënjeshtrat dhe mashtrimet kishin vlerë më shumë se të gjitha virtytet dhe të vërtetat e kohës marrë se bashku! Nëse e analizojmë me vëmendje citimin e më sipërm, të gjysmës së shekullit XVI, po na del se e vërteta, veç aksiomave të aritmetikës, nuk e paska vlerën e saj reale në shoqëri as dje dhe as sot. I gjithë angazhimi politik, e gjithë filozofia e jetës demaçiane ishte për njeriun e lirë, i cili për të qenë i lirë i duhej treguar rruga sesi t’i përmbyste të gjitha marrëdhëniet robëruese dhe vargonjtë më të cilët njeriu ishte dhe është i lidhur, i poshtëruar, i skllavëruar, fatkeq, i përbuzur nga sundimtarët e gjithëpushtetshëm.

    Integritet i shfaqur që në bankat e shkollës fillore

    Personalitete të tilla, me vizion e integritet, me dinjitet e ndershmëri politike e kombëtare, i tillë siç ishte dhe është Adem Demaçi edhe bota i ka goxha të rrallë. Një jetë të tillë, politike e patriotike, Adem Demaçi e bëri dhe e nisi që nga bankat e shkollës fillore (1942), kur mësueses ia bëri pyetjen: “Mësuese, përse shqiponja në flamurin tonë është e rrethuar me sëpata”? Kush mund të thotë sot se kjo pyetje nuk ishte politike? Pra, Adem Demaçi, që në vitin e parë të shkollës fillore (6/7 vjeçar), kërkonte çlirimin e shqiponjës nga sëpatat e liktorit, ndërsa mësuesja me lot në sy i premtonte: “Edhe pak kohë shqiponja jonë ka për t’i luajtur krahët e vet të fuqishëm dhe ka për t’i bërë copë e grimë sëpatat e zeza fashiste”! Po çlirimi i shqiponjës, nuk do të vinte vet. U deshtë gjaku e jeta e 28.000 shqiptarëve – dëshmorë të Shqipërisë dhe dhjetëra mijërave të Kosovës, që të çlirohej shqiponja që aq shumë e donte Adem Demaçi – fëmijë. Ky ishte paralajmërimi i parë, se Adem Demaçi, kishte një dashuri të veçantë për kombin dhe atdheun, për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Ishte paralajmërim se Ai do të kishte një rrugë të veçantë, neper të cilën do të ecte me dashuri, guxim e vendosmëri, me përkushtim e integritet të rrallë njerëzor për tu bërë bashkë me Nënën – Shqipëri. PO, ketë dashuri ia kishte dhënë që në fëmijëri, bile dhe ia kishte lënë amanet, Nëna Nazife.
    Në përvjetorin e 80 të Adem Demacit, një Lavdi e përulje të veçantë duhet ta bëjmë për Nënën Nazife, për jetën e saj të dinjitetshme, për sjelljen në jetë të Bacës Adem, për edukimin e të birit më dashurinë e madhe për kombin e Nënën Shqipëri!
    Vitet kalonin njëri pas tjetrit. Në vitet e pas Luftës se Dytë Botërore (1946), Adem Demaçi si nxënës i Gjimnazit real të Prishtinës do ta pyeste arsimtaren e gjuhës serbe, se: “Pse edhe nxënësit serbë nuk mësojnë shqip, sikurse shqiptarët që mësojnë serbisht”? Edhe kjo mësuese e gjuhës serbe ishte “shqetësuar” dhe ishte përlotur, ndonëse nuk e kishte shqetësimin e asaj të parës, por pse, Demaçi kishte marrë guximin që t’ia bënte një pyetje të tillë, që po e krahasonte gjuhen e popullit “hyjnor” serb – serbishten me gjuhën shqipe te shqiptarëve të “egër”, siç na quanin Akademiket serbë dhe politika zyrtare serbe e kohës! Mësuesja e serbishtes ishte mbushur plotë vrer pse i ishte bërë, asaj, ajo pyetje “provokuese” nga shqiptari i “vogël” – Adem Demaçi! Për të cilin guxim ajo do ta njoftonte drejtorin e gjimnazit, me shpresë se do të largonin nga shkolla, gjimnazistin “kryengritës” – Adem Demaçin. Nga përjashtimi e shpëtoi mosha e re e nxënësit atdhetar që kishte inteligjencë të veçantë. Madje edhe vet koha e bënë të veçantë Adem Demaçin. Këto momente, në dukje të rastësishme, ishin tregues se në Kosovë ishte shfaqur një shkëndijë vezulluese e cila do t’ua ndriçonte rrugën gjeneratave të tëra atdhetaresh në gjysmën e dytë të shekullit XX, krejt deri të lufta e lavdishme çlirimtare te udhëhequr nga Komandanti Legjendar – Adem Jashari.
    Nuk ka asnjë dyshim, Adem Demaçi është kryearkitekti që përgatiti tri fazat e mëdha të rezistencës shqiptare: Lëvizjen e Fshehtë për Çlirim Kombëtar, Pranverën Shqiptare (Lëvizjen për Republikën e Kosovës) dhe Luftën e armatosur te UÇK-së e cila finalizoj Pavarësinë e Kosovës me 17 shkurt 2008. Prandaj Baca e meriton nderimin për se gjalli te të gjithë atyre që ia dinë vlerën veprës jetësore të tij – te çlirimit e të bashkimit të shqiptarëve me Nënën Shqipëri, siç thoshte Ai! Një vepër kryekreje në shërbim të kombit e të atdheut. Kjo pa dyshim që e bënë atë, institucion me vlera të veçanta morale, kombëtare e atdhetare.
    Nga kjo që u tha më lartë del se, ideja e parë e çlirimit, të Adem Demaçi si fëmijë, nisi me idenë e çlirimit të shqiponjës në flamur nga sëpatat e liktorit, më vonë zgjerohet të barazia gjuhësore e shqipes me serbishten në Gjimnazit real të Prishtinës, për tu shtrirë, konsoliduar e çelikosur më vonë në idenë e çlirimit e të bashkimit kombëtar. Kjo Ide që u bë bosht i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin me Shqipërinë dhe kësaj ideje, askush nuk i qëndroj më me konsistencë e konsekuent se Adem Demaçi.
    Udhërrëfyesin kombëtar siç ishte Adem Demaçi, Kristë Maloku e përshkruan, kështu: “Shpëtimtari i kombit duhet të ketë fantazi krijuesi si Platoni”, thotë Maloku. Po, Adem Demaçi e kishte fantazinë krijuese, ndonëse ajo u ndërpre në kohën më të artë të saj nga despotizmi sllavo/komunist i Tito – Rankoviqit dhe i argatëve të tyre në Kosovë. Adem Demaçi kishte “entuziazëm djalërie si Alkibiadi” thote Kristë Maloku, e saktë, edhe ketë e kemi parë gjatë gjithë jetës së tij, plotë energji e dashuri për kombin e atdheun. Maloku vazhdonte duke e quajtur vullnetin e Bacës “vullnet vetë flijues si të Sokrati”, po, cili shqiptar pos tij do ta pranonte detyrën e Përfaqësuesit të Përgjithshëm të UÇK-së, aty ku armiku e kishte çerdhen e tij komanduese, në Prishtinë. “Por kësi shpëtimtarësh”, vazhdon Maloku, “të kombit nuk mbijnë aq lehtë në Shqipëri e as tjetërkund, sepse Zoti i dërgon … vetëm si një kurorëzim të një pune të gjatë kombëtare, plot orvatje e mundime, si një lulëzim të shkëlqyeshëm mbi gjethe, gjemba e ferra të një kopshti të kulturuar kombëtar.” Po, kush bëri punë më të gjatë e më konsekuente se Adem Demaçi, në rrethanat jetësore të tij, për komb e atdhe?
    Të përfundojmë. Kishte diçka hyjnore në personalitetin e Adem Demaçit, hyjnore ishte dashuria e thjeshtësia e tij për kombin e atdheun, që ne vdekatarët edhe nuk e pamë ose nuk deshëm ta shohim e as ta shihnin! Ne, e kishim shpëtimtarin Adem Demaçin në mesin tonë, dhe ai në momente kaloi pran nesh krejt pavërejtshëm, bile shumë pa vërejtshëm, ndërsa ne, bashkëkombësit e tu, shpirtin, jetën dhe perspektivën tonë e të fëmijëve ua lamë në duart e mashtruesve e përfituesve tani më të konfirmuar?! Ky ishte mëkati i madh i yni dhe i kohës sonë! Le të shpresojmë, se brezat e ardhshëm do ta njohin e kuptojnë në thellësi e gjerësi veprën jetësore të Adem Demaçit, të korifeut ballor të Lëvizjes se Fshehtë Kombëtare për Çlirimin e Bashkimin e tokave të pushtuara me Nenën Shqipëri!
    Krejt në fund: Të urtët si Adem Demaçi i orientojnë popujt në rrugën e lirisë, nuk marrin gjë nga ta dhe ua falin jetën, Ndërsa, i sundojnë mashtruesit me frikën që përhapin ata për jetën dhe punën, duke i shfrytëzuar mekanizmat e shtetit që ua “besojmë” ne, duke qenë të ndihmuar edhe nga vetënënshtrimi i vullnetshëm i shumicës qytetare!

  3. Nje kusheri i imi qe tashme nuk eshte ne jete ,kur eshte leshuar nga burgu i Nishit , ku kishte vuat burgun , çdo gjë te keqe na ka folur per Ademin .Une atehere isha i ri e u fjalosa me kusheririn tim duke permbajtur Ademin .E më vone e kuptova se e verteta ishte ashtu siç na thoshte kusheriri i im .Ai thoshte se te gjitha te zezat i kem vuajt prej Ademit , duke na shpiunu te shkiet e burbut e shumw e shume te keqia tjera qe Ademi i din vet !!!!!

  4. E kam ndëgju ni thanje prej nji shokut, e cila po vjen dita ditës e po vërtetohet dhe gjithnji e më shumë po më bindë, edhepse nuk kam dashur të jetë ashtu.
    SHUMICA E ATYRE SHQIPTARVE QË KAN QENË NË BURGUN SERBOSLLAV, OSE JAN SERBIZU OSE JAN VRA.

  5. Me pas kon ky adem demaqi patriot e rilindas si ukshin hoti qaju merr mendja o popull ae kishin nshu serbet orej burgu gjall po ky asht nja dor e djatht e udb edhe sod asht ku asht bashk me hashimin e kadrien e shum tjer udbasha qe punojn per interesa te serbissss

  6. Bardh Nengurra

    Kjo coftine asnjihere nuk ka veprue ndryshe pos si sherbtor i shkive. Ky ka qene banor i burgjeve se i burgosun nuk ka qene asnjihere.

    1. Tonin Palushi

      …… ose i caktuem prej UDB ‘me punue’ n’burg, natyrisht si provokator e spiju i t’burgosunve!

      1. Mehmetali Shabani

        Per Bacakurti.Ndaj mendimin sikur ju.Megjthese pos njiapo dy perjashtime.1MR Halil Alidema dhe me siguri MR Ukshin Hoti.Per te parin po te garantoj se ka qene sikur po them.Pra ne ish komitetin kahinor jane dhene te gjitha informatat.Personi qe ka mare pjese ne baze te detyres si Kryetar i telekomit dhe transportit Zotri Qerim Qerimi me ka njoftu se e kame pas Babalak.Pra pos Halil Alidemes qe ka qendru stoikishte,te tjeret le te thon qka te dojne se i kane tregu e dhe te vdekuri.Pra Halil Alidema ka qene 4 her sportist i vitit per Kosove.E ka vdek ne moshen 60 vjeqare.Kurse si e quajne “mandela ” i kosoves. akoma eshte gjalle.anomali apo.Edhe nji Adem Demaqi kur nuk i done femite e vet dhe ish bashkeshorten si ka me e dashte popullin shqipetare.Pra dokra,apo.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top