Shkruan: Edison YPI
Ti Doktor i kujton shqiptarët si vetja; burrnorë, të besës, trima të çartun, patriotë të paepur, idealista të pamposhtur, njerëz që për Familje e Traditë, Besë e Fe’, Nder e Atdhe, janë gati të flijohen në çdo çast.
E ke gabim Doktor. Tabloja idilike që ke në mendje dhe të shtyn tu sugjerosh të bëjnë më të mirën, në këtë rast të armatosen, është iluzion nga dashuria e pakufishme që ke për ta.
Po Doktor, shqiptarët armatosen dhe vrasin. Por nuk armatosen për qëllime të larta, dhe nuk vrasin ata që duhen vrarë. Qefi më i madh i shqiptarëve të sotëm shndrruar në frikacakë, spurdhjakë, lepuj, dhitsa, orgazma e tyre ekzistenciale, është të armatosen pa e ditur as vetë pse, dhe të vrasin njeriun e afërt, njeriun e parrezikshëm, njeriun e dashur, nënën, babain, motrën, vëllain, kushuririn, kushurirën, duke u zhytur gjithmonë e më thellë në kanibalizëm nepotik.
Fola me disa dhitsa kanibalë nepotikë të cilëve u bëre thirrje për armatosje.
Me ata mutërit që bëjnë gam-gam nga jashtë Shqipërisë, ata plehrat që mbahen për filozofa, ata lepujt që i trimëron distanca, nuk u mora se prej justifikimeve të tyre të pështira në gjuhë dhe stil kurvist komunist më duhet të vjell zorrët.
Një dhits që s’e di nga bie Gjuha Shqipe dhe s’rresht së zhgarravituri lëtyra publicistike që nuk bëjnë as për letra higjenike se ta ndotin bythën, më tha “Arma ime është pena”. Më mbeti fryma dhe sa s’më ndali zemra. E lashë dhitsin budalla në delirin e vet pervers, dhe ika.
“Unë, më tha një dhits tjetër, jam gati të armatosem, por Doktori kushtrimin për armatosje nuk e dha në mënyrën e duhur”. E luta me përgjërim të më thoshte cila ishte “mënyra e duhur”. Dërdëlliti diçka pa lidhje, pa kuptim.
Një dhits i tretë u justifikua duke vënë në dukje “vendin e papërshtatshëm ku Doktori bëri deklaratën” që sipas tij nuk mund të jetë Parlamenti. Dhashë e mora për ta bindur se nuk ka vend më të përshtatshëm se Parlamenti për kushtrime. Meazallah.
“Nuk ka ardhur koha për armatosje. Ende nuk janë pjekur kushtet”, më tha pa pik turpi një dhits gramshak. Nga ky dhits që për armatosjen foli si për revolucionin proletar, u largova në çast pa i kërkuar asnjë spjegim.
Fill pas tij, një dhits i vrërët budalla i përsosur por që mbahet për inteligjent, më tha se, “E mira do ishte Doktori atë kushtrim ta kishte dhënë para disa vitesh kur ishte më e vështirë dhe më efikase, jo sot që është më e kollajtë dhe më pak efikase”. I thashë dhitsit kronologjik; Meqënse më mirë vonë se kurrë dhe më kollaj sot se dje, pse s’armatosesh ti i pari ?! S’foli.
Më la pa mënt një dhits fierak që më tha “I armatosur jam, armë kam, por s’kam fishekë”. Ti o dhits që e do edhe të rrujt, ti që nga Doktori pret jo vetëm kushtrimin por edhe fishekët, je një edepsiz, një dallkauk dhe një parazit që s’e ke shokun.
Po dhitsi fierak s’kishte qënë gjë para një dhitsi lezhjan që më bëri aq për të qeshur sa desh më ra të fikët kur tha “Kam armë, por nuk e mbush nga frika se nuk do ta zbraz unë por do ma zbrazi Dreqi”.
Po ç’pret o Doktor nga njerëz që e kanë lëshuar veten aq tepër sa kurvizmi i ka shndruar në dhitsa që sot e kësaj dite “Komisariatit të Policisë” i thonë “Rajon”, gjithë kohën përgojojnë njëritjetrin, djegin veten me benzinë për llogari të persekutorëve, punë dhe shtëpi presin nga shteti, nuk lëvizin nga kafeneja me orë të tëra, kur munden në futboll thonë “u rrafëm”, u ndërton autostrada dhe tunele, u mundëson udhëtimin pa viza, i fut në NATO, dhe votën e shesin.
Fola dhe me të tjerë dhitsa nga ata që kur u sugjeron ndonjë zgjidhje konkrete fluturojnë nëpër teorira që sua kanë haberin, kur nis t’i bindësh për ndonjë princip teorik, nguten të tregojnë zell të rrejshëm për veprime konkrete të pamundura.
Nuk mund të ndodhi ndryshe me ata që janë mësuar të vriten, ndërsa të vrasin nuk e përfytyrojnë dot.
Nuk armatosen dhitsat, Doktor.
Pamundësia legjendare për ta çarmatosur shqiptarin i ka lënë vendin pamundësisë faktike për ta armatosur.
Me përjashtim të ndonjë rasti të rrallë si patllakja e Gent Strazimirit që mesa duket do mbetet e para dhe e fundit, e vetmja armatosje e shqiptarit është përgatitja shtazarake për të ngrënë mish e pilaf, dhe të vetmet armë të tij janë luga dhe piruni.
O Edison -Ypi,o trim me flete.Te kalume mar burr se keke keq me shndet.Po si kapen armet me ardh prap Sala ne pushtet?A kujton se kaq i “lodhun” a populli?Po ti qe e hjek vedin kaq trim i ke ma afer ata qe ja kan xan vendin Sals,jepi pra,banja per hajr,se na populli i thjesht vec ne televizor i shohim,nuk na len kush me ju afro as 500 m.Tash po t’tham edhe mendimin tem:Edhe Sal Rama edhe Edi Rama njilloj jane,e kena pa kte pune,vec se spo mundna me u marr vesht e me gjet dike tjeter qe te mendoj e te punoje me ndershmni per kte vend te bekum,qe po udhhiqet nga kta qelbsina.
Une po te me jepej mundesia do i redaktoja fjalet e papershtatshme ne kete shkrim per dhitsat por artikulimin dhe motivimin e shkrimit as qe mund ti leviz nje presje.Ketij potenciali ne llojen e vet do e lexoj sa here te shkruaj e do e degjoj sa here te flas,kjo mendoj eshte detyra ime zoti Edison.