NJËFARË IDEJE PËR DREJTËSINË

PËR SHKAK TË INTERESIT NACIONAL – PËRKTHIMI BOTOHET PA LEJEN E AUTORIT, DICK MARTY

19. NJË STATUJË NË PRISHTINË

Ajo që deri atëherë ishte vetëm një thashetheme papritmas u shndërrua në akuzë që u kap shpejt nga mediat ndërkombëtare. Në margjinat e konflikteve jugosllave, duket të ketë pasur një kontrabandë të organeve të organizuar nga bandat kriminale që i përkasin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Organet dyshohet se u morën nga kufomat e të burgosurve të vrarë serbë. Kjo shkaktoi tronditje. Nga njëra anë, për shkak se ata që gjithmonë ishin prezantuar si viktima, papritur gjithashtu bëhen ekzekutorë. Pa dyshim, thashethemet për këtë tashmë kishin qarkulluar për disa kohë. Tani e tutje, jo vetëm ish-prokurorja e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë (TPY ose TPIY) që zbulon ekzistencën e provave të tilla, të konsideruara mjaft  serioze që kërkojnë një hetim, nga i cili kishte qenë e detyruar shumë shpejt të heq dorë. Por, të gjitha këto, i mësojmë nga libri i botuar në vitin 2008, « Ndjekja, kriminelët e luftës dhe unë », shkruar nga Carla Del Ponte në bashkëpunim me reporterin e New York Times, Chuck Sudetic. Gjumët materiale janë mbledhur edhe në Shqipërinë e veriut, duke përfshirë mbetjet e mundshme të gjakut dhe paketimeve mjekësor.

Libri shkaktoi polemikë. Departamenti i Punëve të Jashtme madje ia ndaloi autores të të marrë pjesë në aktivitete promovuese të librit; nëpërmjet një deklarate, Departamenti pati probleme të fsheh irritimin e vet duke e “falënderuar” për një “kthim të shpejtë në Buenos Aires”, ku ishte ambasadore e Zvicrës. Ajo që dukej, në veçanti, e çuditshme, është denoncimi i vonuar ; disa vite pas ngjarjeve (fakteve), që është më shumë një ide e caktuar e drejtësisë përmes një libri kujtimesh. A nuk është dashur vallë të denoncohen publikisht këto dyshime të tmerrshme me t’u njohtuar me to ose të paktën të alarmohen qeveritë evropiane dhe Kombet e Bashkuara? Dhe, pas kësaj, nëse kjo është bërë, pse nuk është ndërmarrë diçka? Së fundi është Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e cila e kapi këtë çështje. Pati një mocion për të hedhur dritë mbi këto akuza serioze. Kështu më është besuar një mision i ri: Zvicran, neutral, ish-gjyktës; i provuar në raste të tjera shumë delikate … u mor vendimi! Të them se isha i kënaqur do të ishte një ekzagjerim. Më ka ndodhur të shpresoj se ishte një mision pa ndonjë vështirësi të veçantë, i këndshëm, si një udhëtim i mirë në një vend mikpritës, pasi disa kolegë shkëlqenin duke aktruar për të kapur misione të tilla. Detyra që më priste me të vërtetë nuk kishte asgjë të këndshme, përveç se unë munda të riformoja ekipin magjik, ekipin e vogël, pra, me të cilin i kisha kryer hetimet mbi burgjet sekrete të ClA (në Zvicër, v. ime).

Përseritje e skenarit. Presion i madh nga media, pak ose aspak bashkëpunim nga shtetet dhe institucionet ndërkombëtare, duhej të luanim agjentët sekretë; edhe një herë ishim vetëm. Udhëtova në Beograd, Prishtinë dhe Tiranë, ku takova përfaqësues të autoriteteve dhe institucioneve ndërkombëtare aktive në vend. Kontaktova gazetarë, intelektualë, përfaqësues të shoqërisë civile të këtyre tri vendeve, njoftohem dhe marrë parasysh raportet e disa shërbimeve të inteligjencës që duhej të ishin sekrete. Edhe një herë, takimet më goditëse ishin me familjet e viktimave, qoftë në anën shqiptare (albanofone) apo serbe. Udhëtimi nëpër Kosovë ngre çështje të rëndësishme të sigurisë, në atë masë saqë zyra e Këshillit Lokal të Këshillit të Evropës refuzoi të bashkëpunojë në organizimin e udhëtimit për shkak të frikës nga hakmarrjet. Günter, Gavin dhe unë më në fund shoqërohemi nga pesë policë të armatosur zviceranë dhe qeveria kosovare i udhëzon rojet presidenciale për të bërë sigurinë tonë. Në të vërtetë, pajisja ishte mbresëlënëse: sapo dilja nga një ndërtesë, zhdukesha në mesin e shumë agjentëve të veshur me rroba rreth meje; para çdo udhëtimi, prisnim dritën e gjelbër nga njësia që kontrollonte rrugën dhe destinacionin; para dhomës sime të hotelit, ushtarët e armatosur qëndronin prapa thasëve me rërë. Me vendosmëri, nuk donin që diçka të pakëndshme të ndodhë me raportuesin e Këshillit të Evropës. Shpesh më kanë pyetur nëse isha i frikësuar në këso lloj misionesh. Sikur të kisha frikë, mendoj se nuk do të kisha shkuar, kjo ishte një zgjedhje e bërë me deshirë nga disa kolegë të mi, që nuk më intereson t’i kritikoj. Por nuk do të thotë se unë jam veçanërisht i guximshëm. Thjesht kur jemi në zjarrin e veprimit, nuk mendojmë për frikën. Absolutisht asgjë heroike, kështu, me njëfarë mase të pavetëdijshme dhe një dozë të caktuar të vetë-bindjes: thua, jam duke bërë diçka të drejtë, nuk mund të më ndodhë asgjë! Naiv, ndoshta, por kjo ndihmon.

Shpejt e kuptova se misioni ynë kishte shkaktuar rezistencë të fortë, nëse jo armiqësi. Si nëpër dhëmbë, ma bënë me dije se nuk kishte asnjë interes për t’i ndezur këto raste të vjetruara dhe do të ishte mirë të mos shpurdhja disa aspekte të së kaluarës. Serbët janë të këqinjtë dhe kjo nuk duhet të ndryshojë, përndryshe stabiliteti i vetë rajonit është në rrezik. Kjo ka përparësinë e të qenit i thjeshtë, por realiteti nuk është kurrë i tillë, madje edhe çështja e konflikteve jugosllave është shumë më komplekse se sa fjalimet zyrtare që kanë dashur të na i paraqesin. Në Beograd, u takuam me prokurorin serb për krime lufte. Fliste shumë, i pëlqente të vlerësojë vetën, por dëshmitë që pretendonte të na i jepte nuk vlenin shumë. Takimi me familjet e viktimave ishte moment me emocione te forta.  Më shumë se treqind serbë ishin zhdukur pa lënë gjurmë dhe të afërmit e tyre të deshpruar nuk mund t’iu jepnin lamtumirën. Në Prishtinë, atmosfera ishte e çuditshme, së pari për shkak të masave të sigurisë, por edhe nga prania e madhe ndërkombëtare që dukej se ushtronin punën thelbësore të funksioneve shtetërore. Patëm një simpozium në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, një kështjellë e vërtetë, e cila zë një kodër: këtu në fakt janë marrë të gjitha vendimet e mëdha që i përkasin Kosovës. Ndikimi amerikan është i madh, kështu edhe na u konfirmua, me kritika, nga disa diplomatë në Prishtinë. Një statujë e Clinton-it zë një vend të shquar në qytet, madje edhe Bush e ka një rrugë me emrin e tij. Ambasadori Christopher Dell nuk preokupohej vetëm me çështjet e Kosovës, por duket se inspirohej në mënyrë rigoroze nga parimi se bamirësia fillon me bëmirsësinë ndaj vetëvetes. Ai kishte promovuar ndërtimin e një autostrade të madhe dhe të shtrenjtë në vendin ndër më të varfërit në Evropë, një kontradiktë ekonomike, siç është cekur nga shumë ekspertë, një rrugë që në  shumicën e kohës ka shumë pak përdorim. Ambasadori nuk kishte ngurruar të vendoste gjithë peshën e tij për të mbështetur një kompani të caktuar kur u dhanë punët. Ai me sukses do të shpërblehet nga kompania Bechtel, natyrisht amerikane, e cila do t’i sigurojë atij një funksion të paguar mirë. E njëjta kompani, e cila gjithashtu mori tregje shumë fitimprurës në kuadrin e rindërtimit të Irakut, mund të llogariste në Jack Covey për të drejtuar projektin e tij të madh në Kosovë. Bashkëpunëtor i dobishëm, ish-diplomat në administratën e Reagan-it ishte numri dy i UNMIK-t, Misioni i Administratës së Përkohshme në Kosovë OKB. Një rast tjetër na bën të kuptojmë se si në këtë mjedis, deri në ç’nivel nuk siletohen nga trembja e natyrës etike. Kështu takova Steven Shook, ish-komandant i ushtrisë amerikane dhe deri vonë nënkryetari i UNMIK-ut. Me të lënë punësimin e tij me organizatën ndërkombëtare, pranon të bëhet këshilltar personal i Ramush Haradinaj ish-kryeministër dhe në kohën e takimit tonë, udhëheqësin e opozitës. Haradinaj është ndjekur penalisht nga Tribunali i Hagës për krime lufte, i liruar pasi dëshmitarët e prokurorisë ishtin zhdukur në kohën e gjykimit. Më vonë, ky  do të kërkohet nga drejtësia serbe. Ish-gjenerali më tregoi se ishte i paguar nga Haradinaj dhe ai nuk shihte ndonjë mospajtueshmëri për faktin që kishte mbajtur pozita shumë të larta në përgjegjësitë ndërkombëtare në gjirin e misionit të rëndësishëm për menaxhimin e vendit. As nuk ishte kurioz të dinte se nga vinin paratë. Një burrë qesharak, një përzierje cinizmi, indiference dhe oportunizmi. Skrupuj të natyrës morale dhe çështja e konfliktit të interesit nuk dukej se ua zinte frymën disa përfaqësuesëve të autoriteteve gjyqësore ndërkombëtare. Avokati britanik Sir Geoffrey Nice, këshilltar i Mbretëreshës, ka qenë prokuror në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë që e ka mbështetur akuzën kundër ish-presidentit Sllobodan Millosheviq. Kjo nuk e ka penguar për të pranuar autorizimin nga Thaçi për t’i kuruar komunikimin e tij nën akuzën për trafikim të organeve dhe krime të tjera. Gjithashtu, mësuam se  avokati i njohur në Londër u ankua se Thaçi ende nuk ia kishte paguar një faturë prej gjysmë milion euro për shërbimet e kryera. Sir Nice e ka kritikuar në mënyrë të veçantë mungesën e përmbajtjes së raportit të Marty. Kritika e një juristi prestigjioz, fjalët e të cilit, pa marrë parasysh rëndësinë e tyre, nuk duket që nuk janë të dhuruara!

Hanim drekë në një restorant praktikisht të zbrazët me disa gjyqtarë italianë të EULEX-it. Ajo që mësuam flet më së miri për gjendjen. Një luftë e përhershme kundër abuzimeve, kolegë jo gjithmonë të nivelit, nevoja për të sjellë përkthyes nga Londra me shpenzime të mëdha, sepse profesionistët lokalë dhe familjet e tyre janë nën presion për të dhënë informacione. Pavarësisht nga këto masa, rrjedhjet ishin të shumta. Një zyrtar i lartë i EULEX-it pa përfillur formulat diplomatike, ankohet për kaosin e mbetur në dosjet nga njerëzit e UNMIK-ut. EULEX është një mision i Bashkimit Evropian për të ndihmuar autoritetet kosovare në krijimin e institucioneve që respektojnë sundimin e ligjit. EULEX-i e ka  zëvendësuar UNMIK-un, i cila tani përqëndrohet në detyrat e sigurisë. Disa burime të besueshme konfirmojnë kritikat ndaj UNMIK-ut dhe komentet e pakënaqshme u bëhen edhe udhëheqësve që janë ndodhur në krye të kësaj organizate. Disa nga këto vërejtje mund të gjenden në dëshmitë e mbledhura nga Pierre Péan (Kosova – një “luftë” e drejtë për një shtet mafioz). A mundet UNMIK-u dhe udhëheqësit e këtij misioni të injorojnë me të vërtetë se çfarë po ndodhte në vend dhe dyshimet serioze që peshonin mbi Thaçin dhe grupin e Drenicës? Nuk e di, por është vështirë të besohet. Shumë njerëz e kofirmojmë. Një gazetar guxoi t’i drejtonte Bernar Kuochner-it një pyetje në lidhje me akuzat e trafikut të organeve dhe shtëpisë së famshme të verdhë. Ish-përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut iu përgjigj me një qeshje me zë të lartë. E kam dëgjuar këtë qeshje, të dhjamur e të trashë dhe, i sfiduar nga një gazetar i gazetës « LeTemps », nuk mund ta karakterizoj ndryshe vetëm si një shfaqje e ndyrë. Nëse mund të kuptojmë akuzën se e ka fshehur një trafikim të organeve, duhet ta ketë ngacëmuar bezdisshëm, është dashur të presim nga  Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Francës një përgjigje më të përshtatshme dhe më të denjë se kjo qeshje e  pahijshme.  Graviteti i subjektit nuk mund t’i shpëtojë mjekut dhe ish-udhëheqësit politik të misionit ndërkombëtar në Kosovë për ta injoruar natyrën shpërthyese të këtyre akuzave. Ky qëndrim duket se nuk i ka irrituar  të gjithë : më  20 shkurt 2018, Presidenti Thaçi e vlerëson Bernard Kouchner-in me  medaljen presidenciale të dhjetë vjetorit të pavarësisë për angazhimin e tij dhe kontributin në rivendosjen e paqes dhe të institucioneve të Kosovës. Është e vërtetë se kontributi francez ka qenë mjaft i rëndësishëm. Siç konfirmohet nga disa burime të mirë informuar, shërbimet franceze të inteligjencës kanë mbajtur marrëdhënie të privilegjuara me grupin e Thaçit. Kjo ndoshta shpjegon arsyet për agresivitetin e një eurodeputeti francez kur më kërkohet të paraqes dhe të diskutoj raportin tim para një komiteti të Parlamentit Europian. Kjo nuk figuron në CV e tij të shkruar në faqen e internetit të parlamentit, por anëtari në fjalë është një ish-DGSE (Arnauld Danjean, v.ime) i ngarkuar për shtetet e Ballkanit, i njohur edhe nga Thaçi dhe të tjerët. Ai pohon se kurrë nuk kishte dëgjuar për krimet që i janë përshkruar Thaçit para raportit të Martit. Për dikë i cili e paraqet veten si specialist më i mirë në Ballkan është mjaft e jashtëzakonshme: ai me sa duket nuk i lexon raportet e sherbimeve sekrete dhe temave tjera të dalura në shesh dhe  injoron një raport të OKB-së për të  cilin tashmë flitej vitin 2003  mbi dyshimet serioze të trafikut të organeve në Kosovë dhe në Shqipërinë e veriut. Një mungesë kurioziteti për një ish-agjent sekret. Një hetim i investigimeve speciale pohon se Hashim Thaçi ishte angazhuar si agjent i shërbimeve franceze. Pierre Siramy, ish zëvendës drejtor i DGSE (emri i tij i vërtetë është në fakt Mauritius Dufresse) e ka konfirmuar: Thaçi ishte një nga agjentët tanë dhe ne e kemi përkrahur financiarisht dhe i kemi ofruar armë. UÇK-ja nuk ishte e organizuar si një ushtri konvencionale, por kishte disa grupe që po përpiqeshin të koordinoheshin mes vete, por ndonjëherë ato ishin në një lidhje rivaliteti apo edhe konfrontimi. Shërbimet sekrete perëndimore nuk dështuan të luanin në këto rivalitete. Ngo kjo vështirë se ka përfituar popullata kosovare. Gjatë prezantimit të raportit tim në dhjetor të vitit 2010 disa më kanë akuzuar që e kam shkruar një pamflet akuzë që e ngarkon palën shqiptare dhe i kam kursyer shumë serbët. Një ditë isha duke pritur tramvajin në një stacion në Bernë, ka qenë ora 18 : 00 e mbrëmjes dhe ka pasur shumë njerëz në peron. Papritmas një njeri, shumë i eksituar mu drejtua në një gjermanishte zvicërane, përafërsisht kështu, “Oh, ju jeni Dick Marty, duhet të keni  turp, keni marrë një milion dollarë nga shërbimi  sekret serb për të përgojuar kosovarët!” Një moment i trishtueshëm dhe i zënë ngushtë nga shikimet e turmës, s’di se si më erdhi në mendje për t’ia dhënë  përgjigjen : “i dashur mik, ju vërtetë mendoni se sikur të kisha marrë një milion dollarë do të më shihje  këtu duke pritur për tramvaj. Qeshja dhe buzëqeshja e të pranishmëve më siguruan. Kam përjetuar në një seri episodesh të ngjashme. Shpesh kam kërkuar dialog, duke u përpjekur  të më kuptojnë se çfarë është kuptimi i raportit tim, por ka qenë shumë vështirë, aq janë pikëpamjet e ngurosura  nga një  koordinim dogmatik, e kjo vlen edhe për anën serbe. Në fakt, mandati që më është besuar nga Asambleja Parlamentare i referohet deklaratave të ish-prokurores së Tribunalit të Hagës në lidhje me akuzat që lidhen me një trafikim organesh,  viktimë e të cilave ishin të burgosurit serbë në veri të Shqipërisë. Krimet e kryera nga trupat serbe gjithashtu i kam ripërmendur në faqet e para të dokumentit tim:

“Krimet e kryera nga trupat serbe janë dokumentuar, denoncuar dhe, për aq sa është e mundur, janë provuar. Është fjala për krime, karakteri i tmerrshëm i të cilëve nuk duhet të demonstrohet më. Ato ishin rezultat i një politike kriminele të urdhëruar nga Millosheviqi dhe e zbatuar gjatë një periudhe të gjatë kohore, duke përfshirë edhe atë kur ai u mirëprit me të gjitha nderimet në shumë kryeqytete të shteteve demokratike. Këto krime kanë bërë dhjetëra mijëra viktima duke shkaktuar emocione në  një rajon të tërë në kontinentin tonë.  Në konfliktin e Kosovës, popullsia shqiptare etnike pësoi dhunë të tmerrshme, si pasojë e një politike të çmendur të spastrimit etnik nga diktatori i  Beogradit. E gjithë kjo nuk mund të vihet në pyetje sot. Megjithatë, duhet të jemi të vetëdijshëm se atëherë është zhvilluar një klimë dhe dinamikë që kanë çuar duke marrë parasysh të gjitha ngjarjet dhe faktet në një këndvështrim manikeist: në njërën anë serbët, shtypësit domosdoshmërisht të këqijë në anën tjetër kosovarët shqiptarë, viktima të paevitueshme e të pafajshme. Në tmerrin dhe kryerjen e krimeve, parimi i kompensimit nuk mund të ekzistojë. Ndjenja bazë e drejtësisë kërkon që të gjithë të trajtohen njësoj. Kjo detyrë e së vërtetës dhe e drejtësisë është, për më tepër, një premisë e domosdoshme për të rivendosur një paqe të vërtetë dhe komunitetet e ndryshme të jenë në gjendje të pajtohen dhe të fillojnë të jetojnë e të punojnë së bashku përsëri “.

Në vitin 1999, Shtetet e Bashkuara dhe NATO vendosën të ndërhyjnë ushtarakisht në Serbi dhe Kosovë. Bombardimet intenzive kanë ndodhur  në kudër të ashtuquajturit operacion i Forcave Aleate. Ky operacion nuk ishte i autorizuar nga Këshilli i Sigurimit, prandaj ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Në të vërtetë, kur thuhet e drejta ndërkombëtare humanitare gjithnjë e më shumë kërkohet ndërhyjë kur nuk marrim dritën e gjelbër nga Kombet e Bashkuara. Mary Robinson, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut kritikoi ashpër bombardimet mbi Serbi, sepse ajo ndjeu se ishte thelbësore që Këshilli i Sigurimit të vendoste për pajtueshmërinë e asaj ndërhyrje; me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Ajo shtoi se TPY duhet të ketë trajtuar gjithashtu sjelljen e UÇK-së dhe madje edhe të anëtarëve të NATO-s dhe jo vetëm të forcave serbe. Një kërkesë shkatërrimtare nga një këndvështrim diplomatik, por që megjithatë s’e përfillli askush.

Unë kam dyshime kur justifikohet ndërhyrja ushtarake me argumente të supozuara humanitare. Jo se unë mbroj indiferencën. Por gjestet e Kouchner-it dhe Bernard-Henri Levy më dukeshin mua veçanërisht të organizuara për  egon e tyre, ndërsa shtetet janë rrallë të sinqerta në arsyet e vërteta për ndërhyrjet e armatosura, veçanërisht kur ndodhin pas shumë viteve të shkujdesjes, madje edhe bashkëpjesëmarrjes me ata që vendosin t’i  sulmojnë. Në Serbi, si dhe më vonë në Afganistan, në Irak apo Libi, është mbi të gjitha popullsia civile që ka paguar çmimin e lartë të bombave. Është veçanërisht Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e cila donte këtë ndërhyrje të armatosur në Serbi. Për ironi, ajo ishte shumë e mbështetur nga presidenti i parë dhe i vetëm i Këshillit komunist të historisë Italiane. Massimo D’Alema, i cili vuri në dispozicion  bazat ajrore dhe aviacionin ushtarak të gadishullit. Disa vende të tjera evropiane do t’i bashëngjiten NATO-s. Franca merr pjesë në këtë luftë në shkelje flagrante të nenit 35 të Kushtetutës së saj e cila kërkon një vendim të parlamentit për një qasje të tillë. Zvicra nuk lejon përdorimin e hapësirës së saj ajrore për këto operacione në Serbi, duke pasur parasysh mungesën e pëlqimit të Këshillit të Sigurimit dhe në emër të neutralitetit, siç do të bëjë për ndërhyrjen në Irak. Ndërsa në vitin 2000, gjatë luftës në Afganistan, FDFA dha dritën e gjelbër për fluturimin mbi territorin tonë të avionëve amerikanë, me kusht që ata të mos mbajnë trupa apo armë. Deklarata për shtyp nuk thotë se si është siguruar respektimi i këtyre kufizimeve!

Përtej shkaqeve humanitare, ndërhyrja e NATO-s në e kërkuar nga SHBA  i fsheh dobët objektivat e saj gjeostrategjike. Ballkani është në udhëkryqin e tubacioneve të naftës dhe, nga ana tjetër, NATO po aspiron të zgjerohet drejt lindjes, duke përfituar nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Shtetet e Bashkuara gjithashtu do të ndërtojnë një bazë të madhe ushtarake në Kosovë, Kampin Bondsteel, të aftë për të akomoduar deri në 7,000 ushtarë dhe të organizuar si një qytet në stilin amerikan me supermarkete, banka fusha sportive dhe të pashmangshmin Burger King. Ekziston dyshimi se kjo bazë ka shërbyer gjithashtu si një burg sekret i CIA-s, si pjesë e luftës kundër terrorizmit. Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Alvaro Gil-Robles, pas një vizite në këtë bazë tha se pa një lloj rindërtimi të Guantanamos. Një deklaratë e ngjashme është bërë nga avokati i popullit të OSBE-së, Marik Antoni Nowicki, i cili gjithashtu nënvizoi se në këtë krahinë të administruar nga OKB, kjo bazë ishte krejtësisht jashtë çdo kontrolli civil.

Duhet të shtohet se administrata Clinton po dilte nga një periudhë e ankthit për shkak të skandalit të seksit të presidentit me një stazhiere të Shtëpisë së Bardhë. Pas një procesi të gjatë përpara Senatit, Clinton shpetoi për pak nga shkarkimi më 12 shkurt 1999. Bombardimet në Serbi fillojnë shumë shpejt pas kësaj ngjarjeje. Bombat e rëna në emër të imperativave morale ishin në çdo rast një operacion i shkëlqyeshëm devijues për këtë president të rraskapitur rëndë. Tezë e komplotit? Përdorimi i luftërave për politikën e brendshme nuk është e re, dhe historia e demonstron këtë. Për të qëndruar në të njëjtën kohë, le të kujtojmë operacionin Infinite Reach të vendosur nga Clinton disa orë pas auditimit të tij plot ankthit përpara jurisë së madhe. Një president i cili na dukej aq virtuoz kur pamë në punë pasardhësin e tij! Pasardhës i cili do të fillojë një luftë shkatërruese mbi baza të gënjeshtrave të trasha.

Le të kthehemi në Kosovë. Shtetet e Bashkuara dhe NATO ishin të gatshëm të lëshonin bomba mbi Serbi, por nuk donin të dërgonin trupa në tokë. Të godasin po, por pa rreziqe. Përpiqeshin të na bëjnë të besojmë në efektivitetin e të ashtuquajturave goditjeve kirurgjikale, të cilat duhet të kursejnë popullatën civile. Këto janë bomba që shkatërrojnë,  terrorizojnë dhe vrasin. Henry Kissinger ka qenë  shumë i ashpër në lidhje me këtë ndërhyrje dhe shton, “një strategji që vetëm pohon bindjet e saj morale dhe që nga lartësia mbi 15.000 metra tashmë ka prodhuar më shumë refugjatë dhe viktima sesa do të kishte prodhuar ndonjë kombinim i mundshëm i pushtetit dhe demokracisë “. Kjo më kujton atë që një diplomat i afërt me Kissinger ia hodhi ministrit të Mbrojtjes izraelit Ezer Weizman, në një darkë në I979, duke kritikuar bombardimet në jug të Libanit, të cilat patën goditur  popullatën civile, duke e goditur se “bombardimet nuk janë politikë”.

Ndërkohë, perëndimorët nuk shohin apo duan të shohin rritjen e radikalizmit islamik në Bosnjë, i cili gjithashtu do të ndikojë në Kaukaz. Në fakt, pati dhe më shumë viktima gjatë dhe pas fushatës së bombardimeve sesa më parë. Ushtria, megjithatë, kishte nevojë për aleatë në tokë dhe kështu u zgjodh Grupi i Drenicës, një nga përbërësit e UÇK-së dhe Thaçi është një nga udhëheqësit. Megjithatë, deri atëherë UÇK ishte trajtuar si grup terrorist, dhe sipas raporteve të inteligjencës perëndimore, shumë nga udhëheqësit e saj, duke përfshirë edhe Thaçin, kanë pasur kontakte të ngushta me krimin e organizuar. Madeleine Albright do te ketë thënë që “e kaluara është e kaluar, shikojmë të ardhmen” (duke ia përshkruar gjithashtu Nelson Mandelës në filmin e Invictus, natyrisht në një  tjetër kontekst). Grupi i Drenicës legjitimohet, me kënaqësi të madhe si i DGSE. Shërbimet gjermane, britanike dhe franceze gjithashtu kanë kontribuar për të forcuar dhe përkrahur dhe armatosur grupin e Thaçit për tu bërë pjesë kryesore të tyre për të ardhmen e Kosovës, siç vendoset nga fuqitë perëndimore. Kështu, kryepriftërinjtë do të eliminojnë nga skena papën Ibrahim Rugova. Ky i fundit me sa duket ishte shumë i lirë, tepër i pavarur nga ana kulturore dhe jo i prirur për shantazh. Vendi duhet të ishte i qëndrueshëm dhe baza e madhe e Bondsteelit nuk mund të vihej në pikëpyetje nga pasojat demokratike.

Thaçi dhe grupi i tij kanë pasur lidhje të rëndësishme në Zvicër, një konstelacion dhe mbështetje të forta ende  pak të eksploruara. Diaspora kosovare, në mënyrë spontane ose për shkak të shantazhit, ka kontribuar në një mënyrë të konsiderueshme për mbështetjen financiare të UÇK-së. Burime të tjera kanë adhur nga trafikimi i drogës dhe prostitucionit. Këto elementë gjithashtu regjistrohen në dokumentet konfidenciale të shërbimeve sekrete gjermane, britanike, italiane, greke dhe të NATO-s. Për shembull, një raport i BND, shërbimit gjerman të inteligjencës, kushtuar rreth tridhjetë faqe të degëzuara të Dosja penale të Thaçit dhe grupit të Drenicës. Ky dokument rrjedh dhe mund ta gjejmë edhe në internet. Kur Thaçi u nderua me Honoris Causa nga një universitet privat me seli në Gjenevë, asnjë gazetar nuk mendoi se ishte e nevojshme ta sfidonte atë mbi këto fakte. I ftuar  i nderit të lajmevet televizive, ai kritikoi ashpër raportin e Martit, që ishte krejtësisht e drejtë e tij, por gazetari i cili e priti dështoi për t’ia kujtuar se raporti në fjalë ishte miratuar nga një shumicë e madhe e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Prandaj perëndimorët preferonin atë që ata mendonin se ishte stabiliteti në konsideratat morale dhe në drejtësi. Kjo ndihmon për të shpjeguar shumë heshtje dhe madje armiqësi që rrethojnë punën e Këshillit të Evropës për kërkimin e së vërtetës. Ne gjithashtu e kuptojmë më mirë pse asnjë qeveri nuk ka bashkëpunuar, të paktën zyrtarisht.

Kërkimi i dëshmitarëve ishte shumë i vështirë, shumë më tepër se gjatë hetimit të burgjeve të ClA. Gjithashtu, edhe më i rrezikshëm. Edhe më problematike ishte t’i bindnim këta njerëz për të folur: ata ishin shkurt e trup të tmerruar. Duhej shumë durim për të fituar përkushtimin e tyre. Mosbesimi i tyre ishte dhe është plotësisht i kuptueshëm. Disa dëshmitarë në procedurë para Tribunalit të Hagës janë eliminuar, si viktima të vrasjeve të aksidenteve të çuditshme, frikësimit apo vetëvrasje misterioze. Programet e mbrojtjes së dëshmitarëve kanë rezultuar të paefektshme ose të paktën kryesisht të papërshtatshme. Në mesin e dëshmitarëve të intervistuar, një prej tyre ka pranuar që ka marrë pjesë në krime, gjë që na ka ndihmuar për t’i përshkruar kushtet e trafikimit të organeve, pikërisht të veshkave nga të burgosurit serbë të vrarë.

Në librin e ish-prokurores së TPY (Carla del Ponte – v.ime), ekziston një shtëpi e verdhë në Shqipërinë e veriut. Kishte tregues se në këtë ndërtesë po bëhej heqja e organeve. Prandaj, zyra e prokurores kishte bërë një hetim në vend. Ishte gjetur gjak, shiringa dhe paketime farmaceutike. Ne kemi prova konkrete mbi mënyrën se si ky inspektimi është krye në këtë shtepi (shtepinë e verdhë): në raportin tim e kam konsideruar sipërfaqësor dhe me një shkallë të profesionalizmit që ngre disa dyshime. Është thënë në formën më diplomatike të mundshme. Në sajë të luminolit, ne kemi gjetur pika gjaku të rëndësishme, por kurrë nuk u shqetësuam për të ekzaminuar nëse ishte gjak  njeriu. Por ka akoma më serioze. Kur është kërkuar në  Hagë për të marrë në konsideratë materialin provues të mbledhur në shtëpinë e verdhë, na është thënë se ai marial  nuk ekzistonte më: gjithçka ishte pastruar  dhe ishte hedhur … Me Gavin dhe Günter kemi shikuar njëri-tjetrin, të habitur, por ishte me të vërtetë e mundur ?  Amatorizmi, paaftësia ose fshehja e ekzaminimit ?  Një institucion penal ndërkombëtar është në posedim të informatave dhe provave fizike për vrasjen e mundshme të të burgosurve dhe një trafikim të mundshëm të organeve: është fjala për akuza shumë serioze të fakteve që lidhen me prova, për të cilat është përgjegjëse dhe mjaft serioze për të nxitur kryerjen e një hetimi.  Identifikohet dhe inspektohet një vend ku gjinden gjurmë dhe kapen gjëra konkrete shumë të dyshimta. Pastaj asgjë !  Është dashur të kalonin shumë vite dhe një libër me kujtime të na njoftojë për këto  ngjarje dhe për të mësuar, në vazhdim, se  përfundimtisht gjetjet në vendin e ngjarjes së dyshuar, thjesht janë hedhur në mbeturina. Përveç nesh me sa duket shumë të mbivendosur ne parime, askush nuk dukej të ishte indinjuar për një situatë të tillë. Sipas shpjegimit zyrtar, TPY nuk ishte kompetent për të hetuar pohimet rreth këtyre krimeve. Këto gjëra kishin ndodhur në Shqipëri, pra jashtë fushëveprimit të juridiksionit të TPY. Për më tepër, faktet mund të kishin ndodhur  pas 15 qershorit I999, afat pas të cilit asnjë veprim nuk binte më në fushëveprimin e juridiksionit të Tribunalit Ndërkombëtar. Pra, kjo nuk na intereson!

Shqipëria, megjithëse e interesuar drejtpërdrejt për faktet e supozuara të ndodhura në territorin e saj, nuk ka lëvizur asnjë gisht. Kur shkuam në Tiranë, pyetëm nëse mund të takonim zyrtarë të inteligjencës. Të bindur se do të refuzohemi, nuk u besuam veshëve kur na u tha se na prisnin në selinë e shërbimit sekret shqiptar. Në holl, katër flamuj të mëdhenj: flamuri i Shqipërisë, emblema e shërbimit dhe flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s. Kur folëm me drejtorin për një trafikim  të organeve që mund të kishte ndodhur pjesërisht në vendin e tij, u bë sikur të binte nga qielli: “asnjëherë nuk kemi dëgjuar për një rast të tillë”, na tha me besimin që të na la pa frymë. I prezantuam gazetat shqiptare me titujt të mëdhenj të një ideje të caktuar të drejtësisë që i kushtohet çështjes: “Oh, jo, kjo na paska shpëtuar”.  Sikur mos të kisha qenë i  shoqëruar nga Gavin dhe Güter, do të kisha thënë kam parë ëndërr.  E kuptuam se talleshin me ne  dhe preferuam të flasim për gjëra të tjera, duke përfshirë të burgosurit e liruar nga Guantanamo që Shqipëria ka pranuar t’i pranojë, duke bërë kështu një shërbim të shkëlqyer Shteteve të Bashkuara.

Gjatë gjithë çështjes, nga libri i prokurores së  TPY deri në raportin tim, fokusi ka qenë pothuajse ekskluzivisht në trafikun e organeve, duke harruar vrasjen e të burgosurve serbë, por edhe të shumë shqiptarëve që shpesh cilësohen fajtorë sepse kanë punuar në administratën Jugosllave për të mos folur për armët, drogat dhe trafikimin njerëzor. Në raport, çështja e organeve nuk vihet në plan të parë. Në bazë të asaj që  kemi qenë në gjendje të rindërtojmë, “ne besojmë se një pjesë e vogël e tyre janë dërguar në qendër të Shqipërisë për t’u vrarë para se veshkat e tyre të largohen nga një klinikë e improvizuar”. Në kundërshtim me atë që shpesh është pohuar, nuk është aspak e pamundur të merren organet njerëzore në struktura klandestine dhe shumë rudimentare. Sidomos për veshkat, kjo nuk duket e komplikuar për atë që ka disa njohuri të anatomisë dhe nuk ka asnjë detyrim për të mbajtur gjallë dhuruesin e pavullnetshëm.  Përveç kësaj, duhet pasur pajisje të nevojshme për ftohje të shpejtë, për konservim (azot të lëngshme) si dhe transport. Edhe kjo nuk është e vështirë kur jeni në biznes me krimin e organizuar. Në shumë vende, konteksti kulturor dhe fetar krijon një çekuilibër të thellë midis kërkesës dhe ofertës së organeve: ka shumë më tepër kërkues sesa donatorë dhe të parët shpesh janë aq të dëshpëruar sa janë gati të marrin rreziqe të çmendura. Këto kanale ndërkombëtare, për më tepër, janë në gjendje të pengojnë dhe falsifikojnë indikacionet e prejardhjes së organeve. Cili ishte kuptimi dhe domethënia e raportit tim? Ndoshta ka ndonjë  vlerë të përsëritet ky fragment:

“Rindërtimi i ngjarjeve gjatë periudhës së trazuar dhe kaotik të viteve l999 dhe 2OOO në Kosovë, siç e kemi parë, është jashtëzakonisht i vështirë. Ka pasur dhe ende ka përjashtim të një hetuesie nga disa hetues të EULEX-it, mungesa e vullnetit për të vendosur të vërtetën dhe përgjegjësinë e asaj që ka ndodhur gjatë asaj kohe. Piramida ekzistuese kundër disa zyrtarëve të lartë të UÇK-së kryesisht shpjegon këtë hezitim. Ka dëshmitarë të këtyre ngjarjeve që janë eliminuar, të tjerët janë të tmerruar nga fakti i thjeshtë i marrjes në pyetje për këto ngjarje. Ata nuk kanë absolutisht asnjë besim në masat mbrojtëse që mund të organizohen. Me disa bashkëbisedues, na duhej të merrnim masa paraprake shumë të rrepta për të siguruar anonimitetin e tyre të plotë. Megjithatë, i gjetëm ata më të besueshmit dhe gjetëm se deklaratat e tyre u konfirmuan nga elementë objektivisht të verifikueshëm. Por, qëllimi ynë nuk ishte që të zhvillonim një hetim penal. Ne pretendojmë se kemi mbledhur dëshmi me rëndësi të mjaftueshme për të kërkuar me forcë që autoritetet ndërkombëtare dhe shtetet e interesuara në fund të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar që e vërteta është vendosur dhe ata që janë përgjegjës të identifikohen dhe të japin llogari  në mënyrë të qartë për veprimet e tyre. Prova e fshehtësisë midis krimit dhe personave të veshur me përgjegjësi politike dhe institucionale është tepër e madhe dhe tepër serioze për t’u injoruar. Është një e drejtë themelore e qytetarëve të Kosovës që të njohin të vërtetën, të gjithë të vërtetën; është gjithashtu një parakusht për pajtimin mes komuniteteve dhe një të ardhme të begatë për vendin “.

Në vazhdën e jehonës të provokuar nga  raporti të bërë në dhjetor të vitit 2010 dhe pritjes shumë të favorshme që i rezervoi  Asambleja Parlamentare, ishte e vështirë për vendet perëndimore të vazhdonin të injoronin dyshimet e rënda të asaj që kishte ndodhur në të kaluarën në ndërhyrjen e tyre ushtarake në Kosovë. Kështu ata vendosën të emërojnë një prokuror të posaçëm të quajtur Clint Williamson, ish ambasadori amerikan për krime lufte. Një Task Forcë Speciale Hetimore (SLTF) prej rreth 40 vetësh u krijua në Bruksel në gjirin e EULEX-it dhe u ofrua në dispozicion. Pas tre viteve të hetimit, Clint Williamson i drejtohet shtypit për të raportuar mbi rezultatet e punës së bërë. Në një njoftim për shtyp ai specifikon në veçanti se rezultatet e hetimeve të kryera nga ekipi i tij:

“[…] duke qenë kryesisht në përputhje me raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011 nga senatori Dick Marty, SITF ka gjetur dëshmi bindëse kundër disa ish-pjestaëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe një aktakuzë kundër këtyre personave për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare, duke përfshirë krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës ishte e justifikuar. “)

Ai gjithashtu njofton se ai do t’i sjellë personat përgjegjës në gjykate që do të krijohet për këtë qëllim. Unë kisha ndjenjën se kjo nuk ishte pikërisht ajo që shpresonin strategët e kancelarive evropiane dhe amerikane. Nuk është më një raport i një anëtari të Këshillit të Evropës, por rezultatet e një hetimi të gjerë të kryer nga një personalitet i famshëm dhe, për më tepër, i afërt me administratën amerikane. Ai ishte mahnitës edhe për mua dhe, edhe më befasues ishte lajmi tjetër dhe komunikata në të njëjtën kohë: e dorëheqjes së Clint Williamson nga funksioni i kryeprokurorit të SITF-it. Motivimet e dhëna për të justifikuar largimin janë klasike: sfida të reja, familje. E dija Clint Williamsonin, si një njeri simpatik, të kulturuar, me durim për të dëgjuar të tjerët. Ai ishte ankuar me finesën e një diplomati, për kushtet nën të cilat ai ishte i detyruar të punonte: më shumë se 90% e preokupimit të tij ishte i kishte përkushtuar detyrave rraskapitëse të natyrës burokratike dhe, mbi të gjitha, kontakteve dhe negociatave me përfaqësues me mandate politike dhe me autoritetet e vendeve ku ai do të ndërmerrte  veprime hetimore. Kemi pritur më shumë se një vit  emërimin e pasardhëst të tij. Fitohej përshtypja se ne nuk kishim asnjë nxitim dhe luanim me kohën. Konfuzion dhe shqetësim. Nëse do të ketë një gjyq, do të ketë fakte të njëzet viteve. Si të mos mendohet se gjithçka është bërë për të zbutur anën eksplozive të këtij rasti për ta bërë atë më në përputhje me tregimin që ne dëshironim të bënim këtë faqe të historisë? Mendoj për vështirësitë e jashtëzakonshme që kemi hasur në sigurimin e dëshmisë së dëshmitarëve: sa do të jenë të gatshëm të flasin në gjykatë, pas shumë vitesh, pas një jete të re me fëmijë, madje edhe nipër e mbesa dhe duke ditur se sa më shumë dëshmitarë duhet të paguajnë shumë për bashkëpunimin e tyre me drejtësinë? Unë dyshoj që këta dëshmitarë e kanë parë Vendbanimin që dikur e
kanë njohur, por mund të supozojmë se kanë frikë për  të jetuar skenarin e imagjinuar nga Jose Giovanni. Koha luan kundër kërkimit të së vërtetës. Ne kemi të drejtë të pyesim nëse kjo nuk është saktësisht ajo që duan.

Ndërsa prokurori i ri, gjithashtu amerikan, ishte duke u përgatitur për t’i komunikuar emrat e të pandehurëve, ndodhi një kthesë e papritur: prokurori David Schwendiman u largua. Dyshimi i supozuar i Departamentit të Shtetit lidhur me statusin e tij do të ishte shkaku i largimit të menjëhershëm. Prandaj gjyqi do të pësojë një vonesë tjetër dhe pyetjet rreth seriozitetit të misionit të EULEX-it do të ngriten edhe njëherë. Disa muaj më parë, ishte kreu i gjyqtarëve evropianë në Kosovë, Malcolm Simmons britanik, për të mbyllur derën për shkak të disfunksinimeve serioze brenda institucionit.

Unë dyshoj që kosovarët, të paktën shumica e njerëzve të thjeshtë që po luftojnë për të jetuar një jetë të denjë, kanë përfituar shumë nga prania e fortë ndërkombëtare në menaxhimin e vendit të tyre. Kjo krijoi dhe mbajti një kulturë të varësisë dhe sigurisht nuk favorizoi luftën kundër goditjes së korrupsionit. Përkundrazi. Vetëm një pjesë e vogël merr një fitim të madh. Shumë të rinj largohen nga vendi, duke mos parë asnjë perspektivë për një të ardhme të qëndrueshme. Urrejtja mes komuniteteve vazhdon, por këtë herë të shtypurit janë serbët. Efektshmëria e pranisë ndërkombëtare është kompromentuar në masë të madhe nga ndërrimi i vazhdueshëm i stafit. Agjentët e huaj me përgjegjësi të rëndësishme në drejtimin e institucioneve vendore kanë pak kohë për të qenë me të vërtetë efektiv: posa fillojnë t’i kuptojnë zakonet dhe punën e këtij mjedisi, qëndrimi i tyre mbaron ( zakonisht midis gjashtë muajve dhe dy viteve) dhe ua lënë vendin ​​të tjerëve. Dhe gjithçka fillon përsëri që nga fillimi. Kjo do të thotë, ne duhet t’i paguajmë haraç agjentëve të shumtë ndërkombëtarë të cilët janë angazhuar përkundër kompetencave të tyre të dobëta në një detyrë që shpesh është pa mirënjohje dhe jashtëzakonisht komplekse.

Trafiku i organeve nuk është një fenomen i panjohur në rajon. EULEX-i është përballur me një çeshtje që ka  ndodhur në Prishtinë gjatë kohë dhe pavarësisht pranisë së ndërkombëtarëve. Në aeroportin e kryeqytetit të Kosovës, një oficer dogane i forcës ndërkombëtare e ka kap një njeri qartësisht në gjendje shumë të keqe shëndetësore. Hetimi tregon se ai ishte një fshatar anatolian të cilit i ishte marrë një veshkë  në një klinikë të Prishtinës për 2,000 dollarë. Gjyqtarët e EULEX-it gjithashtu janë përballur me një mungesë bashkëpunimi për të hedhur dritë mbi këtë rast, siç e përshkruaj në raportin tim:

“Hetimi, i kryer gjithashtu nga EULEX-i, në rastin e klinikës Medicus në Prishtinë, është bërë i vështirë nga reagimi i ngadalshëm i autoriteteve të disa vendeve anëtare të Këshillit të Evropës dhe vendeve vëzhguese ndaj kërkesave për ndihmë juridike nga EULEX-i. Duke pasur parasysh rëndësinë e fakteve të dyshuara të trafikut të organeve njerëzore! – këto vonesa janë të pakuptueshme dhe të patolerueshme. Të përkujtojmë se ky hetim çoi në arrestimin në nëntor të vitit 2008 të një numri të njerëzve të përfshirë. Arrestime janë lëshuar kundër të dyshuarëve aktualisht në ikje. Hetimi gjithashtu tregon ekzistencën e infrastrukturave kriminale dhe rrjeteve, të cilat gjithashtu përfshijnë mjekët që veprojnë në rajon në kontekstin e trafikimit ndërkombëtar të organeve njerëzore, pavarësisht pranisë së forcave ndërkombëtare. Do të shohim se ekzistojnë elemente mjaft serioze dhe konkrete për të pohuar se ky trafik ka ekzistuar tashmë përpara çështjes Medicus dhe se për disa zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të UÇK-së nuk ishin të panjofshme. Sidoqoftë, dyshimi është i tillë që nuk mund të tolerohet që një hetim serioz, i pavarur dhe i plotë nuk është kryer përfundimisht.”

Disa vite pas këtyre fakteve, tre mjekë nga klinika e Prishtinës më në fund dënohen. Sidoqoftë, jo definitivisht. Çështja e rrënuar në apelimet e procedurave të apelimit deri në atë pikë sa që një gjyqtar amerikan, i cili mori pjesë në aktgjykimin e shpallur pas një gjyqi që zgjati një vit e gjysmë, mendonte se ishte mirë të alarmohej publikisht. Në të vërtetë, EULEX-i, për arsye të pakuptueshme, e ka deleguar rastin në drejtësinë kosovare. Ky i fundit nxitoi të përmbysë vendimin e shkallës së parë (të shpallur unanimisht nga tre gjyqtarët, dy ndërkombëtar dhe një kosovar) për baza të dyshimta.

Unë mendoj, dhe e kam argumentuar gjithmonë se pavarësia e Kosovës jo vetëm që ishte fituar në mënyrë të dyshimtë në sytë e të drejtës ndërkombëtare, por se ajo ishte  nxituar veçanërisht,  dobët apo jo mirë e përgatitur, dhe se i përgjigjej më shumë komoditetit të kancelarive të caktuara se sa interesave reale të banorëve të këtij rajoni. DFA (me përjashtim të disa diplomatëve të lartë që kishin shkuar në off) ka mbështetur dhe nxitur njohjen e kësaj pavarësie me ngrohtësi të habitshme. Ndoshta, edhe një herë, Zvicra neutrale ka qenë e shpejtë për tu lidhur me pozicionet e administratës amerikane.

Bombardimet, (zyrtarisht flitej për goditje)  të Serbisë dhe për pavarësinë e Kosovës me çdo çmim, ishin prioritetet e para të axhendës së Madeleine Albright. Ishte ajo që zgjodhi prokurorin e TPY, një vendim që ia komunikoi me telefon këshilltarit federal Joseph Deiss. Zonjë me karakter qesharak. Është zbuluar se ajo ka interesa ekonomike në ish-provincën serbe, veçanërisht në kompaninë telefonike të Kosovës. Në vitin 2012, ish-sekretarja e Shtetit të SHBA-ve që pengohet nga një demonstratë në Pragë e organizuar në favor të  viktimat serbe të bombardimeve të NATO-s dhe nuk mund të përmbahet nga lëshimi me zë të lartë për ndjenjat e saj anti-serbe  duke thënë:  « Serbë të neveritshëm, shporruni!” Dhjetë vite pas Pavarësisë, situata mbetet e pasigurt, pata deklaruar kot atëherë për ngutje të tepërt dhe për një proces më të kujdesshëm ndaj kërkesave  të së drejtës ndërkombëtare, për mbrojtjen e pakicave, si dhe mundësitë për të siguruar një zhvillim të balancuar ekonomik në të gjithë rajonin.  Unë jam i vetëdijshëm se duke përmendur  këtë fakt, edhe një herë, do të akuzohem se mbaj anën e palës serbe. Refreni është i njohur mirë: kjo është logjika e dikotomisë në mes të mirës dhe të keqes, njerzëve të mirët dhe të këqinj, pa asnjë kompromis në mes të dyshimeve dhe nuancave. Natyrisht, realiteti është shumë i ndryshëm, shumë më kompleks dhe më i vështirë për t’u kuptuar. Duke u përpjekur për të kërkuar të vërtetën dhe për të thënë, kjo do të thotë ekspozim i domosdoshëm ndaj akuzave dhe paragjykimeve. Unë e pranoj  rrezikun, për faktin se kjo nuk është absolutisht e vërtetë, gjithashtu e di se çfarë i kushton familjes time dhe mua. Unë vetëm mendoj se kosovarët meritojnë më mirë se sa që e ashtuquajtura bashkësia ndërkombëtare iu ka imponuar.

Është shkruar shumë për këtë raport, është thënë gjithçka dhe kundër tij. Shpesh nuk është lexuar fare, apo janë kufizuar duke  përsëritur disa deklarata të mediave. Do të doja t’i referohem reflektimeve përfundimtare të këtij dokumenti të 7 janarit 2011, duke kujtuar titullin, trajtimin çnjerëzor të personave dhe trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë:

“Ky raport – le të kujtojmë edhe një herë – u provokua nga shpalljet e publikuara në librin e ish-prokurores të TPY. E tronditur nga këto zbulime, Asambleja Parlamentare na e besoi detyrën për të kryer një shqyrtim më të plotë të këtyre pohimeve dhe shkeljeve të supozuara të të drejtave të njeriut gjatë periudhës në fjalë që do të kenë mundur të ndodhin në Kosovë. Faktet e denoncuara në librin e ish-gjyqtares kryesisht i referohen trafikimit të organeve njerëzore. Hulumtimi ynë i vështirë dhe delikat na ka mundësuar jo vetëm që t’i konfirmojmë këto zbulesa, por edhe t’i sqarojmë ato dhe të nxjerrim një pamje të errët dhe shqetësuese për atë që ka ndodhur dhe pjesërisht vazhdon të ndodhë në Kosovë. Detyra jonë nuk ishte që të kryenim një hetim penal – nuk kemi as fuqinë e as mbi të gjitha mjetet – e lëre më të shqiptojmë jykime për dënim ose heqje lirie.

Faktet që kemi mbledhur, megjithatë, janë me peshë të jashtëzakonshme dhe kanë ndodhur në zemër të Evropës. Këshilli i Evropës dhe shtetet anëtare të saj nuk mund të qëndrojnë indiferent ndaj një situate të tillë. Ne kemi theksuar ekzistencën e një fenomeni të rëndësishëm të krimit të organizuar në Kosovë. Kjo nuk është risi dhe nuk është ekskluzive për Kosovën, është e vërtetë. Në rajon, krimi i organizuar është gjithashtu shumë i rrezikshëm në Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri, për të dhënë vetëm shembuj. Ekazistojnë  gjithashtu marrëdhënie të habitshme dhe shqetësuese dhe ndërlikime midis këtyre bandave të ndryshme. Bashkëpunimi i tyre duket të jetë shumë më efektiv sesa ndërmjet autoriteteve gjyqësore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne kemi vënë në dukje dhe dokumentuar lidhjet e zymta, ndonjëherë të dukshme midis krimit të organizuar dhe atij politik, duke përfshirë përfaqësuesit e institucioneve; edhe kjo nuk është një risi, të paktën për ata që nuk duan me çdo kusht të mbyllin sytë dhe t’i mshelin veshët. Heshtja dhe mungesa e reagimit ndaj një skandali të tillë janë në fakt po aq serioze dhe të papranueshme. Nuk kemi dëgjuar zhurmë të thjeshta, por kemi përshkruar fakte që bazohen në dëshime të shumta, dokumenta dhe fakte objektive. Ajo që kemi zbuluar nuk është krejtësisht e re: raportet nga shërbimet e inteligjencës dhe policisë kryesore tashmë kanë denoncuar dhe ilustruar në detaje këto fakte të njëjta për një kohë të gjatë. Pa ndjekje, sepse kancelaritë kanë preferuar çdo herë profil të ulët, heshtjen, për konsideratat e supozuara të përshtatshmërisë politike “. Por cilat interesa mund të justifikojnë një qëndrim të tillë që injorojnë të gjitha vlerat për të cilat kurrë nuk është heshtur që  publikisht të thuhen? Në Kosovë, të gjithë janë të vetëdijshëm për atë që ka ndodhur dhe çfarë po ndodh, por njerëzit nuk flasin për këtë, përveç në mënyrë private; ata ka kohë që presin për të vërtetën, të gjithë të vërtetën – jo atë zyrtare – që përfundimisht të vendoset. Ambicia jonë e vetme sot është të jemi zëdhënës i këtyre burrave dhe grave të Kosovës, por edhe të Serbisë dhe Shqipërisë, pa dallim etnie apo feje që kanë vetëm një aspiratë: që të vihet në pah e vërteta, që t’i japim fund pandëshkueshmërisë skandaloze dhe më në fund që të mund të jetojnë në paqe. Ky është një parakusht për pajtimin e vërtetë dhe qëndrueshmëri stabile në këtë rajon. Gjatë misionit tonë, kemi takuar njerëz lokalë dhe “ndërkombëtarë” – me vlerë të madhe që luftojnë kundër indiferencës dhe për një shoqëri më të drejtë. Ata nuk meritojnë vetëm simpatinë tonë, por, mbi të gjitha, mbështetjen tonë të plotë. ”

Dhjetë vjet pavarësi për Kosovën, derisa të gjitha vendimet thelbësore ende nuk merren nga kosovarët, Zonja Calmy-Rey është e lumtur dhe flet për sukses. Kjo duket e tepruar dhe sinqerisht në kundërshtim me realitetin. Gazetari i Le Monde titulloi analizën e tij “Rrëmujë shqetësuese kosovare”. Është e vërtetë se ky gazetar nuk ndihet  i detyruar të justifikojë zgjedhjet e bëra në të kaluarën nga gazeta e tij. Më shumë se tetë vjet pas raportit të Këshillit të Evropës, gjykimi ende nuk ka ndodhur. Në dy raste, në momentet vendimtare të procesit, kryeprokurorët amerikanë janë larguar papritur. A mendohet me të vërtetë se do të lejohet të gjykohet Thaçi, kur ai pritet nga Macron dhe nga njerëz të tjerë “të mëdhenj” të kësaj bote, ata që refuzojnë zyrtarisht të takohen me Dalai Laman? Komuniteti ka bërë shumë, shpesh shumë keq. Atë që nuk ka ditur apo nuk ka dashur të ndërmerrë është të siguronte që një klasë politike e re, e ndershme dhe jo e kompromentuar me të kaluarën të merr kontrollin e vendit me një dëshirë të sinqertë për të nxitur interesat e banorëve të saj. Mjerisht, rrjetet e trubullta dhe kompromiset e trazuara që shkojnë përtej kufijve të këtij shteti të vogël vazhdojnë të parandalojnë çdo ndryshim të vërtetë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top