Nelson Qirjaku Tirane, me 14 shkurt 2015
46 vjet me pare, me daten 8 shkurt 1970, diten e diele, degjova ne gjuhen shqipe nga radiostacionet e huaja te botes perendimore lajmin e hidhur te vdekjes se profesor Nexhat Peshkepise, lajm qe u perhap me pas edhe ne vende te tjera. Profesor Nexhat Peshkepia kishte lindur me 1908 dhe edukaten e pare e formoi ne shkollen fillore te qytetit te Vlores, duke ndjekur njekohesisht edhe mesimin e shqipes, qe jepej prej Jani Minges, Thoma Papapanos e me vone prej Avni Rustemit. Mesimet e mesme i vazhdoi ne Itali dhe ato universitare ne Belgjike nen kujdesin e te ungjit, avokat Tulipit. Ne Shqiperi u emerua si mesues ne shkollat e mesme ku dha prova te dukshme ne zhvillimin metodik te programit te lendes. Profesor Nexhati kishte patur prirje per letersi. Mesoi dhe i “treti” mjaft mire letersine moderne ne te gjitha gjinite e gjuheve italisht e frengjisht, gjuhe te cilat i zoteronte ne menyre te shkelqyer. Politika nuk i pelqente, por shpirti politik i lindi te premten e zeze te 7 prillit 1939 dhe iu zhvillua dalngadale nga rrjedhimi i ngjarjeve te pushtimit fashist italian. Keshtu iu zgjua ideja e tradites se te atit e te ungjit te tij, iu formua ndergjegjja politike dhe iu kushtua me mish e me shpirt kauzes se Ballit Kombetar te formuar ne ate kohe nen kryesine e shpirtmadhit e atdhetarit te shquar Mithat Frasherit. Ne mergim, pas vitit 1944, vite me radhe dha kontributin e tij ne realizimin e idealeve te Ballit Kombetar. Sipas dosjes se tij, qe ndodhet ne arkivin e Ministrise se Brendshme, agjentet e sigurimit shqiptar dhe shefi i tyre “Adriatiku” u perpoqen ta benin bashkepunetorin e tyre, duke i bere presion ne lidhje me familjen qe kishte ne Shqiperi, por profesor Nexhati jo vetem u tregua i pathyeshem, por i deboi me fjalet me te ashpra.
Vete diktatori ne kujtimet e tija do te shkruante se “Nexhat Peshkepia deri ne fund te jetes se tij na luftoi me egersine me te madhe!” Me vdekjen e tij, shoket e vet u perpoqen 48 ore me radhe qe te lidheshin ne telefon me bashkeshorten e tij per ta njoftuar per vdekjen e te shoqit, por Telegraf-telefoni i Tiranes nuk pranoi qe nuk pranoi te bente lidhjen, aq sa miqt e profesor Nexhatit, se fundi, lane porosine:”Atehere e njoftoni ju te shoqen per vdekjen e tij!”. Shoket dhe miqt botuan nje liber me kujtimet e tyre mbi ‘te. Ne vijim po sjellim njerin prej ketyre shkrimeve. “KUJTIMI I NJE MIKU ESHTE I EMBEL EDHE PAS VDEKJES” Epikuri Tani qe Mjeshtri im, Prof. Nexhat Peshkepia, s’eshte me, ne shpirtin tim bluajne me shume mesimet e Tija, shembulli i jetes se Tij, thesari qe na la si trashegim. Prej Atij une u ndava se gjalli dy vjet perpara, kur erdhi ne Rome me rastin e Peseqindvjetorit te vdekjes se Skenderbeut. Dhe i gjalle rri dhe do te qendroje ne zemren time. Nese eshte e vertete qe pas vdekjes se njeriut ngelin mendimet dhe veprat e tija, atehere mund te themi qe kujtimi i Prof. Nexhat Peshkepise do te mbetet i paharruar. Kultura e gjere me te cilen ishte i pajisur, per Ate nuk ishte nje rreshtim i thjeshte dijesh, por lidhur me jeten, si nje trung nga ku buisin lulet me te bukura. Kishte gjithmone nje fjale per te thene, me vend e me mend. Pas nje konference te degjuar bashke ne Universitetin e Romes mbi F. Nietzsche, m’i permblodhi me dy fjale shtremberimet e filozofit gjerman, duke cituar nje fraze te Tagores: “Ai e shikonte boten shtrembet dhe ankohej qe s’kuptonte gje!”.
Ne sheshin e larmishem dhe pa gardh te dijes, nga ku depertojne shtigje te shumanshme, me nje qartesi intelektuale dhe pjekuri shprehese, na drejtonte kundrejt brigjeve te kultures, per te arritur lart ne majat me te eperta te artit. S’kishte shfaqje kulturore e artistike te Romes pa na shtyre per te marre pjese, s’la muze a galeri arti pa vizituar vazhdimisht. Perpara kryevepres se Patini-t “L’Erede”, ne Galleria Nazionale d’Arte Moderna, i mahnitur dhe i pikulluar nga kjo vdekje aq bukur thurur me pejza artistike, guxova te bej nje krahasim me “L’enterrement a Ornans”! Pasi me shpjegoi ndryshimin midis natyralizmit romantik si nje shkalle fillestare te realizmit te Courbet-it dhe piktures veriste te Patini-t, i lindi nga ai rast nje ide prekese: meqe ishte fillimi i nentorit, kur kujtohen te vdekurit, pse te mos vizitonim dhe ne vorrezat? Por sa u mallengjye kur pa, qe te gjithe varret e shqiptareve ishin nderuar me lule nga duar te panjohura! I shkreti Nexhat, per te vellane, vrare ne Shqiperi, jo vetem s’vuri dot nje lule por, per nje kohe te gjate, as nuk e dinte qe tretej ne varr! Eshte thene qe G. De Maupassant shkruante novelat e tija i brengosur nga lengatat, Cervantes te kete hartuar idene e Don Kishotit ne burg dhe Heine, i mberthyer ne shtrat nga paraliza, shenonte me dore te dredhur mendime tragjike plot fisnikeri!
Megjithate, nuk jane veshtiresite qe e bejne jeten te merzitshme, pse “ka dicka tjeter qe eshte akoma me tragjike nga vuajtja” – ka shkruar Camus – dhe eshte jeta e nje njeriu te lumtur!: do te thote te nje njeriu “te kenaqur” nga kjo bote. Por Nexhati c’te pranonte nga kjo bote? Edhe sikur te kish jetuar ne nje kohe tjeter, Ai do te ishte gjithmone nje “i merguar”, pse botekuptimi i nje njeriu te madh eshte perhere mergim! Njerez si Nexhati jane krijues dhe jo krijesa te rrethanave. Ne ‘Te pasqyrohej vertet shqetesimi i kushtit tragjik te mergimit, por edhe bindja qe agimi i lirise do te zbardhonte patjeter ne qiellin e Shqiperise, pse ishte i vetedijshem, qe ne kete perleshje te furishme, dashuria e se vertetes brumos mendimtare dhe ajo e se mires farketon apostuj, qe me kraheroret e tyre te rreshkur jane bartesit e cdo lirie! Ky qe mesimi i Prof. Nexhat Peshkepise! Kur e percolla ne fushen e aviacionit, u perqafuam me lot ne sy, pse e ndienim qe ishte hera e fundit. Sa mora vesh lajmin e hidhur te vdekjes se Tij, me ngasherim vrapova ne Galerine e Artit ku Mjeshtri im me kishte drejtuar sa here. Me ngjante te flisja me ‘Te, kur shikoja kuadrot qe Ai me kishte bere te shijoj.
Perballe “Qetesise” se E. Gignous dhe “Rrezet e fundit” te Ferretti-t u ndala per nje kohe te gjate. Ajo qetesi s’me ngjante heshtje dhe ai perendim, me ngjyra te surme melankonike, s’me rendonte zemren si ndjellje e nje ngrysjeje pa agim. Nga ato kuadro me dukej qe natyra depertonte, dilte nga suazat per te vazhduar ne vegimin tim dhe oshetima e perroit e pipetitja e fleteve te atij dushku shumedege me ktheheshin si jehone e zhytur ne nje puhi te praruar. Ketu shkeputej nje rreze e furfurishme qe llamburiste deren e erret te vdekjes, e cila hapej si per magji dhe une degjoja te fliste akoma Mjeshtri im, duke me terhequr lart nga mugetira e kufijve te kesaj toke per te arrire ne gardhin e nje lendine magjepse, ku vegimi tokesor dhe e verteta qiellore gershetoheshin. Vertet, kujtimi i nje njeriu si Prof. Nexhat Peshkepia “eshte i embel edhe pas vdekjes”! Dr.Nos Qirjaku Rome, me 12 shkurt 1970. Nje vit me pas, bashkepunetori i revistes se Shejzave, qe dilte ne Rome, dr. Petro Vucani, bashke me dr. Spiro Muken dhe zonjen e ketij, Angela, me 18 gusht 1971 vizituan ne Detroit varrin e prof. Nexhat Peshkepise e, ne shenje nderimi, vendosen nje tube lule, edhe ne emer te dr.Ismail Bocarit e zotit Nosi Qirjakut. (Shejzat, nr. 7-9 / 1971,”Lule perkujtimore”, f. 293). Figures se profesor Nexhat Peshkepise i shkojne shume mire fjalet e kryetarit te Partise se Ballit Kombetar ne ShBA, zotit Nihat Bakalli: Kur token – nane Duhet me lane, Ne mergim, cdo shqiptar Asht nji pishtar…