NJË KUJTIM PËR USHTARIN E DITËVE TË PARA, SAHIT LLALLOSHI

SHKRUAN: REFIQE HAMITI

Shtëpia e atdhetarit Sahit Llalloshi ishte strehim i njerëzve të Guerilës, e cila rritej dita- ditës përgjatë viteve të ’90. Aktiviteti i Sahit Llalloshit me vëllezër, ishte dorë e djathtë për fillet e para të UÇK -së. Angazhimet për të strehuar dhe mbajtur me bukë luftëtarèt dhe të ikurit nga zonat e luftès, mbahen mend në këto anë. ”Bukë, krip e zemër! – thoshte Sahiti, për të gjithë.

Aktiviteti i përbashkët me Komandant Zahir Pajazitin, Isak Shabanin dhe zyrtarisht edhe me Jahir Shehollin, që ndër vite përcjellin angazhimin politik e paqësor të LDK-së, e cila aso kohe nuk pengoi asnjëherë angazhimet e grupeve të Llapit në çështjet ushtarake. Familjarët e Sahit Llalloshit ishin shumica gyrbetgji, të cilët me financimin e tyre nga Zvicra lehtësuan pajisjen e Guerilës me armatim adekuat, për të filluar atë që ishte e pashmangshme në fund të viteve të ’90-ta, për t’ia kthyer pushkën armikut.

Shtëpia e atdhetarit të devotshëm Sahit Llalloshi ishte cak i serbo-çetnikëve. Ata, që nga viti 1994 i përjetonin vizitat e frikshme dhe kërcenimet e njëpasnjëshme të policisë së pushtuesit, duke i shkaktuar tortura të mëdha kësaj familje. Vëllaun e Sahitit, Bajram Llalloshin, policia e pushtuesit serb e morën dhe e torturuan. Ia morën edhe pasaportën zvicrane. Nga torturat fizike të ushtruara mbi të , Bajram Llalloshi lëngoi 6 muaj, duke qëndruar i shtrirë në spital. Ai, edhe sot vazhdon t’i vuaj pasojat e maltretimeve të asaj kohe, duke jetuar si gjysmë-invalid civil.

Shumë ushtar të UÇK -së, të Guerilës së Llapit nga vendlindja Herticë dhe diaspora, kontaktet për njè organizim të mirëfillt i mbanin me Sahit Llalloshin, i cili ishte koka e një aktiviteti gjeneral, në atë vijë ajrore 13 kilometra për t’ia kthyer pushken armikut shekullor.

Ky angazhim i mirëfillt dhe i fuqishëm, nga spijunët e asaj kohe i ishte raportuar edhe forcave policore të pushtuesit serb. Më 20 prill 1998, 60 polic të njësisë speciale serbe, rrethuan shtëpinë e Sahit Llalloshit për të zënë brenda ushtarët e lirisë.

Por, mençuria e Sahitit bëri që trimat e çështjes kombëtare të shpëtojnë pa therrë në këmbë, edhe pse të rrethuar nga gjithë ai arsenal luftarak i armikut, ku shquheshin autoblindat, pizgauerat dhe armatimet deri në dhëmbë.

Pas dy ditëve të rrethimit total të fshatit Herticë dhe të pjesëtarëve të familjes Llalloshi, të cilët, i shpëtuan kokat nga kriminelët  dhe marrin rrugën për te Zyrat e LDK-së, për të biseduar çka më tutje?

Aty u vendos që Sahit Llalloshi dhe Mulla Idrizi me miqtë të vihen në mbrojtje të atij tereni strategjik. U vendos për luftë kundèr armikut.
Rushit Llalloshi, vëllau i Sahitit, ju drejtua kryesisë së atëhershme të LDK-së që t’i përkrahin ushtarët e rrethuar dhe rreshtuar nën ombrellën e luftës për liri.

Sahiti me plis të bardhë në kokë, në forma të ndryshme dhe të pamohueshme bëri të pamundurën të mundur, që e gjithë ajo popullatë e ikur nga Podujeva të gjejë strehim në Fshatin Herticë. Me bukë, krip e zemër! Vëllau i Sahitit, Rushiti, së bashku me djemt e Sahitit u rreshtuan në radhët e çlirimtarës për të mos kursyer as jetèn e tyre. Djali i Sahitit ka qenè i plagosur në fshatin Turiqicë, përballë Kullës së Komandant Zahir Pajazitit, dhe për tri ditë rresht ka mbetur pa marrë ndihmë nga askush, por vullneti për të mos u dorzuar e ka mbajtur të gjallë, edhe pse i plagosur, pa ndihmë, pa ushqim dhe pa asnjë mbikqyrje.

Rikujtojmè se Ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rushit Llalloshit, në vitin 1994, serbo-çetnikët ia kishin mbytur djalin nè djep.

Atdhetari Sahit Llalloshi ishte burrë me plis të bardhë dhe qëndrim fisnik. Burrë i besës dhe luftëtar i pa lodhshëm për Çështjen Kombëtare. Ky burrë fisnik, me 6.02.2006 ndërroi jetë, për të mos vdekur kurrë, sepse humanizmi i tij krahasohet vetëm me burrat e mëdhenjë si Hasan Prishtina, i cili shkriu gjithë pasurinë e tij për të bërë shtetësinë shqiptare. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës, atdhetarit të palodhshëm Sahit Llalloshi, i cili la pas një emër të madh, me shkronja të arta të lirisë së Kosovës!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top