Një kafe e “ëmbël” në KOSOVA SOT !

Shkruan: Florim ZEQA

Dyert e gazetës Kosova sot, m’i hapi “koburja” e Isa Boletinit, respektivisht shkrimi autorial me titull; “Vrasja e dytë e Isa Boletinit nga vasalët e Serbisë !”, botuar me 17.05.2015, për të vazhduar me 104 shkrime autoriale dhe rreth 100 prononcimeve të përditshme këtyre muajëve të fundit.

Menjëherë, pas tre-katër muaj të bashkëpunimit me gazetën Kosova sot, më erdhën kushtëzimet e para nga kjo e fundit, përmes këtij e-maili; redaksia@kosova-sot.info, i datës 16/09/2015, të cilin po e publikoj të plotë në origjinal për lexuesit e shkrimeve të mia:

“Pershendetje, z.Florim,
Ju falenderojme per bashkepunimin e deritashem dhe shpresojme se edhe ne
te ardhmen ky bashkepunim do te jete me i frytshem, por duhet t’Ju
informojme se gazeta Kosova Sot e ka parim qe ata qe shkruajne per
Kosova Sot nuk duhet te shkruajne ne gazeta te tjera dhe as ne portale
te tjera, pasi ne e kemi portalin me te lexuar dhe mund t’jua botojme
shkrimet ne portal dhe natyrisht ne gazete.
Shendet dhe suksese, i mirepresim opinionet Tuaja. Redaksia e Kosova Sot”

Kushtëzimit të tillë ju përgjigja pa hamendje negativisht, për t’ju qendruar besnik portaleve që kanë përcjellë shkrimet e mia nga fillimi, duke llogaritur konseguancat e mundshme, qoftë edhe të ndërprerjes së bashkëpunimit që atëherë me gazetën Kosova sot.

Megjithatë, bashkëpunimi me gazetën Kosova sot zgjerohej dita-ditës, për t’u shndrruar këtyre muajëve të fundit në një bashkëpunim në baza ditore. Me shtimin e kërkesave nga ana e gazetës, gjithnjë e mendoja mundësinë e shqyrtimit të pozicionit tim në gazetë. Nga vizita e shkurtër familjare e një muaji e gjysmë më parë,…me 1 qershor 2016-të, e ndava një gjysmë dite për vizitë në redaksinë e kësaj gazete, me qëllim të njohjes nga afër me stafin e gazetës dhe pronarët e saj.

Para se të nisem, nga shtëpia i telefonova njërit nga dy bashkëpuntorët e përditshëm, i cili e mirëpriti viziten time.
Në redaksi arrita diku rreth orës 14.00, në hyrje e gjeta sekretareshën (Gresa) e clia sipas rendit dhe traditës më solli një kafe dhe një ujë. Aty ishin prezente edhe dy gazetare të reja, të cilat pos përshendetjes nga largësia, nuk shkëputeshin nga puna në kompjuter!. Më pas, njëri pas tjetrit filluan të mbushen karriget e zbrazura me gazetar, ku secili ulej në vendin e tij të punës.

Me të ardhur bashkëpuntori të cilin e kisha lajmëruar për vizitën, më nxori jasht për një kafe, aty erdhen edhe dy gazetar të tjerë. Pas një ndeje të shkurtër në një kafene aty afër, gazetarët kërkuan t’i liroj të shkojnë në vendet e punës,…u thash po vi edhe unë me ju, dua ta takoj pronaren dhe editoren e gazetës, (zonjën Margarita),…me ç’rast njëri nga bashkëpuntorët më tha; “ajo vjen në ora 16, e ne pastaj e kemi një mbledhje në redaksi”!

Me të rikthyer në redaksi, e gjeta sallën e madhe pothuajse të mbushur me gazetar. Fillova të përshendetem një nga një me të gjithë, dëshiroja t’i njihja nga afër bashkëpuntorët e mi. Në biesedë e sipër me redaktorin e “Opinioneve”, erdhi një gazetar pak më i moshuar, i cili pas një bisede të shkurtër m’u drejtua; “eja zoti Zeqa shkojmë të pijmë kafe jasht”!
Për të mos i prishur qefin, shkuam në “CITY PARK”, pas një ndëje vllëzërore dhe bashkëbiisedimi kolegial (në orar të punës), me të dalur jasht lokalit, gazetarët deshën të përshendeten me mua, por unë me qëllim e kisha lënë në redaksi xhaketën (setrën),…me duhet të vij patjetër me ju, ishte përgjigja ime. Me të hyrë brenda në redaksi, nga qetësia madhe, dëgjoheshin vetëm tastaturat e kompjuterëve, gjë e cila më bëri të kuptoj se aty dikund brenda ishte edhe e zonja e shtëpisë (Margarita), e cila e kishte vendosur të mos takohej me mua,…sigurisht nga frika, mos po i kërkoj ndonjë honorar apo formë tjetër të kompenzimi për punën e përdtishme për gazetën.

Dola nga aty me ndjenja të përziera, i gëzuar që u njoha me disa nga bashkëpuntorët e përditshëm,…i zhgënjyer pse nuk e pata “fatin” ta takoj zonjen e shtëpisë.

Thonë, çdo fillim e ka edhe fundin, kështu edhe ndodhi një përfundim krejtësisht i papritur me shkrimin autorial “Politizimi i misioneve diplomatike, produkt i pazareve politike”, i datës 06.07.2016, respektivisht me prononcimin e tri ditëve më pas, “Thaçi ua vë dryrin këshillave të Jahjagës”, pra me 09.07.2016.

Ndodhi kështu, pas letrës që iu dërgova pronarëve të gazetës, zotit Ruzhdi dhe zonjës Margarita me 2 korrik 2016, përmes të cilës ngrita disa nga pengesat e bashkëpunimit, mandej shqyrtimin e pozicionit tim si bashkëpuntor i përditshëm i gazetës dhe për modalietet e bashkëpunimit në të ardhmen!

Letrën që ju drejtova zotërinjëve të nderuar e përfundova kështu; “Mbetëm me shpresën, që kjo letër të hasi në mirëkuptimin e plotë nga ana e juaj i nderuari Editor i gazetës, dhe jo vetëm kaq, pres nga ju vlerësimin e merituar të punës time në mos për asgjë tjetër, si satisfaksion moral për kohën, që çdo ditë e ndaj për ju… ”
Mosgatishmëria e zonjës Margaritë, editore gazetës dhe deputete e “pavarur”, as për një përshendetje me 1 qershor 2016 dhe mospërgjigja në letrën e 2 korrikut e po të njëjtit vit, më detyruan të marr vendimin e pakthyeshëm të ndërprerjes së bashkëpunimit mbi një vjeqar me këtë gazetë, të cilin e bëra publik edhe në rrjetin social FACEBOOK me datë 10 korrik 2016.

Pas tri orë pritje, nga takimi i 1 qershorit 2016 në redaksinë e gazetës Kosova sot,…përveqse kafeja doli të jetë e idhët, uji dhe kopia gratis e numrit të gazetës mbetën i vetmi satisfaksion për qindëra shkrime dhe prononcime, të cilat përveq shtimit të numrit të lexuesve, ndikuan edhe në rritjen e tirazhit të gazetës.
Ky është shpërblimi i bashkëpuntorëve të jashtëm të gazetave ditore në Kosovë !

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top