Dite me pare, publicisti nga Shqiperia, z. Rexhep Shahu, postoi nje foto me fisnikun e rralle Qazim Bllaca, ish zevendes minister i Puneve Botore ne qeverine e Rexhep Mitrovices, deputet i Suharekes ne parlamentin shqiptar, kryetar i pare i Bashkise se Prizrenit, njeri nder 7 themeluesit e Lidhjes se Dyte Shqiptare te Prizrenit, njeriu qe beri 31 vite burg dhe internim, ne Shqiperi, njeri nga 16 femijet e Rame Bllaces – deputeti shqiptar i Jugosllavise qe ndertonte kullen e tij qe ta shihnin shqiptartet qe kishin marre udhet me ike per Turqi…
“Adem Derguti me ka takuar me te dhe i kam shkuar ne shtepi ne Prizren. Me telefononte nga Prizreni. Vinte ne Kukes me marre pensionin e burgut qe kishte bere ne Shqiperi, e shoqeroja, e lehtesoja dhe me rrefente jeten e tij te jashtezakonshme…”, shkruan Rexhep Shahu.
“Ishte e sillej si mbret, ndoshta aristokrati i fundit qe kam njohur ne jete.” RSH
Miku i çmuar Kastriot Dervishi me ka ndihmuar me nje dosje te jashtezakonshme te Qazim Bllaces, te cilen shpresoj ta botoj bashke me rrefimin e tij dhene me shkrimin e vet.