Një ditë në plazhet e Adriatikut shqiptar

Shkruan: Arta Krasniqi

Mëngjes herët. Koha me diell. Temperatura të larta. Rrugës për në plazh, qindra njerëz në të njëjtin drejtim. Shumica me fytyra të buzqëshura por edhe nga ata me fytyra të vrejtura nga stresi për ta filluar punën e ditës .
U rehatova në një vend perfekt të plazhit, e shtrirë në krevatin tim, me pamje mahnitëse kah ujrat dhe natyra e vendit tonë. Më në fund, pas gjithë atyre kilometrave për të arritur në një vend të qetë për të pushuar, ashtu e shtrirë, duke lexuar një libër erdhën disa fëmijë dhe kërkuan lëmoshë. Pas largimin të tyre, erdhi nje shitës pijesh..
-Hajde Pije freskuse : coca kola, birra, fanta…
Pasi u largu shitësi, mbizotroi një qetësi shumë e shkurt.
Erdhi tjetri : -Tahiri ma i mire dhe ma i liri.
Tjetri, pas tij : – Xhevahiri ma i mirë dhe ma i lirë se Tahiri😳
Tjetri : – Hajde birra Tirana se ka vdek Edi Rama…
Tjetri : – Gazeta ditore, fjalkryqe, revista…
Tjetri : – Petlla t’mira të buta të ëmbla, me dhe pa shiqer… fustana të hollë, të mirë, të lirë, me klimë😂😂
Tjetri : – Hajde bureka të nxetë i ka pregatit gruja …
Tjetri : – Hajde dardha, rrush, manaferra..
Tjetri : – A doni syze të diellit ?!
Tjetri : – Hajde, shtalba të zier, të pjekur, hajde sa si ka ble tjetri …
Tjetri me tupan … “Xhamadani vija-vija është Kosova është Shqipria …🇦🇱🇽🇰
Kështu shkonte tërë dita sikur të ishe në treg. Qetësia e kërkuar të shëndërrohet në makth…
Magjistarja « që sheh çka s’duket » !
Një grua në moshë erdhi dhe më tha : – Ama doren ta shikoj !
Jo faleminderit, i thash.
– Motra jeme po ta shoh burrin dhe kam me të kallxu diçka për të. Ama doren ta kqyri se punët keq i paske, pasha zotin motra jeme…
– Jo, jo faleminderit. Unë burrë nuk kam, ia ktheva ..
– Ehhh e kam dit moj motra jeme. Qata thash a don me të kallxu për një djalë që po të don ty ?!! Hajt hajt ami 500 lek dhe krejt po ta kallxoj pasha zotin.

1 thought on “Një ditë në plazhet e Adriatikut shqiptar”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top